Albin Kurti i përgjigjet Thaçit: Presidenti të mendojë për datë zgjedhjesh, s’mund të themelohet qeveri e re

29 Mars 2020, 16:32Politika TEMA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaron se Kushtetuta e Kosovës e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai ka anashkaluar  dy mundësitë që ofrohen në Kushtetutë për themelim të Qeverisë, por ka thënë se bazuar në praktikat e mëparshme duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbaheshin pasi të përfundojë koronavirusi.

Kurti i është drejtuar me një mesazh Presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë.

‘Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë’, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Statusi i plotë:

Konstitucionalizëm integral, jo voluntarizëm presidencial

Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Këtu, folja jokalimtare ‘mund’ nuk është ajo e një mundësie subjektive të zgjedhjes, por e lejes për të proceduar nga një autoritet. Nuk është e rastësishme që në verzionin në anglisht të Kushtetutës sonë, fjala ‘mund’ nuk është ‘can’ por ‘may’. Sëkëndejmi, neni 82.2 është dispozitë e lejimit dhe jo e përzgjedhjes.

Presidenti i Republikës së Kosovës, në vend se të hutohet me nenin 95 te Kapitulli VI i Kushtetutës (Qeveria e Republikës së Kosovës), duhet të fokusohet në nenin 82 te Kapitulli IV (Kuvendi i Republikës së Kosovës). Njëherazi, togfjalëshat e tij kundërkushtetues të deklaruar publikisht si “qeveri e re” apo “kritere mbizotëruese” nuk ndriçojnë rrugën përpara. Përkundrazi.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, nuk kemi garuar se kush do të bëhet kryetar komisioni parlamentar, shef grupi apo kryetar Kuvendi. Partitë kanë garuar me programe qeverisëse dhe me kandidatë për kryeministra. Kontrata legjitimuese me popullin është ndërprerë dhe duhet të rikthehemi tek ai. Porsa të mbarojë pandemia Covid-19 – të cilën duhet ta luftojmë të gjithë bashkë duke mbështetur dhe ndihmuar e jo duke penguar a sabotuar qeverinë në detyrë – ne duhet të zbresim te populli si burim sovraniteti, për zgjedhje të reja, të lira e demokratike.

Ka dallim thelbësor ndërmjet situatës kur kryeministri dorëhiqet nga posti i tij dhe asaj kur Kuvendi voton mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Në rastin e parë kemi mungesë vullneti ose aftësie të vetëdeklaruar nga kryeministri i cili largohet. Në rastin e dytë qeveria dhe kryeministri janë në detyrë, nuk ka vakuum deri në zgjedhjet e reja, andaj edhe stabiliteti e funksionimi shtetëror nuk cënohen. Pra, në rastin e dytë e që është ky yni tani, nevojitet Kuvend i ri për qeveri të re.

Kjo do të jetë hera e tretë e situatës së njëjtë në Kosovën e pavarur: kishim mocione të suksesshme të mosbesimit edhe në vitet 2010 e 2017, pas të cilave Presidenti shpërndante Kuvendin dhe shpalleshin zgjedhjet e parakohshme. Për më tepër, në vitin 2017 ishte po ky President që është tani, dhe, në atë kohë, ai nuk kishte dilemë se cila ishte rruga e duhur pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Kushtetutëdhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues.

Mocioni i mosbesimit i 25 marsit 2020 ishte i llojit destruktiv: synonte rrëzimin e qeverisë. Kaq. Nuk ishte mosbesim konstruktiv me ç’rast Kuvendit do t’i paraqitej njëkohësisht edhe një ofertë e re për qeveri të ardhshme. Vota PËR me 25 mars 2020 ishte asgjë më shumë sesa votë KUNDËR. Si e tillë ajo shkëputi lidhjen pushtet-popull. E vuri qeverinë në pyetje në mënyrën ku populli (dhe jo Kuvendi) jep përgjigje. Kuvendi e rrëzoi qeverinë në Kuvend. Qeveria në detyrë qeveris.

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë

12 komente në “Albin Kurti i përgjigjet Thaçit: Presidenti të mendojë për datë zgjedhjesh, s’mund të themelohet qeveri e re”

  1. Adeci says:

    Vazhdo të kruhesh Albin, kruhu.

  2. kasemi says:

    Sigurisht nuk ka se si te kete tjeter udheheqes per kosoven dhe kombin tone, pervec nje debili, injorant e fashisti si kurti. Eshte detyre imediate dhe me rendesi kombetare zgjidhja sa me shpejt e problemit te qeverisr dhe flakja ne koshin e plehrave te keti fashisti, sa me shpejt aq me mire.

  3. Lanabregesi says:

    Shtrydhe kushtetuten Albin,kusur mos ler,nuk leshohet kollaj karrikja e kryeministrit,kujdes se mos e bene si Lulushi yne,qe thoshte nuk i liroj bashkite mbas zgjedhjeve te 30 Qershorit,pastaj iku si dhi e zgjebosur.

  4. xhela says:

    Inoranca e Albin Kurtit e ka fut Kosoven ne kaos, ky doli gomar njelloj si Ramushi.

  5. Pa doreza says:

    Edhe njehere Albin Rrumpalla po deshmon se eshte kunder jetes se Shqiptareve. Edhe sikur Kushtetuta ta percaktoje cthote ai, koronavirusi eshte elementi i pare qe duhet marre ne konsiderate ne keto kohe mortje.
    Ecen Albini me vrull kunder Kosoves dhe askush nuk e ndal dot kete kal te terbuar.
    Po mir or Albin. A e di ti se ne tere boten jane ndaluar grumbullimet. Si do besh fushate ti? Si do besh mbledhje te popullit apo mitingje te tipit “do i qime nenen Amerikes”? As me shume dhe as me pak ti kerkon te besh ate qe nuk beri dot Milloshevici. Ti kerkon, as me shume dhe as me pak shfarrosjen e shqiptareve nga Ballkani. a eshte kjo urrejtja jote apo urdher nga padrinot, nuk ka rendesi.
    Ky skenar eshte vazhdim I skenarit tend te “vetevrasjes” se qeverise. Duke veterrezuar qeverine ti krijove premisen ta lesh popullin e Kosoves ne “pike te hallit”. Veterrezimi i qeverise, ne kohen e virusit eshte tradhetia me e madhe qe i behet popullit shqiptar.
    Ti or tip i dyshimte, i dale nga burgjet serbe, vazhdon rrugen tende te “patriotit” anarshist.
    Kosova me shume se kure ka nevoje per nje zgjidhje “kalimtare” dhe te perkoheshme, deri sa te stabilzohet situate e virusit. Mbas kesaj ti or kodosh mund te na sheses perralla per kompllotet amerikano-thaciste kunder Kosoves.
    Haron ti se populli nuk eshte naiv. Thaci e tregoi vehten ne Rrambuje qe duke te kundershtua ty, i dha lirine Kosoves. Edhe sot ti prap me forcat me te errta te histories shqiptare. Jo vetem qe je rreshtuar ne krah te Vuciqit, por kerkon shfarrosjen fizike te shqiptareve.
    Kur ti or derimen na ofroje heqjen e taksave ngadale e ngadale, pse sot kerkon zgjedhje me vrull dhe te jashtezakonshme ne kohen e “mortjes”?
    Per ke punon ti?

  6. Tironsi says:

    Vallahi dhe une te ishja kryeminister nuk luja vendit pa ardhur policia,nuk eshte keq te qeverisesh me 25% te votave,keshtu donte te bente dhe Saliu ne 1997 ku fitoj 27% dhe nuk donte te largohej,po iku me bisht ne shale.Bisedoje njehere me Saliun,cfare do te keshilloj ai!

  7. Pirdhu Albin says:

    Abin kruhu der sa gjak te qesesh,por mos harro se dhimbjen do ta ndjesh ti ne bythen tende.Kurve njeri,me USA ?? mos u kruj.

  8. Gëzimi says:

    Rraseni ket mut muti ne burg more. Ta beje shurren.shtrenjt muti i mutit atje.
    Mos t’shkoje menja more çen se po e man peng kosoven bëtha jote e permutme. Yyyyyyyy ta qisha kurven

  9. USA says:

    Pregatit grupin e zjarrit Albin,kush nuk zbaton nenin 82.2 (kush i pjerdh nenet e tjera) perdor metodat e hurit,qe vv-eja e ka zanat.

  10. Baliu says:

    Hajni i farmerkave qe e kekron Haga te formoj qeveri klandestine per ta quar ne vend marrveshjen e fsheht me Vuqiqin per ndarjen e Kosoves. Le te “pastrohet” njeher ne Hage.

    1. Star says:

      Po a e din ti me emrin Pa doreza se virusi ne Kosove ishte edhe ne kohen qe Isa karakurva inicoi shkarkimin e qeverise. Edhe athere ishte e ndaluar qe te kete grumbullime njerezish, dhe kuvendi i kosoves u mblodh ne kundershtim me keshillat e mjekeve. Atehere pse duhet te jete pengese korona virusi tashti. Kerkohet qe zgjedhjet te behen kur te kete kaluar semundja,dhe qeveria e shkarkuar te punoje si qeveri ne detyre. Kerkohet gjykim i drejte dhe jo sipas interesave te kriminelave dhe hajduteve te politikes kosovare. Tashti po e kuptojne se ne cfare rremuje e kane cuar hapesiren kosovare keto kerma,por e kishin me ngut kete detyre nga Beogradi,nga ato qe paguajne per keto sherbime.

      1. Pa doreza says:

        @Star:
        Kush po mbron Hisen ketu?
        Me plasi bytha per Hisen dhe per Kurtin. Une po te them qe rrezimi i qeverise eshte vepra armiqesore e perpunuar ne zyrat serbe. Eshte baraz me nje bombe atomike qe hidhet ne Kosove, per te cfarrosur shqiptaret. Ate qe nuk beri dot Sebi e beri Kurti.
        Kurti si Kryemnister mban pergjegjesi direkte per situaten e krijuar. Ai qellimisht acaroi marredheniet me Shqiperine, Ameriken dhe me Isen. Ai me qellim vertitej si pordha neper breke per taksen dhe me qellim genjente si Amerikanet ashtu dhe evropianet. Qellimi i tij ishte se kish marre urdher nga UDBA, per te rrezuar qeverine do-mosdo.
        Ketu ai u ndihmua edhe nga spiune te tjere te inflirtruar ne politiken Kosovare. Fakti qe shumica e hengri karremin e Kurtit, tregon jo vetem nivelin e ulet te politikes kosovare por edhe perqindjen e madhe te spiuneve te udbes ne politiken Serbe.
        Po te me kish pyetur mua Isa, une do i thoshja qe, qeveria mos te rrezohej ne parlament. Po te kish ndodhur kjo, une jam I sigurte se Kurti do kish dhene doreheqje, sepse urdheri ishte qe Kosova te behet rrumpalle. Ketu I dashur Star nuk ka llogjike. Ketu vepron urdheri dhe platform e bere diku gjetke. Nuk eshte faji im qe ti barrazon Isen me Kurtin. Kushedi edhe mund te kene bashkevepruar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje