Albin Kurti mbledhje me partinë dhe i kërkon të bëhen gati për votime: Kemi një mbështetje të madhe popullore dhe jemi në rritje, zgjedhjet janë afër dhe nuk duhet të ketë qeveri të unitetit

29 Mars 2020, 20:16Rajoni TEMA

Albin Kurti ka mbledhur lëvizjen Vetëvendosje dhe i ka kërkuar të bëhen gati për zgjedhje të reja.

Ai thotë se nuk duhet të ketë qeveri të “unitetit” tani që situata nga koronavirusi paraqitet e vështirë. 

Lëvizja “Vetëvendosje” ka përcjellë disa nga detajet e mbledhjes: 

“Organizatë në rritje, mbështetje e madhe popullore, tejkalim i sfidave

Sot u mbajt mbledhja e Qendrave të organizatës sonë, në të cilën mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti.

Në këtë mbledhje të drejtuar nga Vlora Haxhimehmedi, Kryetari Kurti njoftoi përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes me vendimet që ka marrë qeveria për ta luftuar koronavirusin dhe për masat e ndërmarra dhe ato që parashihen të ndermirën për të ndihmuar bizneset, punëtorët dhe ata që kanë më së shumti nevojë. Kryetari po ashtu foli edhe për shkarkimet e bordeve dhe zyrtarëve institucional që janë bërë muajt e kaluar, për mocionin e votëbesimit javës që shkoi, dhe për hapat e ardhshëm që ne si organizatë e si struktura duhet t’i ndërmarrim si në aspektin shoqërorë të kujdesit e solidaritetit gjatë konfrontimit të pandemisë ashtu edhe në aspektin politik të situatës së krijuar pas mocionit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon mbështetjen më të madhe që e ka pasur ndonjëherë. Në adresat e saja kanë mbërritur kërkesa e interesime si dhe janë bërë anëtarësime ‘online’ si asnjëherë më parë. Qytetarët e vetizoluar nga virusi COVID-19 po vazhdojnë të jenë aktiv. Nuk ka sfidë më të rëndësishme se fitorja përballë këtij virusi, punë për të cilën u përgëzua Kryeministri nga e gjithë organizata jonë. 

Pas kësaj përballje do të bëhemi gati për zgjedhje. Vota e deputetëve me 25 mars kundër Qeverisë në Kuvendin e Republikës është votë që na drejton drejt kutive të votimit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të paevitueshme. Orvatjet e Presidentit për të bërë Qeveri të “unitetit” janë të rrezikshme sepse e shkelin Kushtetutën, gjegjësisht nenin 82 pikën 2 të saj.

Prandaj, meqenëse zgjedhjet janë afër është detyrë e secilit prej nesh të punoj që të rritet organizata jonë. Legjitimiteti buron nga zgjedhjet. Zgjedhjet e fundit i ka fituar Lëvizja jonë e jo partitë e tjera. Nuk mund e nuk do ta lejojmë të vidhet vota për ndryshim. Deri atëherë, kujdes të shtuar e qëndrim të mbarë nëpër shtëpi”, nënvizoi Kurti. (TemA)

18 komente në “Albin Kurti mbledhje me partinë dhe i kërkon të bëhen gati për votime: Kemi një mbështetje të madhe popullore dhe jemi në rritje, zgjedhjet janë afër dhe nuk duhet të ketë qeveri të unitetit”

  1. Ndroqi says:

    Beni gati grupet militare,mbroni nenin 82.2,nenet e tjera i pshurrni,prandaj quheni vetevendoses,pra vet Ali,dhe vet Kadi.

    1. ca po thua says:

      Sipas teje duhet te vendosin te tjeret per Kosoven, shqiptaret duhet te rrine te bejne sehir?

  2. Kujtimi pd says:

    Nga doli ky islamo- bolshevik ky malazez qe bene patriotin dhe ne shtepi vajzes dhe gruas i flet anglishte ky eshte me i rrezikshem se corona virusi

  3. Baliu says:

    Albin Kurti = Nderi i Kombit

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Cilit Komb mer jahu???! Ne te Shqiperise skemi nevoje per keto lloj nderesh. Si ky kemi ne shumice.

    2. Pa doreza says:

      @Baliu:
      Nuk ka me rraksionar se Kurti.
      Thashethemet thone qe kur u fut ne burg te serbit, beri marreveshje me serbin per ti sherbyer udbes. Qe nga ajo dite ai eshte njeriu me mission ne Kosove. Tere veprimtaria e tij tregon se ai punon per Serbin. Qe ne kohen e Rrambujese, Kurti kishte detyre te sabotonte bisedimet me serbin, por qe nuk ja arriti dot. Largapamesia e Thacit beri qe Seria te sulmohej dhe Kosova fitoi lirine. Po te ishte per Kurtin ne akoma do ishim nen Serbin dhe Kurti do ish martuar me serbe dhe jo me iranianen, sepse ne platformen e serbit shqiptaret komandohen nga shqiptaret spiune dhendure te serbit. Meqe Kosova fitoi lirine, Serbi i tha te martohet me nje Iraniane dhe te hiqet si islamist, per te bere per vehte islamistet e Kosoves, sic je dhe ti Baliu. Me siguri edhe ti do kesh ngrene ndonje hallve te prishur serbe diku ne halete e Beogradit, qe barrazon Kurtin me nderin e kombit shqiptar. Ne thelb ti jo vetem ofendon shqiptaret e Kosoves por provokon edhe shqiptaret e Shqiperise. Per mua Kurti eshte fenda e qelbur serbe ne mjediset shqiptare.
      Kurti eshte Haxhi Qamil i Kosoves ne tere veprimtarine praktike, per ta bere Kosoven rrumpalle. I vetmi ndryshim me Haxhiun eshte se Haxhiu luftonte per interest turke ndersa Kurti per interest Serbe….

  4. koci says:

    Hipokrizia këtij i bën muuuu në ballë.
    Llafet e sheqerosura me patriotizëm nuk e zhbëjnë dot të vërtetën që USA i dha lirinë Kosovës, Thaçi firmosi pavarësinë e uçk i vuri gjoksin luftës.
    Të prishësh raportet e Kosovës me Amarikën sot është më shumë se papërgjeshmëri. Ky s’ka asnjë kontribut për Kosovën veç ka dhunuar institucionet duke bërë patriotin me fjjalime.
    Të tjerat janë llafe në erë

    1. ec aty says:

      Nuk te pyet kush “si ke qene” por “si je”! A kupton?
      SHBA i dha lirine Kosoves, Thaci dhe UCK luftuan dhe firmosen pavaresine, por kjo eshte ne KOHEN E SHKUAR! Po sot?
      Klasa politike ne Kosove akuzohet gjeresisht per korrupsion. Politika e SHBA-se eshte terhiqe e mos e keput! A kupton!?
      Duhet patjeter nje rinovim dhe nje nxitje per ndryshim. Perndryshe u qelb uji i ndenjur. A KUPTON?

      1. hiq e terhiq says:

        @ec aty
        Ti qe “kupton” gjithcka, flet per rinovim dhe nje nxitje per ndryshime, por ke frike te thuash se cmendon ti per rinovim. Nga ajo qe thua pak me lart per politiken amerikane “terhiq e mos e lesho”, kuptohet qe ti je kunder Amerikes. Per mendimin tim gjithe ata qe kerkojne ndryshime ne politiken ndaj Amerikes jane spiune te serbit.

        1. ec aty says:

          Ti je nje rrot cari e asgje tjeter! U be bytha jote mor karagjoz te japesh “certifikata vertetesie” se kush eshte e kush nuk eshte proamerikan. Po Eliot Engel qe kerkon ndryshim te politikes amerikane per Kosoven, cfare eshte? Spiun serb!? GOMAR! O koktrash, leri punet qe nuk te takojne, por behu thjesht i llogjikshem dhe KUPTO!
          – Nje qeveri antikorrupsion eshte e nevojshme padiskutueshmerisht ne Kosove!
          – Nje qeveri e dinjitetshme, qe kerkon shume e me shume (qe te marre sa me shume) nga politika amerikane per Kosoven eshte mese e nevojshme!
          Kuptooooooooooon!?

        2. i relaksuar says:

          … lere se e kepute Koci ?

  5. Ani says:

    Albin Kurti largohu sa me pare. Ti je nje kryeminister deshtak, arrogant dhe genjeshtar.
    Si paske popullin ti me vete kur 82 deputete te rrezuan .Ky eshte populli, keta jane perfaqesuesit e popullit.
    He si te duket vetja para Edi Rames eeeeeee dole dhe beje si cub ai te tha ngavadh ngavash Kurto e ke marre shume perpjete e ka dardha bishtin mbrapa.
    Ja ku je as 100 dite nuk i mbushe.
    U poshterove, u disketitove largohu ske rruge tjeter.

  6. Bekim Peja says:

    ec aty, a kupton thua çdo fjali ? ne te tjerët kuptojmë shumë mir POR KET SHPREHJEN A KUPTON duhet ti thuash vetes sa të ngrihesh nga shtrati SEPSE TI NUK KUPTON!
    Pa përkrahjen e Amerikës as nuk do kishte Kosovë të pavarur as nuk do ket në të ardhmen, fjalët e Amerikës duhet të jen ligj.
    Pra për Amerikën Kosova është,, Toka e xane” dhe shpresojmë që te mbetet ashtu edhe në të ardhmen nëse kemi fat.

    1. ec aty says:

      Edhe femija qe ti jape nena te pije, duhet te qaje!
      A KUPTON!?

  7. Drilon says:

    Pirdh pirdh dhe ky muhabeti i VV.
    Tani o te dalin hapur po kane bythe e te thone qe Amerika po e dhjet Kosoven (nese kane fakte), ose fuck off miku se po dukesh njesoj si likja ne Shqiperi. Dridhe like beje trike! A e njeh liken, e ke pare cfare kurve eshte e cfare ben vetem qe te mos ja kapin ca ka vjedhur? Aty po shkon dhe ti me kete sjellje vari karin.
    Po del si dhi e zgjebosur keshtu, kokerr vote ske per te marre, leri keto denglat kemi kaq e kemi aq se s’ti beson njeri.

  8. Qinami says:

    Per ata qe deklarojne se AL- bini eshte burrei ndershem! edhe une jam burre shume i ndershem si shumica e njerezve qe nuk ju dha mundesija te vjedhin. Shembull eshte Ramushi qe kishte vetem nje pale te mbathura (laj-thaj) kur doli nga lufta dhe tani eshte milioner. Dhe shume e shume shembuj te tjere andej e ketej kufirit qe nuk ja vlen ti permend se i dine te gjithe……..
    Veç nje gje ta dije AL-bini dhe kushdo tjeter andej e ketej kufirit:
    Me miqesine per SHBA askush nuk mund te luaje ne emer te popullit Shqiptar: Shqiptaret nuk urejne dhe desherojne maredhenje te mira me te gjithe kombet, keto edhe me luhatje ne periudha te ndryshme por nje gje eshte provuar nga historija: kurdohere kane qene SHBA qe kane shpetuar kombin Shqiptar kur diskutohej ekzistenca, dhe kjo eshte e palekundur pamvaresisht kush hipen dhe zbret ne fronin e Shqiptareve dhe kush president zgjidhet ne SHBA. Kunder kane dale vetem individe qe urejtjen e popullit ndaj tyre ja veshin kete Amerikes, kete ka bere Enveri ne kohen e tij, Berishajt ne kohen e tyre dhe ja tani AL-binit ne Kosove. Por njerezit nuk jane budallejn dhe fale Zotit qe na dha nje mik te tille te fuqishem. Kushdo qe ka ndonje dert me SHBA le te dale me emrin e tij personal dhe jo ne emer te Shqiptareve. ( megjithe se per emra te ketyre personave Amerika nuk e rruan fare).

    1. ec aty says:

      Ore Qiqi, as te shkruash nuk di, por je mendimtar i madh ?
      -Amerika nuk do askend pervec VETVETES. Kush nuk e kupton kete eshte IDIOT! Amerika ka interesat e saj dhe ne baze te ketyre interesave ajo “do apo nuk do” dike. Fatmiresisht sot per sot interesat amerikane perputhen deri diku me ato shqiptare, prandaj Amerika “na do”. Nese interesat e saj ndryshojne, atehere ajo mund te “doje” dike tjeter.
      -Historia (jo historija) eshte shume me relative se ato qe thua ti. SHBA nuk kane luajtur ndonje rol vendimtar ne ekzistencen e Shqiperise (sic ka luajtur Austria – edhe keta per interesa te tyre). Gjesti fisnik i Presidentit Willson ne 1919-n (president ne vitet 1913-1921) eshte bere ne nje kohe kur SHBA nuk ishte fare Fuqi Boterore (ishte nje shtojce e politikes angleze) dhe as mund te percaktonte vendimmarrjen e Fuqive Boterore. Eshte nje gjest qe eshte vleresuar dhe do vleresohet gjithmone nga shqiptaret, pasi ndikoi pozitivisht ne opinionin publik boteror ne favor te shqiptareve atehere. Por kaq, te mos e hiperbolizojme. Ne fakt gjesti i Rusise Sovjetike dhe i Leninit, ne demaskimin e Traktatit te Fshehte te Londres ne 1917, eshte shume here me i rendesishem dhe mbi te gjitha per vendimmarjen e Fuqive te Medha (Rusia ishte njera prej tyre), qe percaktoi me te vertete ekzistencen e Shqiperise (perndryshe sot kufiri Serbi – Greqi do ishte ne lumin Shkumbin).
      – SHBA u bene fuqi boterore pas Luftes se II-te Boterore, pas 1945. Qasja e politikes amerikane ndaj Shqiperise nuk ka qene edhe aq proshqiptare, qe te mos themi se historia tregon se amerikanet u treguan antishqiptare. Dihet shume mire se pas Luftes, politika amerikane (bashke me ate angleze) ishte ne mbeshtetje te pretendimeve greke dhe per cenimin e teresise territoriale te shtetit shqiptar. Kush ben sikur “nuk e mban mend” eshte maskara! Justifikimi i te ashtuquajturve “proamerikane” sot, eshte se amerikanet ishin kunder Shqiperise per arsye politike, meqe ne pushtet ne Shqiperi erdhen komunistet!!! E cfare pastaj se erdhen komunistet? Per kete arsye amerikanet ishin gati ti falnin Greqise gjysmen e Shqiperise!? Ou, pse ca u be ketu!!! Dihet shume mire se forcat partizane shqiptare i ndaluan forcat anglo-amerikane qe moren pjese ne clirimin e Sarandes, qe te futeshin ne thellesi te territorit shqiptar dhe duke kaluar nga lugina e Vjoses te dilnin drejt Korces, duke krijuar nje zone ndarjeje territoriale de facto te Shqiperise, politike kjo ne favor te synimeve greke. Kjo tentative dhe ajo tjetra (incidenti i kanalit te Korfuzit) u kundershtuan haptazi dhe me force nga shteti shqiptar (i drejtuar nga komunistet). Pra amerikanet shihnin interesin e tyre, jo te Shqiperise dmth. Perseri interesant eshte fakti historik, se ishte Rusia Sovjetike qe u ndodh ne mbeshtetje te Shqiperise dhe teresise se saj territoriale, ne pranimin e saj ne OKB dhe ne njohjen e qeverise shqiptare (edhe kjo per arsyet e veta politike, pasi ne pushtet ishin komunistet). Pra menjehere pas Luftes, nese amerikanet u treguan antishqiptare, ruset u treguan proshqiptare! E cuditshme, por e vertete pa piken e dyshimit! Edhe SHBA edhe Rusia i mbajten keto qendrime per arsye te interesave te tyre, as njera e as tjetra per arsye sepse “na donin apo s’na donin”.
      – Gjate Luftes se ftohte (1945-1990) amerikanet kane mbajtur nje qendrim haptas progrek dhe pas 1948-s edhe projugosllav, gjithmone ne favor te interesave te tyre amerikane. Pra nuk e kane vrare mendjen fare per interesat shqiptare. Ideja e pergjithsme eshte se kjo sjellje ishte pasoje e politikes amerikane per shkakt se ne pushtet ishin komunistet ne Shqiperi. E c’a pastaj se ishin komunistet!? Po pas 1968-s kur Shqiperia u largua nga Rusia sovjetike? Po pas 1978-s kur Shqiperia u largua nga Kina? Askund nuk pame proshqiptarizem ne politiken amerikane, ata vazhduan te ishin pro-grekojugosllave! Kesaj i shtohet fakti tjeter se pas 1968-s edhe Rusia Sovjetike ndryshoi politike dhe u be pro- grekojugosllave! Pra nuk e rruajti as SHBA as Rusia per interesat shqiptare, sepse secila kishte interesat e saj strategjike.
      – Pas 1990-s amerikanet vleresuan se interesat strategjike amerikane ne rajonin e Ballkanit ishin me te aferta me shqiptaret. Ky ndryshim i orientimit te politikes amerikane, ishte fat dhe mundesi e mire per shqiptaret. Menjehere shqiptaret gjeten fije lidhese dhe glorifikuan politiken proshqiptare te amerikane dhe ne drite doli Presidenti Willson, nderkohe qe “u harruan” vitet 1945 apo 1968 e me tej. Ky orientim amerikan, ishte nje fat i madh historik per ne shqiptaret qe te realizonim interesat tona politiko-historike. Gjetem nje aleat te madh dhe te fuqishem, faktikisht fuqine me te madhe boterore, interesat e te cilit perafroheshin me ato tonat. U mbeshtetem fort dhe fituam ne 1999. Nderkohe pas 1990-s Rusia (jo sovjetike tashme) e forcoi orientimin e saj antishqiptar dhe pro-serbogrek.
      – Historia pra tregon se politika e Fuqive te Medha, Amerika ne kete rast, nuk ka qene njesoj dhe ka qene shume relative gjate historise. Nga proshqiptare ne 1919, amerikanet u bene antishqiptare ne 1945 – 1990 dhe pastaj perseri proshqiptare ne 1999- deri sot. Te njejten gje mund te themi per Rusine, e cila deri ne 1917 ishte dukshem antishqiptare, pastaj u be proshqiptare ne 1917, 1945 deri ne 1968. Pastaj u be perseri antishqiptare deri sot. Kjo tregon as me pak e as me shume se secili shikon interesat e veta strategjike! Ne shqiptaret te shpresojme se interesat amerikane do vazhdojne te jene ne perafersi me interesat tona (aq me teper qe interesat ruse jane te lidhura me ato serbe). Por kjo nuk duhet te na beje budallenj “te dashuruar”, por te kapshem dhe racionale qe te perparojme interesat tona. Duhet perfituar nga koha dhe rrethanat. Qe te arrish dicka duhet ta kerkosh,qe te arrish sa me shume duket te kerkosh sa me shume. Por qe te kerkosh duhet te jesh “grindavec” e jo qaf ulur!!!

  9. xhela says:

    Mjere Kosova per kete politike te ndyre qe ka. Menduan se shpetuan nga gomari Ramush por dhe Albini doli karabush, Mustafa dihet hajdut…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje