Autoritet Italiane: Pse statistikat sot janë një lajm i mirë

29 Mars 2020, 19:01Bota TEMA

Italia ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit sa u përket të prekurve dhe viktimave në vend për shkak të Koronavirusit.

Prej disa ditësh numri i të infektuarve të rinj nuk ka qenë shumë i lartë, ku statistikat flasin për 3800 deri në 4000 raste të reja në ditë.

Numri i vdekjeve ka qenë relativisht i lartë, por kjo nuk lidhet me lajmin e mirë për rastet pasi nuk duhet të harrojnë se janë 3906 persona që janë në gjendje kritike, pra vdekja e një pjese të madhe është e pritshme.

Autoritet Italiane u shprehën sot se janë në kulmin e epidemisë dhe nuk ka parashikime për rritje, pra në ditët në vijimi pritet që kurba të ulet.

Numri total i vdekjeve deri më tani është 10779 dhe raste aktive janë 73880.

1 komente në “Autoritet Italiane: Pse statistikat sot janë një lajm i mirë”

  1. Shifra reale says:

    Rastet e reja ne Itali ishin 5200 me shume se dje. Kjo eshte shifra reale e jo aritmetika e koklavitur e autoriteteve italiane qe zbresin nga ky numer te vdekurit. Nuk ka asnje lajm te mire perballe ketij numri dhe mbi 700 te vdekurve ne nje dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje