Kaosi në pazar: Policia në Afrikën e Jugut qëllon me plumba gome turmën e blerësve gjatë izolimit

29 Mars 2020, 19:49Bota TEMA

Forcat policore dhe ato ushtarake në Afrikë të Jugut kanë përdorur plumba gome për të imponuar izolimin pasi qindra blerës u mblodhën jashtë një supermarketi në Johannesburg.

Incidenti ndodhi të shtunën, ditën e dytë të izolimit 21-ditor të urdhëruar javën e kaluar nga presidenti Cyril Ramaphosa si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton “The Guardian”.

Afrika e Jugut ka regjistruar mbi 1,100 raste me Covid-19, një ngritje kjo e shpejtë ditëve të fundit. Deri më tani, besohet se vetëm një vdekje mund t’i atribuohet virusit.

Numri total i rasteve me koronavirus në Afrikë të Jugut është më i larti në kontinent.

Ndonëse masat e reja janë respektuar në masë të madhe në Afrikë të Jugut, policë dhe ushtarë kanë ndërmarrë një qasje muskuloze ndaj qytetarëve që s’i respektojnë ato.

Në incidentin e së shtunës, rreth 200-300 persona ishin mbledhur në një hapësirë të ngushtë pranë një dyqani të famshëm.

“Këta janë njerëz që s’kanë vullnet të mirë, njerëz që po bëjnë krejtësisht të kundërtën e asaj që u kemi thënë të bëjnë”, ka thënë Bheki Cele, ministër i Policisë.

“Tani po rrimë në shtëpi. Më parë dilnim në dyqane, por ushtarët po i rrahin njerëzit dhe kështu të gjithë tani po rrinë nëpër shtëpitë e tyre”, ka thënë Emily Ndemande, banore që jeton në Alexandra.

1 komente në “Kaosi në pazar: Policia në Afrikën e Jugut qëllon me plumba gome turmën e blerësve gjatë izolimit”

  1. Dani says:

    Kaos në pazar?Një fjalë nga perëndimi tjetra nga lindja ,kush i kupton gazetarët tanë?!Shkruani shqip o rrota se na e shpifët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje