Mjekë e infermierë shqiptarë në Itali, Spiropali i përgjigjet sulmeve: Pyka të tillë historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur

29 Mars 2020, 16:39Politika TEMA

Mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar kundër Covid-19, ka zënë sot faqet kryesore të mediave përtej Adriatikut dhe ka shkaktuar një reagim entuziast në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale duke e komentuar pasqyrimin e gjerë në Itali të këtij gjesti, thotë se “ne nuk harrojmë, do t’ju gjendemi miqve tanë sot në këtë ditë të zezë, dhe kurdoherë që fati do të na sfidojë”.

Ndërsa ka dhe një përgjigje për kritikët: “Ka pasur gjithmonë Shqipëria pyka të tilla që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur”.

Postimi i plote i Spiropalit:

Mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar kundër Covid-19, ka zënë sot faqet kryesore të mediave përtej Adriatikut dhe ka shkaktuar një reagim entuziast në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane.

Conte dhe Di Maio kanë përcjellë fjalën e Kryeministrit Rama, dhjetra politikanë, kryetarë bashkish e autoritete të tjera, i jane bashkuar falenderimit, mjekë, gazetarë, mijëra italianë të zakonshëm që i ka zënë hall i madh në luftën me armikun e pabesë, kanë shprehur mirënjohjen e tyre me fjalë nga më të zgjedhurat.

Ky akt i autoriteve shqiptare dhe ky gjest human i mjekëve tanë, na përbashkon, shqiptarë dhe italianë, në një ndjenjë mallëngjyese solidariteti mes dy vendeve dhe dy popujve që ndajnë shumë histori nga më të dhimbshmet. Italianët na janë gjendur si askush tjetër në kohët më të vështira, kur shqiptarët kërkonin strehë larg pushtimit, poshtërimit apo varfërisë, por edhe sot kur duam t’i bashkohemi institucionalisht Evropës së bashkuar.

Ne nuk harrojmë, do t’ju gjendemi miqve tanë sot në këtë ditë të zezë, dhe kurdoherë që fati do të na sfidojë.

Në kontrast me këtë shpërthim reagimesh humane andej, capak faqezinj këtej, po sulmojnë ideatorin, kryeministrin, qeverinë, dhe këtë vendim që i ka dhënë krenari shqiptarëve kudo ku ndodhen. S’ka problem. Ka patur gjithmonë Shqipëria pyka të tilla që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur.

Krenare për Shqipërinë !

10 komente në “Mjekë e infermierë shqiptarë në Itali, Spiropali i përgjigjet sulmeve: Pyka të tillë historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur”

  1. DPD says:

    Fole edhe ti moj hajdute doganash???!!!! Rama po humbet pike duke perkrahur llum si ty dhe tigri ahmetaj.

  2. 12 vjecari i pafajshëm says:

    Po ne njerëzit e thjeshtë do të na flakë historia
    apo duhet që të bëhemi deputetë që të mos na flakë??!

  3. 12 vjecari i pafajshëm.. says:

    Po ne njerëzit e thjeshtë do të na flakë historia
    apo duhet që të bëhemi deputetë që të mos na flakë??!

  4. vjola says:

    Te lumte Elisa , pa le te lehin qente edhe kur zduhet .

  5. Ola says:

    Ju komentuesit e mesiperm beni mire te lexoni shkrimin e mjekes shqiptare ne Itali Kozeta Proko dhe mesiguri do ta ndjeni veten ngushte qe merri me cingerima ne funksion te politikes.

  6. pilafi says:

    Bravo zonja Spiropali.
    Mallkum te tan ata qe sot po dun me e sulmue zoti Rama!
    Rrnofte Shqipnia
    Rrnofte Italia!
    Posht te tan te klonumit e sal ram shiqere birisha dhe ilir florinit.
    Rrnofte Gomsiqa!

  7. Bravo Spiropali says:

    Bravo Elisa.Nje verejtje kam per ty.Mos lobo me per cuna te keqinj dhe hajduter makute si ai qe bere shef te dogana e Vlores se humbet pike dhe lakohesh per keq.

  8. Pyka says:

    Bën mirë të mos flisje….

    1. Puka ;
      qeka prek heeeej !

      Pyke , mendoje ti se ishe i vetmi ne ate shpell ?
      sa naiv paske qen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje