Lidershipi i luftës kundër koronavirusiit të ri është në duart e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH. Njofton numrin e të infektuarve, e të vdekurve dhe të të shëruarve, informon lidhur me përhaapjen e sëmundjes dhe koordinon masat për ta frenuar. Cila është kjo organizatë? Kush e ka themeluar? Si e ka kryer misionin e saj deri më tanii? Kush e financon?
Ja një sintezë e fakteve më të rëndësishme:
OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) është themeluar në vitin 1948 si agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara. Selia qendrore e saj ndodhet në Gjenevë dhe aktualisht numëron 194 shtete anëtare. Nga viti 2017 drejtohet nga ish ministri i Shëndetësisë dhe i Jashtëm etiopian, Doktor Tedros Ghebreyesus.
Mandati zyrtar i OBSH-së është: “Të arrijë standardin më të lartë të arritshëm për të gjithë popujt”. Ka të drejtën që të vendosë standarde të njohura në nivel ndërkombëtar për trajtimin e sëmundjeve, menaxhimin e toksinave mjedisore dhe mbrojtjen kundër rreziqeve bërthamore. Veç kësaj, furnizon me asistencë teknike vendet që kanë nevojë dhe mbështet e koordinon reagimet ndërkombëttare ndaj emergjencave shëndetësore.
Dy burimet e financimit të OBSH-së
Aktualisht, OBSH-ja ka një buxhet prej rreth 4.4 miliard dollarësh dhe ka dy burime kryesore të ardhurash. Në radhë të parë, kontributet fikse e derdhura nga qeveritë e shteteve anëtare, që bazohen mbi numrin e popullsisë dhe mbi nivelin e PBB-së së tyre. I dyti përbëhet nga kontributet vullnetare e shteteve anëtare, fondaacioneve, kompanive dhe privatëve. Kontributet fikse përdoren për të mbuluar shpenzimet e përgjithshme dhe aktivitetet e programit. Kontributet vullnetare caktohen nga donatorët për aktivitete specifike dhe alokohen.
Në tri dekadat e para e ekzistencës së ssaj, OBSH-ja ka qenë e financuar kryesisht nga kontributet fikse e shteteve anëtare, i të cilave Shtetet e Bashkuara janë donatori kryesor. Me derregullimin global dhe influencën në rritje të neoliberizmit, në mesin e viteve ’70 ka filluar një valë privatizimesh që nuk ka ndaluar tek OBSH-ja. Kuota e fondeve private në bilancin e saj është rritur në mënyrë konstante në dekadat e mëpasme.
Në vitin 1993, Shtetet e Bashkuara kanë mëshuar për ngrirjen e kontributeve të detyrueshme. Në vitin 2017, Presidenti amerikan Trump ka urdhëruar një shkurtim me pothuajse gjysmën e kuotës amerikane. Sot, më pak se 20% e buxhetit të OBSH-së vjen nga qeveritë e venndeve anëtare. Mbi 80% përbëhet nga kontribute vullnetare dhe në pjesën më të madhe të dhëna nga donatorë qeveritarë apo provatë, kryesisht fondacione dhe kompani farmaceutike.
Rëndësia e interesave ekonomike private
Pak më shumë se 14% ë buxhetit total vjen aktualisht nga Bill and Melinda Gates Foundation. Ka qenë donatori më i madh private për vite me radhë dhe i ka dhuruar 2.5 miliard dollarë OBSH-së nga fillimi i mijëvjeçarit. Vetëm në
vitet 2016 e 2017, sasia vjetore ka qenë prej 629 milion dollarësh, në pjesën më të madhe të destinuara për fushatat e vaksinimit. Fondacioni Gates i ka dhuruar një total prej 1.6 miliard dollarësh OBSH-së për të kontribuar në luftimin e poliomielitit. Kjo luftë thuajse e ka zhdukur sëmundjen e frikshme në të gjithë botën. Njëkohësisht, e ka sjellë fitime shumë të larta kompanive të ndryshme farmaceutike, përfaqësuesit e të cilave ulen në këshillin administrativ e Fondacionit Gates, dhe ka shkaktuar një rritje të fortë të çmimet e aksioneve të tyre. Prej kësaj, nga ana e tij, ka përfituar edhe Fondacioni Gates, i cili ka blloqe aksionesh në kompanitë farmaceutike GlaxoSmithKline, Novartis, Roche, Sanofi, Gilead dhe Pfizer, midis të tjerave.
Fondacioni Gates thekson se i shërben shëndetit global. Nuk sheh asnjë kontradiktë në mbajtjen e blloqeve të aksioneve në kmpani petrolifere apo të tilla si Coca-Cola, Pepsi-Cola, Nestlé ose kompanitë e alkoolikëve Anheuser-Busch dhe Pernod. OBSH-ja mohon se i ka duart e lidhura për shkak të varësisë financiare të saj nga Fondacioni Gates kur bëhet fjalë për të vepruar kundër aktivitetevve të dëmshme të industrisë petrolifere apo të industrisë së pijeve të ëmbla dhe të atyre alkoolike. Rreth 4 vite më parë, në gjirin e OBSH-së është verfikuar një ndryshim vendimtar strukturor në favor të sektorit privat. Deri atëhere, vetëm organizatat jofitimprurëse mund të merrnin pjesë në punimet dhe në task forcat e OBSH-së, ku edhe merren vendimet më të rëndësishme të organizatës. Në vijim të një vendimi të Asamblesë së Përgjithshme të OBSH-së të majit 2016, edhe kompanitë tregtare mund të ushtrojnë tani një influencë të drejtpërdrejtë mbi vendimet strategjike e këtyre organeve.
Gripi i shpendëve dhe gripi i derrit
Detyra ndoshta më e rëndësishme e OBSH-ssë është ajo e ndërhyrjes në pandemi dhe koordinimi i përpjekjeve globale për t’i frenuar ato. Pandemitë gripale janë më të rëndomtat. Midis tyre, gripi i shpendëve i vitit 2005 dhe gripi i derrit i periudhës 2009 – 2010. Gjatëë epidemisë së gripit të shpendëve Drejtori i OBSH-së, gjermani Klaus Stöhr, ka paralajmëruar me urgjencë për një valë botërore infektimesh me “deri në 7 milion të vdekur”. Në kundërpërgjigje, qeveritë kanë blerë ilaçet antigripalë Tamiflu dhe Relenza me miliona. Në vitin 1996, kolosi farmaceutik zviceran Roche ka blerë liçencën për prodhimin e Tamiflu nga kompania bioteknologjike amerikane Gilead, Presidenti dhe aksioneri i mazhorancës i saj ishte ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld. Roche ka fituar mbi 1 miliard franga zvicerane nga shitja e Tamiflu.
Gripi i shpendëve nuk ka arritur 7 milion vdekjet e paralajmëruara, por një total prej 152 jetësh njerëzore në të gjithë botën. Klaus Stöhr, që ka pasur një rol vendimtar në strategjinë e OBSH-së, e ka lënë atë pasi pandemia ishte zbutur, për të marrë drejtimin e kompanisë farmaceutike zvicerane Novartis. Gjatë epidemisë së gripit të derrit të vitit 2009, OBSH-ja ka shpallur ërish gjendjen e emergjencës. Në atë kohë, Marie-Paule Kieny nga Franca ishte në krye të Njësisë së Vaksinave të OBSH-së. Deri në vitin 1988 ka punuar për Transgene SA, një kompani bioteknologjike me partneritete strategjike për prodhimin e vaksinave me kompaninë faraceutike Roche, dhe, përpara se të hyjë e të bëhet pjesë e OBSH-së, kishte qenë aktive në European Vaccine Initiative e sponsorizuar nga shumë kompani farmaceutike.
Paralajmërimet e OBSH-së lidhur me pasojat e gripit të derritt kanë qenë sërish aq drastike, sa që shumë qeveri kanë akumuluar rezerva emergjence. Vetëm Gjermania ka porositur ilaçe dhe vaksina kundër gripit të derit me një vlerë prej 450 milion eurosh. Megjithatë, pasi vala efektive e infektimit ka qenë relativisht e lehtë dhe vetëm 258 të vdekur çdo 226000 sëmundje në Gjermani, më pak se një epidemi normale gripi të thjeshtë sezonal, rezervat qeveritare e paguara me paratë e taksave është dashur të asgjësohen për shkak të mungesës së kërkesës.
OBSH-ja dhe Banka Botërore
Në vitin 2017, bashkë me siguruesit, domethënë me kompanitë që sigurojnë sigurimet, Banka Botërore ka krijuar një fond emergjence për sëmundjet epidemike, që sipas Presidentit të atëhershëm të saj, “do të shpëtojë miliona njerëz”. Në qendër të këtij fondi janë të ashtuquajturat obligacione pandemike, që blihen nga investitorë të rëndësishëm, fonde pensiones, menaxhues pasurie e fondacione dhe i kanë interesat e tyre të garantuara nga shteti deri në masën 11%. Në rast pandemie, investitorët rrezikojnë që të humbasin pjesë të parave të tyre ose të gjithë paratë e paguara për obligacionet. Qëllimi zyrtar u obligacioneve pandemike është ai që të ndihmojnë vendet të cilat kanë nevojë të mbledhin fonde në rast pandemie. Megjithatë, disbursimi i parave është subjekt i kritereve të përcaktuara nga OBSH-ja dhe kontraktualisht të hartuara në disa qindra faqe për çdo obligacion.
Kur virusi Ebola ka shpërthyer në Kongo më 2018, duke vrarë më shumë se 2000 njerëz, ka qenë vatra e dytë absolutisht më e rëndë e sëmundjes. Pavarësisht kësaj, vetëm një pjesë e vogël e parave (61 milion dollarë amerikanë) është paguar, përderisa shkrimi me të vogla i obligacioneve përmbante klauzolën: “Sëmundja duhet të kalojë kufirin në dy vende kufitare dhe të shkaktojë të paktën 20 viktima brenda një periudhe të caktuar kohore”. Megjithatë, në Ugandë, një vend kufitar ne Kongon, në atë kohë qenë individualizuar vetëm 3 vdekje – nga OBSH-ja. Veç kësaj, 61 milion dollarët nuk janë paguar deri 3 muaj pas shpërthimit të pandemisë, kështu që nuk kanë mundur të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes në një fazë fillestare. Një studim u botuar pas
pandemisë së Ebolës lidhur me efikasitetin e obligacioneve pandemike ka nxjerrë konkluzionin se deri më sot janë shpenzuar më shumë para për pagimin e interesave për investitorët financiarë sesa për vendet e goditura nga virusi Ebola.
Hedge fund, OBSH-ja dhe koronavirusi
Hedge fund janë kompanë financiare që mund të veprojnë si banka, por nuk janë subjekt i kufizimeve të tyre. Në vijim të miratimiit të tyre në kuadër të derregullimit, një numër gjithnjë e më i madh bankash kanë krijua hedge fund e tyre dhe kështu kanë kryer pikërisht ato operacione që më parë i kishin të ndaluar. Për pasojë, hedge fund janë bërë gjithnjë e më të fuqishme dhe tani dominojnë skenën financiare globale. Falë kërkimit të tyre konstant për rendimente të shpejta dhe mundësive të pafundme të fitimit në sektorin farmaceutik, dega më fitimprurëse e industrisë në nivel botëror, ato kanë edhe kuota pjesëmarrjeje në kompani të shumta farmaceutike dhe mund të influencojnë OBSH-në nëpërmjet tyre.
Pas krizës financiare botërore të 2007 – 2008, Bankat Qendrore e kanë mbajtur në jetë sistemin financiar global për 11 vite duke injektuar gjithnjë e më shumë para dhe duke ulur përqindjet e interesit. Megjithatë, nga viti 2019, kjo strategji nuk funksionon më. Siç e demonstrojnë devijimet e rënda e verifikuar në tregjet financiare gjatë këtyre 4 javëve të fundit, sistemi më së fundi po shembet. Hedge fund kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj shembjeje dhe aktualisht po kërkojnë t’i kompensojnë në dy mënyra: në radhë të parë, luajnë me rëniën e çmimeve dhe në radhë të dytë, për shkak të fuqisë së tyre në treg, kërkojnë – dhe marrin – shpëtime gjithnjë e më të mëdha (domethënë injektime parashë) nga ana e qeverive dhe Bankave Qendrore. Asnjë prej këtyre masave kontribuon në rigjallërimin e sistemit, por më shumë rëndon shembja dhe sidomos efektet ndaj popullsisë aktive, e kërcënuar nga papunësia masive dhe nga varfëria masive në një shkallë të paparë ndonjëherë. Kështu, sjellja parazitare e hedge fund ka potencialin që t’i vërë masat kundër tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre në politike dhe në media.
Në këto rrethana, a nuk është e konceptueshme që dikush këtu të mund ta shfrytëzojë pushtetin e tij dhe të ketë një organizatë si OBSH-ja, e kontrolluar nga interesat e saj, por e impenjuar në sytë e opinionit publik për shëndetin botëror, të krijojë një histori masive në një shkallë të paprecedent për të larguar vëmendjen nga plaçkitja e sistemit që po shembet dhe të përgatitet të shtypë sulmin e masave me dekrete emergjence nga policia dhe nga forcat e armatosura?
(nga Kenfm.de)
Përgatiti: ARMIN TIRANA
” Kush” perdoret per frymore si peremer i pa caktuar. Ne raste tjera perdoret “cili, cila” apo “cfare eshte”. Pse nuk konsultoheni m gjuhetare qe te mos sakatoset gjuha shqipe?