Arrin në 10 numri i viktimave me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

1 Prill 2020, 15:45Rajoni TEMA

Është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Vdekur, duke e çuar në dhjetë numrin e viktimave nga paraqitja e sëmundjes COVID-19 në këtë shtet.

Ministri i Shëndetësisë tha se viktima, një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me kornavirusin e ri.

Të mërkurën janë regjistruar 25 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Ai tha piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.

“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prill. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.

Numri i personave të shëruar ka arritur në 17. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për 46 raste të shkeljes masave të qeverisë për lëvizje gjatë kohës së orës policore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje