Koronavirusi, Rusia ndërpret martesat dhe divorcet deri në qershor: Duroni vetëm tre muaj

1 Prill 2020, 15:00Sociale TEMA

Ministri i Drejtësisë në Rusi, ka propozuar pezullimin e përkohshëm të martesave dhe divorceve në të gjithë vendin.

Gjithçka për të shmangur ngarkesën me njerëz në zyrat publike, gjatë menaxhimit të epidemisë së Covid-19.

Ky vendim synon të shtrihet deri në 1 qershor, ku të gjitha martesat e planifikuara duhet të shtyhen.

Po ashtu specifikohet se në raste të jashtëzakonshme, dasmat do të autorizohen, por ceremonia do të jetë pa të ftuar.

Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 2777, ndërsa i viktimave në 24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje