Mjeku shqiptar Julian Balla, i cili punon në Breshia të Italisë dha lajme të mira në A2, se situata është drejt përmirësimit në shtetin fqinj.
“Provinca e Breshias ka qenë një nga më të prekurat edhe pse në media është trumbetuar më shumë Bergamo, diferenca është diku te 100 pacientë që kanë ndërruar jetë.
Fatmirësisht, prej 4 ditëve, numrat janë në rënie, kjo na e ka lehtësuar disi punën dhe tashmë presioni ka filluar disa të bjerë.
Vetëm një ditë më parë, në Breshia kanë dalë nga spitali mbi 300 persona të shëruar”, shprehet mjeku shqiptar.
Më tej, ai foli edhe për numrin e lartë të viktimave në Itali, duke dhënë edhe disa arsye të mundshme që kanë sjellë këtë tragjedi, nga testet e pakta te mosha e lartë e popullsisë.
“Kam qenë kritik sa i përket menaxhimit të tamponëve. Tamponi në masë nuk është aplikuar dhe kjo ka sjellë edhe më shumë të vdekur.
Numri i lartë i viktimave i referohet edhe faktin se në të gjithë Italinë janë të shtruar rreth 4 mijë pacientë në terapi intensive.
Italia ka një moshë shumë të vjetër, është edhe populli që ka një përqindje shumë të lartë të sëmundjeve. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë 3 apo 4 patologji shoqëruese. Të gjitha këto kanë ndikuar në këtë tragjedi.”
Në fund, një apel për qytetarët: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi. Nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund të përballet me një krizë të tillë. Vetëm karantinimi mund ta luftojë këtij virus”.
Nuk ka shume viktima ne Itali krahasuar me te tjeret
Problemi qendron se shifrat e publikuara nga Kina dhe te pa konfirmuara prej OBSH jane te gjitha genjeshtra.
Ne Hubei , krahina qe perfshin Wuhanin, mund te jene deri ne 88.000 te vdekur,
Kjo eshte “mrekullia” made in China : GENJESHTRA GENJESHTRA GENJESHTRA
Edhe une mendoj qe ne Kine genjejne,por edhe ne itali ka me shume viktima.Cete istat.Gazeta lokale e Bergamos L’ECO DI BERGAMO,publikoi ,qe per nje periudhe disa vjecare vdekjet ishjn afer 100 ped periudhen e marsit,kurse kete mars jane 4500,ku zyrtarishd per covid-19 jane 2600, te tjeret kane vdek neper shtepia dhe pa ju nere testi diagnjostik per covid-19.Keto jane shifra reale,dhe i tregon atyre debilave qe vazhdojne te thone qe ky virus nuk eshte aq i rende sa e bejne.Nje gje eshte e sigurt sikur edhe me apandesit te shkojne me mijra ne nje spital ne td njejten kohe,mundesia qe te vdesin shume eshte e larte,edhe pse ,normalisht rralle vdes njeri nga apandesiti.
Shih e bëj punën edhe të lumtë se na nderon!
Por nuk ke shkuar tu japësh mend italianëve.
Mendoj që shteti ynë duhet tu ndalonte rreptësisht intervistato e shfaqjet televizive mjekëve tanë.
Duan të gjithë të bëhen me c’do kusht yje të pseudogazetave e TV shqiptarë.