VENDIMET/ Masat kufizuese për COVID-19, MSH: Shtyhen pa afat hapja e shkollave, lokaleve si dhe operacionet në publik e privat

1 Prill 2020, 16:33Sociale TEMA
VENDIMET/ Masat kufizuese për COVID-19, MSH: Shtyhen pa afat hapja e

Të gjitha masat kufizuese të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shtyhen pa afat përtej 3 prillit kur ishte marrë vendimi i fundit.

Në një urdhër të firmosur këtë të mërkurë, 1 prill, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19, të gjitha veprimtaritë e pezulluara në momentin kur u shfaq pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë.

Kështu, shkollat publike e private, çerdhet, lokalet, restorantet, aktivitetet publike (tubime etj), ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në publik dhe privat, klinikat dentare etj, do të qëndrojnë të pezulluara pa afat. Urdhi i 1 prillit rrëzon të mëparshmet.

Urdhëri 1: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 2:Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 3: Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 4: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 5: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 6: Për marrjen e masave të veçanta për poarandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 8: Për mbyllen e kabineteve/ klinikave dentare deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

1 komente në “VENDIMET/ Masat kufizuese për COVID-19, MSH: Shtyhen pa afat hapja e shkollave, lokaleve si dhe operacionet në publik e privat”

  1. Eris says:

    Kjo zonja ministre qe po beni ju eshte dhune!
    Ne vend qe te mendoni si te rifilloje gradualisht jeta qe ekonomia te amortizoje ate qe ma humbur nderkohe, ju zgjidhni rrugen me te shkurtet (dhe te gabuar) duke mbajt njerzit izolim. Kjo eshte turp dhe dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje