Rama citon aktorin që fitoi betejën me koronavirusin: Ka miliona mbijetues, bëji një milion e një

2 Prill 2020, 09:26Politika TEMA

“Ka miliona mbijetues, bëji një milion e një”, citoi sot kryeministri Edi Rama aktorin Tom Hanks, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të aktorit të njohur Tom Hanks që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Aktori fitues i çmimit Oscar Tom Hanks dhe gruaja e tij, aktorja dhe këngëtarja Rita Wilson, u prekën gjithashtu nga koronavirusi, ndërsa tashmë janë shëruar.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë  thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje