Kryebashkiaku jep lajmin e mirë: Sot dolën nga Infektivi dy pacientët e parë nga Tropoja, të infektuar nga koronavirusi

3 Prill 2020, 23:43Sociale TEMA

Kryebashkiaku Rexh Byberi ka dhënë një lajm të mirë për gjithë qytetarët e Tropojës.

Byberi shkruan se sot kanë lënë Spitalin Infektiv dy pacientët e parë të identifikuar me koronavirus në Tropojë, të cilët edhe pse janë shëruar duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë të tjera.

Postimi i plote i Byberit:

Sapo u informova nga autoritetet mjekesore se sot kane lene Spitalin infektiv ne Tirane dy te diagnostifikuarit e pare nga Tropoja si te infektuar me Covid-19.

Te dy pacientet tashme jane te sheruar dhe do t’ju nenshtrohen rregullave formale 2 javore te karantines.

Nje lajm i tille eshte i gezueshem per te gjithe ne por dhe nje kujtese qe te zbatojme me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shendetesor te sanksionuara nga autoritetet.

Nje mirenjohje te veçante per bluzat e bardha te qytetit tone dhe te Spitalit infektiv Tirane per punen profesionale dhe perkushtimin human qe po tregojne.

Ky rast e shume te tjera ndjellin shpresen e madhe se me kujdes e rregull,me durim e sakrifice ne #Dojadalim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje