“Nuk mund të vazhdoj ta luftoj”, fjalia e fundit e 45-vjeçarit që humbi betejën me koronavirusin

3 Prill 2020, 23:22Sociale TEMA

Babai i dy fëmijëve, Ryan Storrie, 45 vjeç nga Ardrossan, Ayrshire, ka jetuar në Dubai, por fluturoi drejt Glasgow për festimin e ditëlindjes.

Storrie, i cili vuante nga astma, besohet se e kishte marrë virusin pas zbarkimit, por i ishte thënë që të qëndronte në dhomën e tij të gjumit, sesa të shkonte në spital, ndërsa ai u përpoq të luftonte virusin.

Gruaja e tij, Hilary tregoi se si ai i kishte thënë: “Kaq ishte Hilary, nuk mund të vazhdoj ta luftoj”, mbrëmjen para se ajo ta gjente të vdekur në shtratin e tij.

Djemtë e çiftit, Aaron, 13 vjeç dhe Andrew 11, aktualisht janë duke u izoluar me nënën e tyre për 14 ditë, pa u takuar me familjen dhe miqtë. Hilary tha që burrit të saj i ishte thënë që të qëndronte në banesën e familjes, pasi u zbulua se kishte temperaturë më 20 mars.

Ditën e dhjetë të sëmundjes, Storrie po vuante nga temperatura dhe kolla e vazhdueshme dhe mezi mund të fliste.

Por gruaja e tij kishte menduar se gjendja e tij u përmirësua atë mbrëmje, kur ai u bashkua me të në dhomën e ndenjes.

“Atëherë u kthye dhe më tha: ‘Kaq ishte Hilary, nuk mund të vazhdoj ta luftoj’. Ai shkoi në shtratin e tij atë natë dhe kur unë shkova ta kontrolloja mëngjesin tjetër, dita e 11-të e sëmundjes, ai nuk ishte më”, citon “Mail“.

Ajo i kishte bërë një CPR para se të mbërrinte ambulnca, por ishte vonë për ta shpëtuar.

Hilaty bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të respektojnë udhëzimet e bllokimit: “Duhet të vdesë dikush që e doni nga kjo, që ju të kuptoni se sa serioze është”.

1 komente në ““Nuk mund të vazhdoj ta luftoj”, fjalia e fundit e 45-vjeçarit që humbi betejën me koronavirusin”

  1. Biometri says:

    Rrini brenda po sa mund te rrish brenda? Gjithe jeten? Virusi aty jashte do jete, nuk ka ku shkon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje