‘Mos i thuaj vetes erdhi fundi i botës’, Basha publikon mesazhin prekës nga New Yorku, kujtesë për Ramën: Kjo që sheh është akt dashurie

3 Prill 2020, 12:24Sociale TEMA
‘Mos i thuaj vetes erdhi fundi i botës’, Basha publikon

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut që i referohet situatës së krijuar prej Covid-19.

Në mesazh thuhet se “kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes erdhi fundi i botës”.

“Kjo që sheh është akt dashurie”, vijon më tej mesazhi, ndërsa i referohet kujdesit për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat me imunitet të dobët.

Nje mesazh dhe per kryeministrin Edi rama me sa duket, pasi ka disa dite qe e akuzojne se po trondit shqiptaret me mesazhet e tij pesimiste.

Postimi i plotë i Bashës:

Mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut:

“Kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes “erdhi fundi i botës”.

Kjo që sheh është akt dashurie. Kjo që po sheh, në këtë hapësirë negative, tregon në fakt sa shumë ne kujdesemi për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona me imunitet të dobët, për njerëz që nuk i njohim e nuk do ti takojmë ndonjëherë!

Disa do të humbin punën prej kësaj, disa do të humbin bizneset e tyre, dhe disa edhe jetën. Kjo na jep edhe më shumë arsye për tu ndalur një çast kur jemi jashtë duke ecur, apo rrugës për të bërë pazaret, apo duke parë lajmet, dhe duke parë përtej kësaj zbrazëtire, të mrekullohemi me gjithë këtë dashuri. Të na mbushë dhe forcojë shpirtin!

Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!”

5 komente në “‘Mos i thuaj vetes erdhi fundi i botës’, Basha publikon mesazhin prekës nga New Yorku, kujtesë për Ramën: Kjo që sheh është akt dashurie”

  1. alket says:

    Ik mer bole rob po na nxjerre njoftime nga new york
    bythqire
    sa me shume te vazhdoj izolimi per faren tuaj te celbur
    po me aq sukses do ta perballoj qeveria situaten
    ju jeni te shpifur
    duam vetem mos te ju shikojme me

  2. Jimi says:

    Dordolec! Mesazi eshte per ty jo per Ramen, por ti si gjithmon ngaterohesh dhe s’te dalin hesapet! Edhe kete here ke ngateruar numrin e telefonit.

  3. Optimisti says:

    Kur te shohim ty neper ecrane, ne rruge, ne avion, ne foltore, ne seline e shqup e kudo gjetke me pamje madheshtore, ne mbushemi me plot optimizem! Ah, ty ta ka ngrene abetaren gamori!

  4. Drejtesia says:

    Njehere qe shkruajti drejt…qenka “plagjiature”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje