I konsideruari “Babai i kriminologjisë”, profesori shqiptar Ismet Elezi ka festuar ditëlindjen e 100.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përcjellë një urim mjaft të ndjerë për mendimtarin dhe profesorin e së drejtës penale.
Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera Gjonaj shkruan:
“Një urim i përzemërt në 100 vjetorin e “Babait të kriminologjisë”, mendimtarin dhe profesorin e së drejtës penale, “Njeriun ndërkombëtar të shkencës”, të nderuarin profesor Ismet Elezi.
Sot profesori i shumë brezave të juristëve, feston ditëlindjen e tij të 100, një numër shumë i vogël vitesh ky në raport me të gjithë trashëgiminë e jashtëzakonshme që ka lënë dhe vijon t’i lerë Shqipërisë pas çdo dite.
Dhjetëra dekada pranë sistemit të drejtësisë duke ofruar pa lodhje dijen e tij të çmueshme e cila ka lënë gjurmë të vyera për t’u ndjekur nga e sotmja dhe e nesërmja.
Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë kontributin historik që ka ofruar, duke përfshirë për herë të parë si pjesë të kurrikulave akademike leksionet e kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë.
Mirënjohje dhe falënderime për kontributin e Tij me qindra publikime, mijëra orë leksionesh për edukimin e brezit të ri, dhjetëra libra dhe pafundësi mendimesh të mençura duke mbetur si dera kyçe ku të gjithë kanë trokitur për të mësuar diçka.
Mirënjohje dhe falënderime për trashëgiminë 20 vjeçare që ka lënë në krye të Byrosë juridike në Këshillin e Ministrave për përgatitjen e legjislacionit shqiptar.
Me mirënjohje falënderime të veçanta dua t’i uroj edhe shumë vite të tjera, pranë të gjithë të dashurve të zemrës.
Urime Profesor, përulje për gjithë trashëgiminë e vyer që na keni lënë!”, nënvizon Gjonaj. (TemA)
x
mqs pasneser me 7 mars 1939 eshte perkujtimi i dites se pushtuesve pipino[oggi ”amici” dei albanesi!!] o tipos mund te na thote sesa dufekia shkrepi kunder pushtuesve talione!!??
Or zotëri që ironizon Italinë në rast se pushtuesit janë si Italia e 1939 më mirë nën sundimin e Italisë sesa nën tradhëtinë e edi ramës dhe sali berishës. ..100 herë më mirë nën pushtimin e tyre sepse grekët e tu as nuk do ta kalojnë ndërmënt të pushtojnë jugun. .edi rama si llapaqen që është nuk harron të bërtasë nga dritaret e TV apo të Facebook-ut ”rilindëm’këtë e rilindëm atë por harron se ministritë e tija apo bashkia janë ndërtuar që në kohën e ‘pushtimit’ italian ..
Jete gjate Profesor!
Urime te pezemerta Prof. Ismet Elezit, Nderi i Kombit, Nderi i Kurveleshit, Nderi i Fterres, ku lindi e u rrit, ky bir i denje i saj. Te gjithe krenohemi sot te festojme 100 vjetorin e ditlindjes se tij, tek kujtojme punen e madhe dhe veprat e tij ne fushen e drejtesise, kontributin e çmuar ne edukimin e nje brezi te gjere juristesh. Ai gezon respektin e dashurine e te gjitheve jo vetem si specialist, por edhe si njeri i thjeshte, i dashur e zemerbardhe, qe kurre nuk u perpoq per karriere apo pasuri, duke punuar koke ulur per te lene pas veprat e tij, qe sot jane te njohura edhe ne bote. Veprat e tij jane themeli ku mbeshteten studiuesit dhe formuluesit e ligjeve. Jete te gjate, idashur Profesor Ismeti. Respekt per ju, Ajet Ruka.