E dhimbshme, koronavirusi mund mamanë e Pep Guardiolës

6 Prill 2020, 17:02Sport TEMA

Një lajm shumë i keq ka ardhur ditën e sotme në familjen e Pep Guardiolës.

Mamaja e trajnerit të Mançester Sitit, Dolores Sala Karrio ka ndërruar jetë për shkak të infektimit me Covid-19. Dolores ishte 82 vjeç dhe banonte në Barcelonë, ku edhe u nda nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka dhënë për mediet klubi i Mançester Sitit, që gjithashtu shpreh ngushëllime për Guardiolën dhe familjen e tij.

Një lajm shumë i dhimbshëm për teknikun spanjoll, i cili ditë më parë ishte autor i një donacioni prej 1 milionë eurosh për spitalin e Barcelonës, në të cilin vdiq edhe nëna e tij.

“Familja e Mançester Sitit e hidhëruar njofton vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrio, pas infektimit me koronavirus.

Ajo ishte 82 vjeç. Të gjithë pjesëtarët e klubit dërgojnë ngushëllimet e tyre më të përzemërta në këtë kohë të vështirë për Pep, familjen e tij dhe të gjithë miqtë e tyre”, shkruhet në deklaratën e klubit anglez.

4 komente në “E dhimbshme, koronavirusi mund mamanë e Pep Guardiolës”

  1. i pashpresi says:

    po nenat e tjera qe vdesin jane lopa o karandasher ,,,,te gjitha nenat jan njesoj o k;;r me syze are mero baze ce ke dhjer kete gazet

  2. RITA says:

    SHPIRTI NE PAQE – KA BERE NJE DJALE TE MREKULLUESHEM

  3. RITA says:

    SHPIRTI NE PAQE – KA BERE NJE DJALE TE MREKULLUESHEM

  4. Hasoni prej kavaje says:

    O i pashprese , je rot kari komplet , vetem e vetem qe ofendon me fjalen ruse” karandasher ” qe do te thot laps , kalem , thote gjithcka ……..je bole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje