Komisioni i Ligjeve ka rrezuar dy dekretet e Presidentit te Republikës, Ilir Meta për aktin normativ të njohur si anti-KÇK.
Presidenti Meta vendosi të dekretonte rikthimin e tij me shqyrtim me pretendimin se janë 7 shkelje të aktit normativ. Sipas Presidentit ky akt normativ shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe të drejtat kushtetuese.
Komisioni ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit Meta për ligjin për pronat.
Kreu i shtetit kishte kërkuar që dekreti “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të rishqyrtohej sërisht në Kuvend.
Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtron argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut(GJEDNJ).
Gjithashtu, thotë Presidenti, skema e ofruar përmes këtij ligji në trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit