Meta "thyen" karantinën, nga Lezha thumbon Ramën: Premtimi për shpërblimin e mjekëve duhet mbajtur

7 Prill 2020, 11:34Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, ku thekson se është bërë përpjekje për të marrë masat e duhura, për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

“Vlersoj punen dhe angazhimin e prefektit ne kete situate, eshte bere nje pune e mire si mase parandaluese. Duhet te behen perpjekje te medha nga te gjithe institcionet per tejkalimin e situates. Sa i takon masave te marra nga qeveria eshte bere perpjekje e saj dhe e rendesishme te kete fryme me te madhe bashkpunimi mes te gjithe autoriteteve dhe qytetareve”.

Sa i përket shpërblimit të mjekëve të urgjencave rajonale të cilët përfitonin një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh, Presidenti Meta u shpreh se nuk ka informacion të plotë për këtë situatë, por theksoi se  “mendoj që çdo premtim per ta do te mbahet”.

“Sa i takon shperblimit te mjekeve dua te them se nuk kam informacion te plote per situaten por dua te pershendes mjeke dhe infermiere te lezhes qe vazhdojne te jene ne krye te detyres sepse fale tyre kemi gje dje te stabilizuar ne lezhe dhe mendoj se cdo premtim per ta do te mbahet”.

Ndërsa për emigrantët që kanë mbetur në kufi prej disa ditësh, pasi nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri si pasojë e mbylljes së kufijve, Meta tha se duhet te merren masa per te realizuar karantinimin e tyre dhe apeloi për shmangien e lëvizjes në kete periudhe.

“Sa u takon emigranteve te mbetur ne kufi duhet te merren masa per te realizuar karantinimin e tyre por apelojme qe te evitohet levizja ne kete periudhe por duhet te behet cdo perpjekje per ti ndihmuar ata”.

3 komente në “Meta “thyen” karantinën, nga Lezha thumbon Ramën: Premtimi për shpërblimin e mjekëve duhet mbajtur”

  1. Karantina says:

    Shko te spitali ne lezhe e shiko se ne cfare kushtesh eshte o mete o smete ne klase. Edhe ne afrike jane me te mire spitalet. Mos u taku vetem ne zyre. Shko e shikoje ne vend situaten.

  2. likefloriri says:

    Eh more pleh! Paguaj ti more hajdut nqs te ka mbetur peng. Mos dil ne media e ben thirrje per te irrituar qytetaret, Mbylle ate hale se nuk ta ka kush ngene.

  3. the american says:

    kaq pa-shtyllë-kurrizore është, që edhe ne raste fatkeqësish mundohet sorollopi i tij, si e si ta bëjë fatkeqsinë sa me të madhe…
    në burg e ke vendin për të gjitha të zezat që i ke shkaktuar shqiptarizmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje