Genocidi ku u vranë 1 milionë njerëz në Afrikën e largët, me armët e Shqipërisë së Sali Berishës

8 Prill 2020, 08:50Politika TEMA

OKB e ka shpallur 7 prillin, ditën kur përkujtohet gjenodici etnik i ndodhur në Ruandë. Nga Tirana deri në Kigali ndodhen 5 mijë kilometra linjë ajrore. Shqipëria dhe Ruanda nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët. Të dy vendet janë vende të vogla dhe kanë natyrë të bukur. Por historia e re i ka bërë bashkë të dy vendet në një tragjedi. Gjenodici etnik i 1994-ës në Ruandë është kryer edhe me armë shqiptare.

Historia- Çfarë ka ndodhur?

Burimet e informacionit për këtë pjesë janë marrë nga sistemi informativ i OKB-së.

Në vitin 1994, popullsia e Ruandës ishte 7 milionë banorë me një përbërje 85 përqind hutu, 14 përqind tutsi dhe 1 përqind twa. Ruanda iu la Gjermanisë nga Konferenca e Berlinit e vitit 1884, si pjesë e Afrikës Lindore Gjermane. Sundimi gjerman pati ruajtur raportet sociale ekzistuese, tutsit drejtonin popullsinë duke u parë si superiorë, kurse hutut shiheshin si inferiorë, të një klase më të ulët. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Belgjika mori kontrollin mbi Ruandën dhe e quajti Ruanda Burundi. Belgjika vendosi një mbret që vinte nga etnia tutsi dhe futi kartën e identitetit, gjë që rriti tensionet etnike duke u bazuar tek raca. Mbas Luftës së II Botërore, Ruanda Burundi u bë territor që iu besua Kombeve të Bashkuara, dhe qeverisja iu la Belgjikës. Më 1962 vendi shpalli pavarësinë dhe u nda në Ruandën dhe Burundin, dy shtete të pavarura. Në Ruandë u vendos një president hutu. Mijëra tutsi u detyruan të largohen nga vendi. Kurse në Burundi kryesimin e mbajtën tutsit.

Në vitin 1973, komandanti i ushtrisë, që ishte një hutu mori me puç drejtimin e Ruandës dhe vendosi sistemin njëpartiak me kuota etnike në shërbimin publik. Në vitin 1990 ushtria filloi të stërviste dhe të armatoste popullsinë civile. Tri vitet e ardhshme mijëra tutsi u vranë në të gjithë vendin.

Një organizatë që përbëhej kryesisht nga tutsit, Fronti Patriotik Ruandez (FPR), ishte krijuar në vitin 1987 në Ugandë. Më 1990, ata sulmuan Ruandën dhe kjo u përdor si shkak pastaj për të përndjekur të gjithë tutsit që jetonin në vend. Më 1993,  u vendos armëpushimi midis presidentit hutu dhe FPR dhe Kombet e Bashkuara dërguan një mision paqeruajtës në Ruanda, UNAMIR, për të ruajtur armëpushimin. Por në vitin 1994, një aeroplan ku ndodheshin presidenti i Ruandës dhe presidenti i Burundit u qëllua me raketë më 6 prill. Këtë ditë ushtria profesionale e Ruandës dhe civilët e armatosur filluan të vrisnin tutsit dhe hutut e moderuar duke shkuar shtëpi më shtëpi. Vrasjet vazhduan 100 ditët e ardhëshme. Një milionë tutsi dhe hutu të moderuar u vranë nën mbikqyrjen e botës. Deri sa në gusht drejtimin e vendit e mori FRP dhe OKB dërgoi një mision tjetër për Ruandën.

Armët pas Luftës së Ftohtë

Në librin “The arms fixers”, shqip “Sekserët e armëve”,  autorët Johan Peleman dhe Brian Wood merren me problemin e armëve të vogla dhe përdorimit të tyre në vitet nëntëdhjetë. Ja çfarë shkruajnë ata: “Në vitet nëntëdhjetë miliona njerëz kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura dhe trazirat që kanë pasuar. Shumica e viktimave kanë qenë civilë. Dhe shumica e tyre janë vrarë nga armët e vogla si pushkët automatike, mitralozat, granatat dhe armë të tjera që mund të mbahen lehtë dhe të përdoren vetëm nga një njeri.”

Dhe më tej: “Një nga aspektet që e bën shumë të vështirë monitorimin, për të mos folur për kontrollin është roli që luajnë ndërmjetësit, sekserët dhe agjentët e transportit, pazarxhinjtë që bëjnë transportin e armëve të vogla dhe pajisjeve ushtarake, herë të reja e herë të përdorura”.

Sekserët e armëve kanë qenë në gjendje të gjejnë armë stoqe, të mbetura nga Lufta e Ftohtë që nuk hynin më në punë. Mungesa e ligjeve, globalizimi i tregtisë e ka lehtësuar tregtinë e armëve.

Në kapitullin e tretë me titull “Organizimi i armëve të gjenocidit”, autorët shkruajnë se ndërmjetësuesit, sekserët dhe agjentët e transportit organizuan furnizimin e armëve, që u përdorën në krimet kundër njerëzimit më 1994 në Ruandë. „Tregtarët, jo vetëm që arritën të anashkalonin ligjet për kontrollin e armëve në disa nga shtetet më të fuqishme të botës, por anashkaluan edhe embargon e armëve të vendosur nga OKB“, shkruajnë ata.

Duke shfrytëzuar dokumenta nga arkivat ushtarake të regjimit që planifikoi dhe kreu gjenocidin në Ruandë si dhe intervistat e disa prej njerëzve të përfshirë në gjenocid, dhe evidenca nga Komisioni hetimor i OKB, ata kanë arritur në përfundimin se: „Sekserët dhe transportuesit kryesorë të armëve të përdorura në genocidin e 1994 ishin me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Afrikën e Jugut. Ata kanë përdorur rrjete bashkëpunimi në vende të tjera përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Egjiptin, Italinë, Izraelin, Zairenë dhe Seychelles.“ Asnjë nga sekserët e armëve nuk është akuzuar për bashkëpunim në genocid.

Armë nga Shqipëria 

Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

“Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

23 komente në “Genocidi ku u vranë 1 milionë njerëz në Afrikën e largët, me armët e Shqipërisë së Sali Berishës”

  1. Jaro leshi, mustaqemuti says:

    Ore po sa i pocaqisur paska qene ky Sali berisha , shit arme ketej shit naft Sllobodanit , seksere me armet dhe depot e hedhura ne ere , ky eshte ti nxjerresh gjuhen per se gjalli , ne vend qe ta mbyllin halene e poshter , e hap akoma me shume , qerojeni ndyresiren se po qelb gjithe kombin , gjithe shoqerine shqiptare ,ky paska qene i zhytur ne llumin e korupsionit .
    Pa pafa dhe i ndrite syte ,u cmend nga milionat qe vinin rrotull gjeja me madheshtore qe mund te beje drejtesia shqiptare eshte ta rasi brenda dhe mos ge presi te ngordhi , si procesi i frutes se pjekur , magjia eshte te hypesh ne peme dhe ta keputesh , dhe jo tebjere vet ne toke , raseni brenda qelbesire , po helmon gjithe jeten politike ne Shqiperi .
    Ngado qe ta rotullosh , vetem negativitet , pislleqe, vjedhje , shitje armesh ,vrasje , qeroje ndyresiren ……

    1. Titi says:

      Nuk eshte skandal tregtia e armeve nga Shqiperia por menyra se si u be nga kanale serbe qe gazetari e ka anashkaluar!

      1. P. Hajdini says:

        Po n ish-Jugosllavi, sa shqiptare jan vra nga gjithfare furnizimesh t ofrume prej Sali Berisha e robt e tina ?

    2. Doktor Mortja says:

      Vete Vdekja!

  2. "BOHOTINA" says:

    Eshte plotesisht e vertete kjo lloj tregetie ne ate vit. Une sot e marr vesh se dergoheshin ne Ruande. Po qe kane ikur me mijra automatik kallashnikov 7.62 mm kete e dija… Ka qene pikerisht periudha prill-korrik qe thuhet aty. Dikush ketej u pasurua shume. Arme te tilla kete tek ne kishte pa hesap. Ishte viti 1994. Pas 3 vjetesh, ne 1997 Salihu hapi depot per te prishur inventarin shteteror te armeve. Kesht edhe ketu u be kerdia sic e dime, por edhe leket u moren… Tani , pas 26 vjetesh ky njeri vazhdon akoma e u ben karshillek shqiptareve, cdo dite me lloj lloj diarreje…

  3. Golemi i Kavajes says:

    Ore JARO nuk e ke marre vesh akoma qe Shqiperia kaloi ne ekonomine e tregut? Qe do te thore ku ka kerkese ka dhe oferte.Ne kere sistem cdo gje eshte mall dhe cdo ,all ka nje cmim. Ju doni mkapiralizem per Liri por socializem per tregeti?

    1. Jaro leshi, mustaqemuti says:

      Mire e ke ti or mik , po qese tregetia e naftes me milosevicin , gerdeci , shitja e armeve pa kritere , pa dokumenta , dhe me preteksin esemure gjasme per skrap ?? Atehere mua me fal ndoshta jam gabim , sigurisht qe jam per tregetine e drejte te tregut dhe te pa centralizuar , ose sic e pershkruan zotrote tetrgut te lire , po ketu skemi te bejme me treg telire por me kontrabande te rendomte . Kur e kundershtoi Safet Zhulali ” tregetine e lire ” te Saliut u kercenua dhe iku kaq larg sa u quajt i zhdukur pa lene gjurme , pastaj thyerja e embargos vendosur nga OKB-ja Serbise , ceshte ?? Tregu i lire ?? Dhe tni ben ankese ne OKB , dhe ben ankesaper qeverine, kush ?? Saliu , kuje e zeze , pastaj qe kur kontrabanda quhet treg i lire ?? Dhe une se kam mare vesh ??

  4. Kriminelet Jane te Mbrojtur ,,, Populli jo .. says:

    Nuk e gjen gje Serbin Sali. !
    Ndryshe do ta Arestonin. !
    Populli Skllaveri ka qene dhe Skllaveri do vdesi..
    Lojra Politike…
    He gjeti gje Ramizin jo. !
    AS nga ata gjoja te Perndjekur ,,qe ne vend te kerkonin Arestonin apo te Nexhmijes. !
    Ata kerkonin pjaten e Supes !
    Demshperblimet !

  5. Kritiku says:

    Mos mendoni se kete tregeti nuk e dine “Te medhenjte e botes”?Sali Berisha dhe klika qe uzurpoj pushtetin pas vitit 1991 ka shitur neper bote gjithe armatimin e lete te kohes se diktatures.Kjo eshte nje nga aresyet,sipas mendimit tim,qe u hapen depot e ushtrise ne vitin 1997.Kjo eshte thene ne popull gjithe kohen,vetem “Organet eDrejtesise ” nuk e kane degjuar e natyrisht edhe “Media e pavarur”Shqipetare.Mos hidhni shashka tymuese ne kohen e kesaj kolere per te coroditur me shume kete vend.

  6. Kuq e zi says:

    Nuk jane armet e berishes por te shqiperise…
    Nqs berisha ka bere kete krim ai qe pasoi berishen ka bere po te njejtin krim qe nuk e denon sepse duke heshtur dhe mos reaguar tregon qe berisha ka bere pune te mire

  7. "BOHOTINA" says:

    Ore GOLEMI I KAVAJES, po c’ ke a i varfer qe i shkrepo te ziut JARI. Ai ashtu e mendoi. C’ eshte ky hall qe na gjeti. E dini sikur ka te drejte ai qe flet i fundit. Mua tani me vjen turp qe po te shkruaj pasi ke thene dhe ti Golem, i Kavajes mendimin tend. Po kam nje pyetje. Ai qe populli ve ne krye vertet duhet te shese e te blej qe te rrit mirqenien e popullit, po kjo nuk ndodhi apo jo. Ne e kemi fjalen jo pse i shiti, por parate ku jane? A di gje ti qe i njohke mire te dy sistemet? Ne xhep ato te 1994 dhe shkaterrim iventari e vrasje pa mbarim ne 1997 dhe qe vazhdojne dhe sot. Me avash mor evlat, futu me thelle ne mendime. Vur trurin e kokes ne pune dhe jo supin…

  8. Kreshnik says:

    Golemi kar…..ekonomi e tregut ne kapitaliz po parat ku kane vajtur

  9. iksi says:

    Nga ky artikull duhet te dalin disa probleme dhe disa detyra . Per pjesen shqiptare , organet tona te drejtesise se reformuar duhet te bejne hetimin e denimin e ish personave pergjegjes duke filluar nga Berisha , ish ministri mbrojtjes dhe personat tjere pergjegjes . N.q.s nuk fillon kjo pune te na e bejne transparencen popullit se kush nuk i lejon ta bejne . Une me kete rast mendoj qe ka ardhe koha qe kjo drejtesia jone e re qe me kryesorja eshte te zbulojne e denojne personat pergjegjes qe kan organizu firmat piramidale , qe kan organizu 97 ten e 98 ten , Gerdecin , 21 Janarin , Rrugen Durres -Kukes , faljen e detit Greqise , po nuk u zbardhen e denuar personat pergjegjes qe çdo gje e veprim te shkoje ne vendin e duhur , asgje tjeter nuk ka vlere . PRA DETYRA MADHORE E ORGANEVE TE REJA TE DREJTESISE ESHTE PERFUNDIMI I KETYRE GJYKIMEVE ATEHERE ÇDO GJE TJETER NE VENDIN TONE NE TE ARDHMEN DO SHKOJE MIRE .NDERSA per nderkombetaret kam edhe per ato disa mendime . Po filloj tek O.K B ja (pra organizata e kombeve te bashkuara , Ato ose nuk dine detyrat e tyre , ose nuk i kane te percaktuara mire ose nuk duan ti kryejne por duan te marrin shuma te majmura rrogash duke ndenjur e bere sehire . Une po numroj tre raste te tmerreshme me pasoja katosrofike qe te gjithe drejtuesat e kesaj organizate duhet te perfundojne ne burg .Po filloj me te kaluaren pak me te larget , si luftrat e zhvilluara pas luftes se dyte botrore , si luftrat ne Vietnam , Kamboxhja , Laos , Kore , si dhe keto me te fundit , lufta Iran -Irak , Afganistan , si dhe pushtimi dhe shkatrrimi i Irakut apo ajo e famshmja pranvera arabe . Tashti po kthehem tek luftrat e mevoneshme te bera vetem ne Ballkan . Ashtu siç u tha ne artikull qe ne Ruanda caktuan nderkombetaret si ruejtsa te paqes qe ne fakt nuk bene asgje po ashtu edhe ne Bosnje qe caktuan trupat e ushtrise Hollandeze per ruajtjen e Bosnjes aty u bene masakrat me te medha duke lejuar ushtrine serbe te vrase mbi 8000 civile te pafajshem , dhe asnje nuk u denu nga ajo e famshmja Gjykata e krimeve te luftes ne Hage qe edhe Sllobodan Milosheviçi thuhet vdiq ne burg dhe nuk u denua qofte edhe pas vdekjes . I vetmi veprim i drejte qe u be nga N.A.T.O , ishte çlirimi i Kosoves por edhe ky ishte me shume vones mbasi vrau sa deshi Millosheviçi ne Kosov dhe beri spastrim etnik duke e detyruar popullsine kosovare te endej rrugeve te botes e duke vdek rrugeve perveç atyre vdekjeve e torturave qe u bete popullsise civile brenda ne kosove .

  10. Meroja says:

    Mero baze njeri I neveritshem jo per shkrimin , por je gazetar si gazetat zeri i popullit qe shruajshin vetem propagande partia beri kete e beri ate, lavde vetem partise.

  11. Konjak says:

    Zoterinj te nderuar , qe shum gjera jan shitur , shum gjera jane pervetesuar ,shum e shum te tjera jane shkaterruar , qe djersa dhe gjaku i popullit, eshte injoruar dhe eshte hedhur si mall pa vlere , keto te gjitha i dime , por ajo qe nuk mund te kuptojme , eshte se , nuk dim si te mendojme e punojme per vete . Nuk besoj se eshte nevoja , te mirremi -pafundesisht – me ngjarie te se kaluares , por eshte e domosdoshme te ndalim ndasite dhe perbaltiet pa fund , duke sulmuar e varferuar vet-veten . Gjeja me e rendesishme per popullin eshte , te dije te zgjedh , te dije te sillet me te zgjedhurit , te dije te punoje per vete , dhe te dije te rroje me djersen e tij , pa shkaterruar te tjeret , si qemoti . C’do njeri nga ne , eshte ndertimtar , ose shkaterrimtar i vet-vetes . Pasi kemi zgjedhur nje staf qeverises , –te mos marrim pozicjonin e naivitetit — , por , qeverise , ti kerkojme me force pune dhe vetem pune , ne interes te popullit . Nuk rregullohet jeta me propaganda , por me pune , djerse , e ndershmeri . Faleminderit .

  12. ANTIKRITIKU says:

    PO ARMET E NATOS SA VRANE NE LIBI?

  13. ANTIKRITIKU says:

    PO ARMET E NATOS SA VRANE NE LIBI??

  14. ANTIKRITIKU says:

    PO ARMET E NATOS SA VRANE NE LIBI???
    POR ARMET AMERIKANE SA KANE VRARE – DI GJE NJERI?
    PO ARMET E PUTINIT, ERDOGANIT ETJ ETJ ??

  15. ANTIKRITIKU 86 says:

    PO ARMET E NATOS SA VRANE NE LIBI???
    POR ARMET AMERIKANE SA KANE VRARE – DI GJE NJERI?
    PO ARMET E PUTINIT, ERDOGANIT ETJ ETJ ??

  16. Emigranti says:

    Po sa lavazh trurit ju bejne gazetat aman, mos ishte saliu qe beri luften , apo nuk e dini se pse jan prodhuar armet , duhet te arrestohen ato si i prodhojne dmth , po u morem vetem me saliun kjo do te thot qe ka hile edhe pushteti tanishem , se e perdorin vetem per mbrojtje , ky popull esht per ti car hallin ,gazetat me qendrime dhe interesa politike qe i sherbejne politikes se keqe ,

  17. Lin Meshi USA says:

    Eshte me se e vertete, me date 17 Nentor Genc Gjokutaj me urdher te Sali Ram Berisha i pare me mori te pandehur dhe kerkoi 4 vite burg me protekstin se une kisha shitur arme ne shume shtete te botes, per kete akuze u bene 16 seanca gyqesore me dyer te mbyllura me protekst sekret shteteror, ne perfudnim gjyqtari Shkelqim Miri me denoi dy vite burg , pra me uli dy vite denim pasi sipas tij une isha penduar dhe kisha kerkuar falje per ato si kisha bere, ne gjykaten e apelit Tirane gjyqi im zgjati vetem 32 sekonda dhe u firmos lenja ne fuqi nga Prel Martini , me date 23 Mars 1995 mora pafajesi nga gjykata e larte , the nje detaj tjeter ne kohen kur isha i pandehur por ne gjendje te lire provuan te me eleminojne ,dhe ne nje gracke te sajuar nga Gazidede u gjenda ne nje prite ku mora dy plumba automatiku ku edhe sot i kam ne trup sa per kujtim, te gjitha keto ishin justifikime per te treguar se shteti shqiptar nuk ka bere trafik me Ruanden por jane individ te papergjegjshem si kane bere trafik dhe ne i denojme pa kompromis ne te njejten kohe kur kurre une nuk kisha dale jashte shteti

  18. lagja_brrakes says:

    Pordhe syfyri! Tashi e qitet ket lesh hyneri per Salen.
    Apo dhe kur te vdes Sale do therres thote Rama.
    Jeni ne fund o ripjellsa skeni mo argumente me mbijetu.
    Qisni gjona qesharake si kjo.
    Vrejeni se dhe ke Darfur Genocide ka cu arme Saliu

  19. taso kume says:

    Parat e SHpellarit te Tropojes pikojne gjak nga te gjitha anet,por qe ky kriminel shetit i lire ne mes te SHqiperise ndimohet nga drejtesia e koruptuar dhe mos gaboje nga qeveria e sotme.DHE i theme ketij me larte Emigrantit nuk eshte faji i gazetareve qe ne mesojme shume qelbersirlleqet e krimineleve me pushtet qe vune pasuri per shtate breza me gjakun e civileve te pa mbrojtur,njeriu im qe ka bere ushtrine ne Kuçove me thoshte qe vine ajroplanet dhe marin armatimin e niseshin per AFRIKE,dhe e perserise keta qe shajne gazetaret ndimojne pa dashur o me dashje kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje