Nard Ndoka, tregohet i sinqertë nga izolimi: Nuk kam lexuar libra, s’kam pasur durim. Policia më ka refuzuar disa herë lejen për të lëvizur

8 Prill 2020, 18:41Politika TEMA

Ish-deputeti i opozitës Nard Ndoka rrëfen se si e kalon kohën gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndoka tregon në një intervistë për “gsh.al” se gjatë kësaj kohe i është përkushtuar familjes, miqve, fqinjëve dhe qytetarëve që i kërkojnë ndihmë. Ai thotë se nuk ka lexuar për shkak se s’ka durim, ndërsa ankohet pasi policia sipas tij i ka refuzuar disa herë lejen për të lëvizur.

Ndoka sa stresuese është për ju karantina? Si po përshtateni me kufizimin e lirisë…?

Fillimet e karantinës sollën stres për të gjithë, ndryshim total i mënyres së të jetuarit. Tashmë jam përshtatur dhe kam hartuar planin tim ditor te organizimit me detaje. Jam përpjekur të ndaj kohën për të gjitha gjërat e domosdoshme, për familjen, ushtrimet fizike, kam dalë kur kam mundur, me komshitë një raport më të afert, etj. Kontaktet, me familjarët e mi te afërt, me miqtë. Lidhjet që kam, si Kryetar i Partisë Demokristiane me të gjithë drejtuesit demokristian nëpër Bashkitë e vendit. Lidhjet me zonën time mbetet prioritet, kam patur njerëz të afërt që kanë rënë pre e Koronavirusit, duhej të ndiqja vazhdimsinë e tyre në spital, masat e autoriteteve shëndetësore, të ndëryja shpesh herë për testet për familjarët e tjerë etj, etj.

Si është për ju një ditë në karantinë?

Tashmë është kthyer si një ditë e zakonshme me ngarkesë të plotë, jam përpjekur, që të jem aktiv, me median, me rrjetet sociale dhe me kontaktet e vazhdueshme me të gjithë qytetarët, që më drejtohen për ndihmë, apo informacione.

Kush del dhe bën pazarin?

Pazarin në shumicën e rasteve e ka bërë bashkëshortja, por edhe unë kam dalë, por më rrallë.

Me kë bisedoni më shumë gjatë këtyre ditëve?

Të them të drejtën më shumë me kolegët e politikës, me zonën time që jam i lidhur ndër vite, në të mirë e në të keq. Kam edhe njerëz të familjes dhe të afërt, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, disa në zona të rrezikshme, në zonat e kuqe.

Virusi Covid-19 është një rrezik që ka friksuar familjen tuaj?

Jemi përpjekur ta marrim me sportivitet, i kemi mbushur mendjen njëri-tjetrit, ok, është një rrezik që kemi përpara, apo mes nesh, por të marrim masat maksimale të domosdoshme për tu vetëmbrojtur. Unë personalisht nuk kam fare frikë edhe për faktin, se e njoh si realitet, e di si përhapet dhe kam një lloj parashikimi se deri ku shkon rreziku. Është fakt, që besoj në Zot, kjo të jep një qetësi shpirtërore dhe besim në vetvete.

Çfarë keni lexuar gjatë këtyre ditëve?

Nuk kam patur shumë kohë, as durim, që ti kthehem leximit, por informacionet e domosdoshme i kam lexuar në vazhdimesi.

Jeni ndjerë i bezdisur nga policia gjatë këtyre ditëve…

Tendenca e autoriteteve të policisë, për refuzimin e lejes për levizje është skandaloze dhe e papranushme. Kam aplikuar disa herë, për të shkuar në Shkodër dhe qytete të tjera dhe më është refuzuar pa asnjë shpjegim. Kam kërkuar për arsyen e refuzimit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Si duket, ka një porosi për pengimin e ushtrimit të rolit tonë si politikan të opozitës, për të qenë pranë qytetarëve në nevojë, për të mundesuar ndihme per to. Ky standard perjashtues dhe penalizues per rolin tone si opozite është i papranushem dhe tendencioz. Kjo mund te kete lidhje me faktin, se kam qene mjaft kritik me qeverine e KM per neglizhencen dhe mosveprimin e tyre ne lidhje me masat shendetesore per parandalimin e perhapjes se Coronavirusit. Ne nje kohe qe Policia e Shtetit ka paisur me autorizime personale per te levizur edhe personazhe me precedent, apo me biznese problematike.

7 komente në “Nard Ndoka, tregohet i sinqertë nga izolimi: Nuk kam lexuar libra, s’kam pasur durim. Policia më ka refuzuar disa herë lejen për të lëvizur”

  1. rtkjeyjemn says:

    1Nuk di te lexosh gjuhen shqipe…..
    Nuk ke lexuar asnjehere ne jeten tende…..
    Nje cope injoranti dhe…..ASGJE ME SHUME!!!
    Ashtu do te vdesesh, IDIOT ME LIBREZE IDIOTI !!!!

  2. Adeci says:

    Ky koqe u qenka përkushtuar veç të tjerave edhe qytetarëve që i paskan kërkuar ndihmë. O bole, po ngeli për ty, çdo qytetar e ka ngrënë derrin .

  3. edi rama says:

    po ca lidhje ke me librat ti o nard

  4. Atdhetari says:

    I Sinqertë por Më Shumë se Budalla. Sepse Libri nuk Lexohet nga Situata por nga Kultura dhe që Futet bë Gjak. Ndërsa T’i si Llamarinist As Nuk e Di se Ku Bie ajo Kulturë.

  5. Berti says:

    ZBULIMET E NDOKES SI TE VESHGJATIT
    1 GOMARI KA 4 KEMBE.
    2 TIRANA ESHTE KRYEQYTET
    3 NE VLORE ESHTE NGRITUR FLAMURI.
    4 DY NJEREZ KANE 4 KEMBE.
    5 SOTE ESHTE E MERKUR.
    6 PAS TE SHTUNES VJEN E DIELA.
    7 KONISPOLI ESHTE NE KUFI ME GREQINE.
    8 KUVENDI I SHQIPERISE ESHTE NE TIRANE.
    9 DEBORA ESHTE E BARDHE.
    10 KUR KE ETJE PI UJE.

  6. Cuku says:

    Hahahahaha
    O Koqe Ndoka po Ku di te lexosh ti mor trap
    Kur del ti o Koqe as Portokalline nuk dua ta shof

  7. Fadili. Malesi e Madhe says:

    More, si flisni keshtu per dr. Noken ?! Ky ka qene minister shendetesie, ky duhet te jete mjek i mbaruem, sa edhe virusi ka frike prej tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje