Nga Ylli Pata
Ka më shumë se dy javë që opozita por edhe një pjesë e medias, jo vetëm pranë opozitës po zhvillojnë një betejë mbi disa tender të zhvilluar në funksion të luftës kundër Covid 19, pra blerje materialesh e medikamentesh.
Në kulmin e një situate stresi, ankthi e natyrisht pasigurie që ushqen ҫdo njeri i mbyllyr në shtëpi prej një muaji e nuk di si do të dilet, si do të mbijetohet, lufta politike në vend bëhet me dhe për tendera; pse e mori ai, kush ja dha, lidhjet që ai ka me, kush përfiton dhe si.
Imagjino si e shikojnë njerëzit në këtë situatë këtë, kur në fakt të gjithë duan që m,aterialet të shkojnë aty ku duhet dhe sa më shpejt të bëhet mirë për mjekët e qytetarët në spitale.
Nuk është se nuk është bërë edhe më parë kjo luftë nga politika e mediat. Gjithmonë është bërë, pasi forca e medias ndaj u tentua të uzurpohet nga biznesmenët e mëdhenj të tenderave në Shqipëri që hapën gazeta e televizione pa fund.
Por ky debat përgjithësisht shkonte nga faqja e 12 në gazeta dhe nga mesi i edicionit të lajmeve. Faqet e para dhe minutat e para ishin për të rejat e ditës.
Tani politika është totalisht e centralizuar dhe e lidhur vetëm me dhe për biznesin. Ajo financohet nga biznesi dhe e shpërblen atë duke lënë jashtë natyrisht principet dhe njerëzit që janë shumica.
Ashtu ka ndodhur gjithë këto vite e ashtu ndodh dhe sot me tenderët e respiratorëve apo ndihmave mjekësore.
Nëse ka parregullsi me garat me fondet publike, natyrisht që opozita në radhë të parë nëse di diҫka duhet ta denoncojë madje duke e dërguar menjëherë ҫështjen në prokurori.
Kjo është dhe mbetet detyra e opozitës dhe medias, por nëse e përqëndron debatin publik në atë se kush e mori tenderin, vetë problemi, kauza apo alternative e kanë humbur kuptimin.
Edhe për PPP u bë që në fillim betejë me emra dhe pikërisht kur debate nisi për të zhvendosur fondet ai qe efikas, edhe pse qeveria ndoshta i pezulloi për të përdorur paratë në këtë kohë lufte.
Imagjinoni sikur ky debat të ishte bërë që në fillim kështu, sa herë buxheti do të vinte në Kuvend, apo të miratohej nga qeveria.
Vetëm në Shqipëri ndodh që kur miratohet buxheti i vitit nuk ka asnjë, asnjë debat apo emision televiziv për të. Asnjë media online përjashto disa site ekonomike, nuk diskuton për të. Në të gjithë botën, buxheti është materiali bazë i debatit të egër politik, atij të fortë në media, madje është material edhe për show-ut e humorit.
Thjesht një shembull për ta ilustruar: për Babalen që rezultoi një tollumbace bosh e fryrë nga Saljanji u bënë qindra emisione, e për buxhetin e vitit asnjë, asnjë.
E thonë pse nuk ngjisin kauzat…
Lereni Qeverin te PUNOI
Sa me PARE te jet ndima.per POPULLIN aq me mire eshte
Kjo OPOZIT vetem LEH
VETEM pengesa kerkon
RAMA PUNON ju VETEM LEHI
Boll boll
JU ka mare muti MUTI shalet
Nuk ngisin se krejt mediat ne shqiperi jane te kapur nga ishat e PPShse te recikluar ne PDPSLSI!
Sot as nuk i degjojne me shqipet mediat edhe emisionet! Edhe titullet e gazetave shqetesojne vetem gazetaret e oborrit! Kush behet ma pro e kush afrohet tek Njishi and co eshte qillimi i shkrimeve, kur jo e verteta ne dobi te qytetareve! Pra per gazetat sikur te jene sikur mos te jene, asnje pesh nuk kane e as’je fuqi qe te ngisin dicka tjeter!
I lexojme ne kohe konfinimi! Asgje ma shume!
Po mire more Pata , ne realitet a jane a jo tenderat abuzive? Apo ti mbyllim syte se jemi ne pandemi?
Pse media nuk ben investigim per ato tendera por hidhet perpjete per ti mohuar e pastaj si jo rrelle here mbetet me gisht ne prapanice kur del e verteta abuzive e tenderave.
Po permend vetem nje fakt – Tenderi i Unazes Re 40 a 50 milion Euro dhene me firmen e Damianko Gjiknures atij nipces capacul 25 vjec te Bac Ulajt! * VOA e nxorri tender abuziv se firma kish fallsifiku dokumentet. Rama i pari e quajti VOA si ‘Medie Kazan’, pas tij dhe mediat prane tij por…pastaj Rama u detyru ta largoje Damiankon nga minister dhe turpi i mbeti atyre mediave qe pa Pandemi Covid 19 fare moren plencin ne surrat e u turperuan nga zelli per ti sherbyer nje pushteti qe mbahet me tendera abuzive kudo.
* Sot ai eshte ne kerkim pasi u provu se i kishin dhene tenderin me dokumenta te fallsifikuar, por Damianko qe i firmosi tenderin drejton Komisionin per Reformen Zgjedhore (!)
Ish kryeministri salehbisturidocikaraxhic i padeshtuar
O SHPELLARE CORBELLUPITES QE SE NJIHNI UJIN DHE SAPUNIN,QE SE NJIHNI KREVATIN DHE KARRIGET
VALLE DO TE THYENI QAFEN,QE SHQIPTARET TE SHIKOJNE DY DITE TE BARDHA.
Le t’i bjene se i bjene mire njeri gozhdes e tjetri patkoit , del njeri thote pse s’ka materiale , del tjetri thote pse merni materiale .
S’kane pune e tundin deren .
Nuk po Ngjisin sepse tashmë Njerëzit janë pak më Shumë të Ndërgjegjësuar dhe nuk do të bëjnë atë GABIM që bënë në Vitin 97′ ku KRIMINELI Berishë edhe pas Krimit BARBAR ndaj Vendit të Vet u bë Kryeministër!? E para Basha po Vuan ” Kusurin” e Mbështetjes që i dha Berisha dhe KURR nuk mund të bëhet Kryeministër (vetëm nqs Rama GABON më Qëllim dhe ja lë më Dëshirë pushtetin). Ndërsa LSI-ja e Metës, Monikës, Mehmeti, Rama, Gjoçaj, Qaramanja e Papës NORA Malaj (I shkroj letër dhe i lutej o zot, o zot deri ku shkon Injoranca) & Co., tashmë Populli e Mësoj mirë KËTË PARTI BANDE KRIMI DHE HAJDUTËSH!?
Qeveria Rama, jepi o lexues dixhital i bemave te Sali Berishes, jepi, demasko qeverine qe nuk meret me semundjen, por meret me tenderat. Kur do vije ajo kohe e arte, kur fituesit e tenderave ti caktoj Zeni me Argiten dhe Arminen, kur?
Te besh propagande se ke hall , epo hajde , po te beshe propagand –nese mund ta quajm keshtu — per hall te tjeterit , eshte marrezi ose naivitete . Zoteri Pata e ka nje hall , dhe i duhet te trazoi dicka , –per para apo per favore — , pa c’ka se kotribuon per peshtiellimin e se vertetes , per qellime te caktuara , si dhe krijon tymnaja per favorizimin e te gjithe politikaneve , qe kane dhe kerkojne pushtet .Po mir ngjer ketu ;, po ajo pjese e popullit , qe ka vec humbje , pse ben avukatin e djallit ,– edhe me shume krenari e pompozitet — sikur te kishte arritur qellimin e vet , per ekonomi e siguri . Virtuaz , cdokush eshte , kur i sherben vet-vetes , dhe gjithe grupit shoqeror ku ben pjese , me vetedije e ndershmeri ;, dhe duke injoruar , c’do perpiekie , te atyre qe vetquhen – paria e vendit – per ti sherbier , badieva , apo per nje kacidhe . Citoj : Mos punoni per te tjere o fatekeq , shiko vendin tek ke lere dhe tek heq . Faleminderit .
Pse nuk i botoni komentet , o te meruar ,; apo duhet te shajme edhe ne ate qe deshironi ju . Mos prisni te beje cilido zagarin ; ju thoni se jeni te pa varur , por ne fakt , jeni te varur kembe e koke per interesa . Sidoqoft , mos prisni tu binden qorras cilido , ka dhe mendim ndryshe , i cili duhet respektuar , nese mundeni ta beni kete .Faleminderit .