Rama vizitë në Thumanë: Deri për Vitin e Ri do ndërtohen banesat individuale, punë me tri turne për t'i përfunduar brenda planit

8 Prill 2020, 13:37Politika TEMA

Koronavirusi ndryshon planin për ndërtimin e qytezës së re të Thumanës, ku do të strehohen të gjithë banorët që mbetën në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e sotme ka nisur puna, e ndërsa afati është që brenda vitit të ri të përfundohet ndërtimi i banesave sociale dhe infrastruktura, e ndërsa do të shtyhet për një moment të dytë pasi të kalojë kjo situatë, ndërtimi i banesave shumëkatëshe.

Nisja e punimeve është inspektuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Ahmetaj. Ai tha se puna duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, tre turne në ditë në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja.

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të ri me sukses. Ndoshta nuk i bëjmë do të gjithë, me tre turne do punojnë, por të paktën banesat individuale do duhet të bëhen”, tha Rama.

3 komente në “Rama vizitë në Thumanë: Deri për Vitin e Ri do ndërtohen banesat individuale, punë me tri turne për t’i përfunduar brenda planit”

  1. Timi says:

    Bravo o gjigand! Bravo!

  2. idiot says:

    corapekuq,pa mask mos bej trimin se nuk behet shaka me mjellin e gjermonit………….se po kolise corona nuk ka erdogan qe te te sos!

  3. Luani says:

    Te lumt kryeminister. Vertet po i del zot ketyre situatave ,te pazakont qe kan pllakosur vendin.Njeriu i duhur,ne kohen e vendin e duhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje