Rivaliteti fallco SHBA-BE në Kosovë, nga i cili shpreson të shpëtojë Albin Kurti

8 Prill 2020, 20:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri në detyrë Albin Kurti po përpiqet të tregojë një predispozicion të ndryshëm ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Europian për bisedimet Serbi- Kosovë, sllovakut Miroslav Lajçak, në raport me të dërguarin special të presidentit Trump, ambasadorin Grenell.

Ndërsa me ambasadorin Grenell, Kurti është thuajse në gjendje lufte, edhe pse predispozicioni i SHBA për marrëveshjen është shumë i lartë, me të dërguarin e Bashkimit Europian, diplomatin Miroslav Lajçak, vendi i të cilit, Sllovakia, nuk e njeh Kosovën, jo vetëm që ka hequr dorë nga çdo kushtëzim për dialogun me Serbinë, por i ka ofruar dhe një ekip negociator, edhe pse ajo ngjan si shaka, pasi atë e vendos Kuvendi që e ka shkarkuar Albin Kurtin.

Së pari, duhet thënë se çdo teori që SHBA do ndarjen e Kosovës dhe BE do unitetin e saj, është një mashtrim propogandistik, që shqiptarët në Kosovë dhe ca në Tiranë, e përdorin për të baltosur njëri- tjetrin. SHBA është lokomotiva e bisedimeve Serbi- Kosovë dhe BE është mbështetëse e saj e palodhur. Nuk ka asnjë kontradiktë thelbësore mes SHBA e BE për Kosovën. Ka vetëm energji dhe interes të ndryshëm. SHBA është më e interesuar dhe më energjike. BE më viskoze dhe më e pafuqishme për të diktuar diçka serioze, por gjithnjë dakord me SHBA, nëse ajo ja del.

Kjo loja e politikanëve në Kosovë, që luftojnë njëri- tjetrin, si tifoza skuadrash futbolli, është shumë e rrezikshme për Kosovën.

Brenda dy muajsh në krye të qeverisë, edhe pse i shkarkuar tashmë, Albin Kurti është dorëzuar në gjithë pikat që ai pretendonte se do të rezistonte. Thjesht ka lëpirë gjithçka ka pështyrë.

Në politikën e jashtme ai ka hequr taksën dhe tashmë ka hequr dhe kushtëzimet për dialog, ndërsa në politikën e brendshme ka zaptuar bordet me militantë të VV, po tenton të uzurpojë televizionin publik, ka shantazhuar Devollët, që janë pronarë të Klan Kosovës, duke detyruar dorëheqjen e drejtorit të televizionit, duke i linçuar në fushatë si oligarkë, ndërsa sonte është mysafir tek televizioni i tyre.

E vetmja gjë marksiste që ka ruajtur, është ai gjesti lejfenist, që ka ndaluar ministren të shkojë në varrim të babës, pasi kishte konferencë shtypi me të.

Me të vetmit që është prishur, është administrata e presidentit Trump. Dhe për inat të tyre tashmë bën sikur ka gjetur shpëtimin tek ambasadori Lajçak, i cili përveçse përfaqëson viskozitetin e Bashkimit Europian, dhe vetë është një diplomat i ftohtë ndaj çështjes së Kosovës.

Ky turi i Albinit drejt Lajçakut nuk do të kishte asgjë të keqe dhe paragjykuese, sikur të ishte ndonjë frymë europianiste e Albinit. Por në fakt ai e bën këtë vetëm sepse një tjetër politikan në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi, po ashtu nga pozita të gabuara, e çon në ekstrem refuzimin ndaj Lajçakut, si anti-kosovar.

Rivaliteti fallco SHBA-BE në Kosovë, për luftë të brendshme politike, vetëm sa i bën jo seriozë aktorët kryesorë politikë.

Kurse ky letërkëmbimi i Kurtit me Lajçak, përveçse jo serioz, është dhe i dëmshëm, pasi kërkon të demonstrojë një lloj karshillëku ndaj Uashingtonit, të cilin e ka caktuar tashmë si “armikun” që e ka rrëzuar nga pushteti, ndërsa sllovakun Lajçak, si njeriun që do të rilindë. Dhe kur i bën këto nga pozitat e kryeministrit të shkarkuar, dëshmon joseriozitet dhe vë në pozitë të vështirë “letërkëmbyesin”, që detyrohet të të thotë ‘do takohemi, por besoj shumë vonë’. D.m.th kur nuk do jesh më aty.

Në fakt, as BE, as SHBA, nuk kanë ndërmend të prishen me njëra- tjetrën për Albinin. Ata thjeshtë duan të mbyllin procesin e ndërsjelltë të njohjes Kosovë- Serbi, me një çmim sa më të ulët për të dy palët.

Ky deliri i Albin Kurtit se po xhelozon SHBA, me këtë dashurinë për Lajçak, është siç thotë një fjalë e urtë shqiptare, “për inat të sime vjehrre, unë do fle me mullixhiun”.

48 komente në “Rivaliteti fallco SHBA-BE në Kosovë, nga i cili shpreson të shpëtojë Albin Kurti”

  1. aleko says:

    Kosova e vogel po perpelitet, me ca marreveshje te paqarta e prene nje here nga Maqedonia , e prene dhe nje here nga Mali I zi,,larg qofte te pritet parap nga veriu..dhe pastaj…..Serbia do kete Kohen e nevojshme ta gerryej kosoven dhe ne brendesi te saj ..ka komunitete serbe kudo, pastaj me manastiret e vjetra shqipetare qe serbe I quan te tijat …pastaj?……..

  2. Lanabregesi says:

    O zoti Mero,ja thua po kujt ja thua,Albini eshte nje llafollog i rrezikshem,ka gjetur disa trushpelar ne Kosove qe mbeshtesin sy mbyllur.Me gjeni nje qendrim te dtejte nga Albini keto 20 vjete,asnje! Kunder Rambujes,kunder pakos Antisari,kunder Amerikes,po te ishin mare ment e ketij Deliranti sot nuk do kishim Kosove te pavarur,dhe Albini do ishte ne burgjet serbe.

    1. Tale Moni says:

      Lanabregasi!
      Ti as emrat përkatës nuk i di as që i thua e i shkruan këtu, Ti thua ( Antisari ) por jo në të vërtetë është ( Ahtisaari )
      Por ti je ajo që do një Kosovë (Dardani) të izoluar, dhe ti flet nga mesazhet që sheh dhe lexon asgjë më tepër, të lutem mos komento lajme që ti nuk di dhe je në dijeni okei!!!

    2. Ilirida says:

      Edhe unë jam kundër pakos së Ahtisarit sepse me te u fut “kali i Trojës”me bashkësitë e komunave sërbe dhe eksteritorialiteteve të kishave dhe mana-
      tireve “sërbe”.Prandaj sot kosova kruan kokën ose si thonë nga ilirida pjek gështenja me b…th.
      Kjo është një gabim i pa falshëm i udhëheqjes se
      atëhershme jo i Albin Kurit.

  3. maga says:

    O ymeri i janulles,nuk te pi me uje propaganda antikombetare. Vetem ca aktiviste te dules e te saliut te vijne pas avazit. Kurtin e duan shqiptaret ne te dy anet e kufirit,qe duan shqiperine e madhe. Propaganda jote ka dale boje. Nuk e pengon dot rritjen e kombit shqiptar.

    1. Faik TELAKU says:

      O maga është e vërtetë që Albin KURTIN e duan shumica e TROJEVE TONA AUTOKTONE KOMBËTARE.
      Por ju lutem mos shkruani e duam SHQIPËRINË e,,Madhe”.
      Por shkruani e duam SHQIPËRINË ETNIKE, apo NATYRALE më saktë.
      Unë jam munduar që të ju shpjegoj se çfarë dmth Shqipëri e Madhe?
      Shqipëri e Madhe do thotë kur SHQIPËRISË SONË të dashur ia bashkojm tërë Malin e ZI, SERBINË, tërë MAQEDONINË Veriore dhe tërë GREQINË.. Shpresoj se do ta kuptoni.
      Me Respekt nga mësuesi i Historisë Faik Telaku

      1. TR says:

        PROFESOR TELAKU , AKOMA NUK E DIN ,QE SHQIPERIA ETNIKE , NUK ESHTE PA TE GJITHA PJESET SHQIPETARE TE GRABITUARA . TE GJITHA TROJET SHQIPETARE DUHET TJ KGHEHEN SHQIPERISE , POF KETE NUK MUND TA BRJE TRAMP ,POR NDOSHTA NJE PRESIDENT TJETER SI CLINTON .

    2. Tetovari says:

      O i nderuar po ça ti bejsh edhe meros e do komentus qe vjellin ver kunder Albinit se frigohen per bashkim kombtar, nuk duhet me than Shqipri e madhe por Shqipri e bashkume tfl .

  4. Shqiptar says:

    Sa herè e provon, edhe mè baltè e bèn. A e dini pse?
    Sepse frika se mos Albin Kurti ia del (qè do tia dalè),i lè pa gjumè. Efektin domino do iu duhet ta pèrballojnè. Kètu, nuk bèhet fjalè mè pèr Kosovèn. Kur flasin pèr Albin Kurtin, kèta kèngètarèt e Edit shohin djallin tè dalè nga shishja sepse e dinè fort mirè se çfarè realiteti kanè krijuar nè vènd. Èshtè i njèjtè me atè tè Kosovès. Quhet korrupsion dhe hajdutèri.
    Kjo loja me SHBA-KE, èshtè shashka e rradhès.
    Ambasadori Grenell, èshtè njè ambasador i dèshtuar. Nè Gjermani, ai ia doli i vetèm tè kishte komplet klasèn politike gjermane kundèr tij, jo kundèr SHBA.
    Nè realitetin shqiptar, duhet tè quhesh Ymer Baze dhe tè kesh njè hall tè madh qè tè shkruash broçkulla kundèr Kurtit.
    Deri para disa javèsh, shkruante me nota pasionante edhe pèr Vjosa Osmanin.
    Ajo foli mbrèmè qartè pèr gjithkènd qè dèshiron tè dègjojè, arsyen pse koalicioni qeveritar, nuk mund tè mbijetonte.
    Ymerit, nuk i interesojnè faktet. Ai ka marrè lekèt pèr lehje dhe nuk mund ta ndalè njeri mè. Si ajo kènga jonè e bukur,,,,,,,ÇIFTJA BAM MORE, ZAGARI HAM.

    1. Arbeni says:

      Të lumtë! Se çka ka ky Mero më Albinin nuk e kuptoj. Ndërsa Vjosën e ka harruar se i doli krah Albinit. Çka të bën paraja e shkretë – se logjikë tjetër nuk ka.

    2. Qerosi says:

      Kosoves I rrofte emigracioni se per Al Bin-in do mbanin barkun me dore.

  5. Beslikja says:

    Je fatastik Mero!Ndoshta e ke mbajtur penen meqe ndodhemi ne karantine e per pasoje nuk do ti bente mire Al Binit!Koha ^pa tjeter qe do te verteteoje miopllikun e ketij politikani qe mendon qe bota rrotullohet rreth tij!Sa per mardheniet Kosove -SHBA eshte disi idotesk qendrimi i tij pasi deliranti Al Bin nuk kupton me elementaren qe Kosova eshte nen vartesi te SHBA e per pasoje kerkush nga vendet Europiane nuk mund ti beje karshillek si Al Bini!C’ka don SHBA bene Europa dhe jo çka bene Al Bini bene Europa!Ne fakt ai ka nje te drejte se tashme eshte i humbur e nuk ka ç’fare te humbe me ,ndaj ai po luan kartat per te fituar diçka por harron qe eshte jashte loje!

    1. Dea says:

      Keni sh te drejte, ky eshte delirant dhe cinik. A thua ja dha ky pavaresine Kosoves. Orjentimet e tij politike jane sh te rrezikshme e te dyshimta. Mua me ngjan si ujk I veshur me lekure deleje. Kur shesin ate palo nacionalizmi me stilin e tyre eshte e frikshme. Po kur bejne dhe llogarite e SHBA-se nuk e di cfare te them…” SHBA nuk e beri dot keshtu prandan tenton ta beje keshtu…” Ky eshte nje oportunist qe mendon se politika dhe historia behen ne libra mesjetare, ne kohen e principatave.

  6. Era says:

    Percaje kosoven sa temundesh o mero……mos i ler kusur albin kurtit. Nuk e di nga paguhesh per percarjen e shqiptareve; nga vucicii apo vellai i tij??? Moro le nam.tradhetar i kombit nuk eshte vetem ai qe del hapur,por ai qe e di se kjo eshte poshtersi dhe e perkrah dhe e mbron me hilete e penes. Por po te theksoj nje thenie te njerezve te mencur: mos shkruaj asnjehere kur je i nxehur dhe kur shruan i paguar.

    1. Dea says:

      Moj Zonje e nderuar jo se po mbroj Meron se ska ngelur ta mbroj une se eshte politikisht sh me I azhornuar se ne te gjithe bashke por ne kete rast vetem nuk po e percan Kosoven, perkundrazi po akuzon percaresit. Po hapni syte moj Zonje e llogjikoni sic duhet. Kush po e percan Kosoven?! SHBA qe i dha pavaresine?! Po mendohuni para se te flisni. Del nje njeri pa asnje merite e perfiton nga demokracia e brishte e Kosoves dhe nga mekatet e te tjereve e qe te mbaje tezat e veta te paprekshme (se vetem nga ato vjersha erdhi ne pushtet) e con popullin e Kosoves nga shiu ne bresher. kane ndryshur kohet zonje, ska revolucione permanente (te pershersme) pasi jane vetevrasese dhe veteshkaterruese. Pastaj per pushtet u terhoq komplet Albini nga tezat “pseudo-nacianaliste” pra ai te fut ne aventura te rrezikshme.

      1. Arjan says:

        O Dea ku jeton Ti ne afrike,Nuk shikon qe Vetem dy shtetet shqiptare Nuk Po demokratizohen ne ballkan ,ku korrupsioni eshte Shume I madh . Tani o ne si popull Nuk shkeputemi dot nga NJESHI o qeveritaret tane Nuk Jane ne terezi.Qe Te flas per albinin cfare Ka ne tru apo kujt I eshte shitur Nuk mund Ta parashikoj sigurisht si 30 vite me pare qe asnje Shqiptar Nuk e mendonte se sali Kerma do Ti bente gjemen ketij Populli do Ta shiste pa problem interesat kombetare dhe MERUA jot do Ta ndihmonte Saliun ne tragjedine e tij Te cmendur kunder popullit Shqiptar.Si mund Ti besohet meros qe deri dje I sherbeu kastes saliniste dhe sot I ndihmon rahmutit qe hyri ne politike me premtime Te medha l por edhe ky Po I afrohet saliut.nuk e kuptoj Pse Ka frike merua mos Albin kurti behet baba i kombit dhe rahmuti ngelet me gisht ne goje.Rahmuti I eshte bashkuar krahut politik Te hashim thaqit qe Ka mbledhur rreth vetes njerez Te korruptuar dale boje qe Deri tani I Kane bere gropen kosoves dhe Shqiptareve si komb.Kurti Ka fituar votat dhe I takon te udheheq por si mund Te parashikosh ti se Po na kthen ne komunizem dhe do shitet si paraardhesit e tij.

        1. Dea says:

          O Arjan! Mund te jetoj dhe afer shtepise tende nuk i dihet! Me ben pyetje pse Shqiperine ka 30 vjet qe e xhirojne Saliu me shoke!? Pergjigja eshte sh e thjeshte, “qekur pjesa derrmuese e popullit shqiptar nuk hap te lexoj nje liber! “Po, dhe per aq kohe sa ju pelqen mendja e vete…rast studimor! Qekur thua “dy shtetet Shqiptare”…. kush ja dha pavaresine Kosoves dhe e beri shtet te pavarur?! Ramushi?! Shqiptaret i mban mbrapa edhe tangerlliku mqse pyete…Edhe te marret me punet e tjeterit! Albinin ta kam falur per baba se mua me del babai qe kam. Dhe te siguroj nje gje( se ma thone keta keta afrikanet ketu ne afrike), dita qe Albin Kurti behet “baba i kombit” eshte po aq e afert sa dita qe token e pushtojne alienet.

    2. Tetovari says:

      E ke then me vend at fjal te vjeter nuk e lan as 100dit me qeveris se u pat hi uji nder b…th, e ubashkun dreç e dushmana kunder Albinit, por shqiptaret prap dot fitojn psh.

  7. Arjan Kola says:

    Dua te them dicka per ket “shqiptarin” ktu lart. Je ne te drejten tende te kesh opinion kunder artikullit. Te shprehesh mendimet e tua. Por vur emrin dhe fotografine tende si artikull shkruesi dhe gjithcka do duket normale.
    P.S. Te me falni se nuk me kujtohet emri I personit qe e ka thene kete : “Interneti ju dha goje budallenjve”

  8. Artan says:

    Si perhere medjemprehte Mero Baze!

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Ne parim jam liberal dhe I majte ne politiken Amerikane. Por pas Klintonit, me shume per Kosoven kane bere administrata republikane. Obama madje 8 vjet e la Serbine te rrefuzonte sistematikisht egzistencen e Kosoves si shtet. I shiti (dhuroj quaje si te duash) Kosoves arme dhe mjete ushtarake por ne marreveshje bilaterale e la Kosoven plot 8 vite mbrapa ne vend numuro.. I krehu bishtin te korruptuarve ne Kosove dhe vrasesve ne Serbi dhe as e cau derrasen fare si do shkonin punet vetem lufte mos te kishte ne ate rrajon.. E perkthyer, prush I pafikur.. Trumpin mund ta quash cfare te duash por po mos te kishte ndodhur kjo epandemi, Kosova do njihej si shtet pa asnje shkembim territori dhe vetem shkrirje kufijsh.. Kjo do kishte ndodhur.. Kufijt Kosova I ka ska cfare te ndaj.. Haradinaj flet mut sepse Mali I Zi I morri ca qindra jo vetem maja malesh por edhe dyshezat e saj ne anen tjeter (ska pik llogjike nje ndarje e tille edhe ushtarakisht). Isha kunder, por per hir te bashkepunimit te mire me Malin e Zi e kaperdiva. Serbia sna merr dot me asgje.. Asgje… Propagant e Hajradinajt dhe Albin Kurtit.. Karrierista.. Thaci jepi nje shtyse kesaj ta perfundosh dhe retire.. I admire you…

  10. Prishtinali says:

    Nje gje duhet te dish Mero,Grenell eshte super rrote k..i per politike.

  11. Konica Usa says:

    Duke qene se qendrimet e Albinit per Kosoven kane qene gjithemon te gabuara,a nuk kame te drejte te ngre hipotezen se mos kemi te bejme me nje veprim te qellimshem?! Thjeshte hamendesoj,pse ky individ nuk ka asnje qendrim te drejte dhe ne interes te Kosoves deri tani?!

  12. antiharresa says:

    Thjesht SHBA nuk pjerdh askend ashtu sic nuk pordhi per askend kur shkaterroi milloshevicin dhe antishqiptaret qe I lepiheshin atij dhe I dhuroi pavaresine Kosoves.Natyrisht qe ShBA do ta cmontoje edhe planin e gazjellesit Southstream 2 ruso gjerman qe e fut europen nen sqetullen ruse.Muhabetet e tjera Jane vari @rin per politike rurale ballkanase .

  13. Kuq e zi says:

    Po mire i nderuari mero nuk harxhove asnje fjale per vucicin ndersa per albinin e ke mesataren tre botime ne dite … natyrisht kunder
    Kur thaci kryeminister filloi bisedimet me serbine ne bruksel tha
    Ne do pranojme ujdite nqs shba dhe be do jene te nje mendje
    Po sot?
    Askush nu ve ne dyshim shba si aleat ata e bene kosoven te pamvarur e njohen shtet dhe i thane be-se tani eshte e juaja merreni dhe i pajtoni
    Nqs shba si miq qe jane duan te hyjne ne loje prape mire se vijne por me pare duhet te thone qe brukseli ska me pune per kete pajtim perdryshe vetem prishin pune
    Ajo qe skuptohet nga ana e shba eshte se ajo hodhi poshte nje qeveri te ligjshme dhe mban ne pushtet nje president qe ska tager ne bisedime meqe kosova eshte parlamentare
    Kjo mua me duket sikur alsisi i egjiptit por ajo qe skuptoj eshte kush ne kosove apo shqiptar ne ballkan eshte kunder shba-ve ?
    qe keta kane nevoje per keta lojra kur dihet qe do paguajne pasoja te vetmit aleate qe kane ne ballkan?
    Thaci qe ka dhene shume per kosoven nese mendon qe kosova mund te behet nga nje njeri i vetem me mire te vdese kosova sot sesa neser

  14. Pedro i ri says:

    Albini eshte modeli i udheheqesit qe i duhet Kosoves dhe Shqiperise.
    Z Baze, je realist, mos mba anen e gabuar

  15. Marku says:

    Zoti Mero ! , eshte i cuditshem dhe I pashpjegueshem fakti se si ka mundesi qe pjesa me e madhe e
    “intelektualeve” tironas
    kane qene dhe mbeten ne
    sherbim te cdo kujt dhe cdo gjeje antishqipetare . Si ka mundesi qe keta “stratege” “largpames” jane gati ti dalin zot cdokujt tjeter pa dallim se nga vijne dhe cfare te kaluare kane , nderkohe qe I kundervihen cdo gjeje shqipetare.
    Vetem tirona ka prodhuar dhe vazhdon te prodhoje “stratege” te tille . Zoteri I nderuar te lutem shume zgjohu nje dite nga shtrati ne krahun e duhur dhe imagjino nje komb shqipetare te fuqishem ne ballkan , imagjino nje shqiperi dhe kosove te fuqishme ushtarakisht . Fillo dalengadale te ndjehesh krenare per kombin tend me qene se eshte e dukshme se nje edukate te tille “intelektualet” tane se kishin te ushqyer kur ishin te vegjel. Askush nuk do ta mbroje ceshtjen kombetare shqipetare me shume se ce mbrojne vete shqipetaret .
    Kosova ka prodhuar e prodhon cdo dite djeme dhe vajza qe Jane krenare per kombin e vete.
    Meqenese zotrote kontrollon nje gazete shqipefolese fillo ta trajtosh ceshtjen kombetare shqipetare me pak me shume tifozllek se sa ate greke . Shqipetaret e vertete Jane ata qe ne momente te mjergullta
    historise ngrihen dhe perballen me
    cdo plan antishqipetare . Dhe te jesh I sigurte se ato momente kane ardhur dhe Jane ketu . Ndoshta zoterinjte e nderuar
    Gjem ( Jim) Gjema ose Harry Bajraktari kur iken nga vendlindja
    ne kohen e pushtimit fashist serb nuk kishin ndonje “shkollim te larte ” sikurse zotrote , por ato kishin dhe kane zemra 100% shqipetare . Edhe Joseph Dio Guardi si nje ” italian ” qe eshte
    nuk kishte se perse te merakosej per ceshtjen kombetare shqipetare,
    por edhe zemra e tije eshte 100% shqipetare . Zotrote mund te besh shume teper se sa te gjithe ato sepse e kontrollon nje gazete shqipefolese , dhe mund ti japesh njerezve shprese dhe frymezim.
    Por ne te kunderten juve keni zgjjedhur te punoni kunder ceshtjes kombetare shqipetare .

    1. TR says:

      PROFESOR TELAKU , AKOMA NUK E DIN ,QE SHQIPERIA ETNIKE , NUK ESHTE PA TE GJITHA PJESET SHQIPETARE TE GRABITUARA . TE GJITHA TROJET SHQIPETARE DUHET TJ KGHEHEN SHQIPERISE , POF KETE NUK MUND TA BRJE TRAMP ,POR NDOSHTA NJE PRESIDENT TJETER SI CLINTON .

  16. Sllavo Mongolian Komunist says:

    Albin Kurti eshte Ajka e Shqyptarise..i vetmi qe ka rreth 20 vjet e qe gjithcka ka thene po del e vertete..gjithmone konsistent ne mendime e veprime..me ballin lart e shtyllen kurrizore drejt..sado qe t’mundoheni ta zhytni ne batakun qe ju kapluar nuk ja arrini se perfaqeson fisnikerine e pa-korruptueshme t’Shqyptarise..kurse ti Ymer Baze ne anen tjeter je thjesht nje mize kali qe kush t’paguan me shume e kush kundermon ere me t’keqe i futesh poshte bishtit..

  17. LV says:

    Si gjithmone zoti Mero, mundohesh te ruash etiken gazetareske, por kjo i jep guxim qarqeve reaksionare shqiptare qe te na shesin sapunin per djath. Shume bythelepires te Kurtit po na mbushin mendjen me shkrimet e tyre se Kurti eshte Gjeni. Ne te vertete Kurti eshte thjeshte nje i shitur tek serbi. Per ti shpetuar eleminimit fizik ne burgjet e serbit, ai pranoi te punonte per ta. Kete e verteton jo vetem thashethemet qe ne ate kohe e deri me sot, por edhe deshmi(bile para ca ditesh ketu ne kete portal), se si ai akoma takohet me agjente te BIAS. Kjo ketyre kurtisteve nuk ju intereson. Atyre bile nuk ju intereson as veprimtaria e tij armiqesore dhe kunder interesave shqiptare qe nga koha e Rambujese e deri me sot.
    Edhe ne kete leter mbeshtetesit e tij mahniten nga gjenialiteti (idjotesite) e kesaj letre qe nga fillimi e deri ne fund.
    Kjo leter eshte e pa nevojshme fare ne kushtet e sotme kur Kurti eshte i rrezuar. Provokimin qe i ben Amerikes dhe Evropes, duke deklaruar Evropen te paren per te marre ne dore fatet e Kosoves, eshte shume i rrezikshem. Lista qe ka bere, per antaret e delegacionit ka vetem vleren e nje letre higjenike… “Platforma” plot kontradita te tij, pa duke vazhduar me idete kontraditore te diallogut pa kushte (por duke vene kushtet e Kurtit) e deri ne idene e tij gjithe perfshirese, jane nje demogagji qe qe skane asnje lidhje llogjike. Gjitheperfshirese perfshin edhe kufijte, por Kurti aty per aty kundershton vehtveten duke I thene Lajcakut se ne tavoline nuk do kete harta. Kuptohet kete e thote per “patriotet” si ai ne Kosove.
    Ky rruplallist e di mire qe kur do shkosh ne dialog nuk mund te vesh kushte. Ai e ka mbushur kete leter me kushte “patriotike” nga nje ane dhe premtime qe bien kunder ketyre kushteve. Vetem nje rrumpallist si ai di tu beje mendjen pordhe “patrioteve” te Kurtit qe lexojne vetem emrin e tij por jo dhe cthote Kurti.
    Qe te mos zgjatem shume, them qe kjo leter eshte vazhdim i politikes se Serbit per te sabotuar bisedimet.
    Taktika me e mire ne kete strategji eshte rrumpalla. Albini ne kete leter duket kontraditor dhe idjot. E verteta eshte pak ndryshe. Ai si dhe Sala punojne sipas platforms se imponuar nga agjentura serbe qe e ka emrin rrumpalle.
    Kurti me kete leter provokon edhe personalisht inteligjencen e Lajcakut. Kuri mendon se ai do ndjeki politiken e Sllovakise kunder Kosoves per te sabotuar interest kosovare, por Lajcek i jep mesim. Ai i thote qe do takohemi “mbas te vjelave” dhe I thote qe te merret me koronavirusin gjate kesaj kohe, duke I deshmuar Kurtit qe ai eshte nje idjot dhe nuk kupton se Lajcek eshte perfaqesuas i Evropes dhe jo I Sllovakise. Ai ka platformen perendimore si kushtetute dhe jo ate sllovake apo kurtiste. Kurti ne kete pike sillet tamam si Sali Berisha ne bythe! …

  18. Star says:

    Shkurt dhe sakt.
    Lehja e rradhes kunder Kurtit,per persheshin e radhes.

  19. Shkoder says:

    Ja ke fut KOT Mero .
    Po KOT krejt veç.

  20. Tetovari says:

    E ke then me vend at fjal te vjeter nuk e lan as 100dit me qeveris se u pat hi uji nder b…th, e ubashkun dreç e dushmana kunder Albinit, por shqiptaret prap dot fitojn psh.

  21. Tetovari says:

    O i nderuar po ça ti bejsh edhe meros e do komentus qe vjellin ver kunder Albinit se frigohen per bashkim kombtar, nuk duhet me than Shqipri e madhe por Shqipri e bashkume tfl .

  22. Kanina e ismailit says:

    MERO DJALI, ALBIN KAPEDANI NUK KA TE KRAHASUAR ME ASNJE POLITIKAN NE ASNJE TREVE SHQIPTARE!..TE GJITHE E HARRUAN SAKRIFICEN E ATYRE DJEMVE TE NENAVE SHQIPTARE QE LANE ATDHEUN E TYRE ME GJAK PERFSHI KETU EDHE RAMUSH HARADINAJN.SA I PERKET THACIT DHE MUT-STAFES JANE E PJELLE E LABORATORIT E BEOGRADIT.
    TE RROJE SA MALET ALBIN SHQIPERIA!

  23. Noc Rroku says:

    Shqiptaret vetem te verteten nuk e duan.Sa me shume ti mashtrosh e sa me thelle te ua fusin,aq me shume te duan.Kurti eshte nje marksist-leninist ,pupulist,egoist qe kurre ska per te qene lider.Kurre!

  24. Selim Shpuza says:

    Dakort mor Mero,se ti anon nga Thaci,por na shpjego perse Amerika nuk e detyron Serbine te njohe me pare Kosoven e pastaj edhe qeveria e saj te heqe taksen??? Pastaj kur vete Amerika e ka njohur Kosoven,ç’pune ka qe e trajton Kosoven here si mish e here si peshke?????

    1. ashtu kot says:

      Selim Shpuza, ke ngateruar rradhen. Bisedimet ishin pikerisht cekani qe Amerika do detyronte Serbine te njohi Kosoven. Nqs do ishte arritur nje marreveshje dhe Serbi nuk do pranonte ta njihte Kosoven, ahere cekani amerikan do i binte Vuciqit ne koke. Per anallogji te kujtoj Rambujene. Ne mes te bisedimeve, gomar Haradini ndryshoi rregullat, sepse donte te hiqej mbrojtes i Gjermanise dhe degjoi Sali Serbin te vinte taksen. Ne kete moment historik sulmoi Thacin qe po bente bisedimet, i nderyri atij ne punet e tij, e shpalli armik ate bashke me Edi Ramen. Sali Berisha shpalli Haradinin patriotin me te madh Shqiptar qe nga koha e Skenderbeut. Sulmoi Ameriken dhe i beri sherbimin me te madh Serbit sepse eshte patriot qe u kethye ne kerric gomari.
      Kjo beri qe situata te ndryshoje. Ti i dashur Selim nisesh nga kjo situate e re, kohen kur Amerika ju sugjeroi te hiqni taksen dhe te filloni bisedimet, per te spjeguar historine. Historine do ta nisesh pikerisht diten qe Haradini vuri taksen, diten qe ne shqiptaret vendosem te “shkaterrojme” Serbine. Ne te vertet historia duhet te kethehet tek bisedimet dhe pastaj te te mbetet qejfi se pse Amerika nuk po e sulmon me bomba Serbine. Ti tregohesh naiv me konstatimin tend sepse thua ne do ja fusim me grushta dhe shqelma Aerikes dhe ajo te vazhdoje te na duroje. Keshtu eshte jeta?
      Duke e matur vehten me hijen e mengjezit, mendoni se do e shkaterroni Serbin dhe do i qini nenen Amerikes. Politika eshte kompromis dhe jo une hedh vickla dhe ti perrmejr ne brek nga frika…Ne te vertet kjo eshte politika qe deshiron serbi. Po vazhduat keshtu, per nja 3-4 vjet do ta keni Serbin ne dyshek….

  25. aktualiteti says:

    M.B tregohet i kujdesshem kur shkruan se “…c’do teori qe USA do ndarje te Kosoves dhe UE do unitetin e saj eshte nje mashtrim propogandistik…”. Po ama ka nje ide konkrete me emrin ‘Shkembim teritoresh” Kosove-Serbi, por kete ide konkrete me emer konkret M.B “si padashur” harron ta thote, biles me mire nuk guxon ta shkruaj se nuk ekziston!
    SHBA e BE jane krejtesisht te ndare per Kosoven. Mohimi i kesaj ndasie nuk quhet tjeter vecse miopi politike .

  26. L.K says:

    O popull i keq…o arrnaut
    Si nuk kuptuat nje here se cfare eshte e miraa juaj…
    Po e filloj nga fundi
    1) Albini eshte nje njeri shpirtzi dhe pa koncepte per kosoven.Mendon se gjerat zgjidhen vetvetiu.E kam fjalen per politiken e njohjes se kosoves.
    2) Ramushi qe shan ameriken per plan sekret…pasi e qiu mire e mire kosoven…u kujtua me vonese.
    3) Hashimi…e filloi mire por u vonua shume ose u tregua i ceket
    4) Permbledhje. Arrnaut ishim e arrnaut ngelem
    ( arrnaut…do te thote fiks: koforte por jo ne menyren qe ua kane shpjeguar,budalla kokeforte njeri qe nuk di se cfare eshte e mire per te…eshte si ata tipat qe thone gjithenje jo per cdo gje)

  27. Trotski says:

    Eshte e Qarte si Drite e Diellit ,qe Albin Kurti ka deshtuar me veprimet e tij Anti-Amerikane.Po kush na e solli Pavarsine e Kosoves????? Thirrini Mendjes O Kosovare !!! Se pa Ndihmen Amerikane As per 1000 vjet nuk fitonte Pavarsine KOSOVA.

  28. realitet ballkanik says:

    Per te kuptuar se sa e pavarur eshte Kosova mjafton ti hidhet nje sy atij flamuri te imponuar qe nuk e sheh dot me sy asnje kosovar .

  29. Millosh Gjergji says:

    Mero merre ti Grenell’in tek ty në shtëpi dhe bëni të gjitha obskuritetet homofile, por lëre Albinin të qetë, ngase ai edhe nëse është i majtë nuk i urren homofilët, sëmundje që të ka kapë ty dhe homofilët e fjetur. S’na fole as edhe njëher për dështimet e mikut tënd Grenell në diplomacinë perëndimore. Cilat janë politikat përçarëse të tija sidomos n’gjermani, aty ku takohet vetëm me fashistët e AFDës dhe injorohet nga elita politika gjermane. “Rri para kive” thotë kosovari. S’ka troje për të falur Kosova. Po deshe ti ta përmirësosh imixhin e kosovarëve para mikut tënd Grenell, falja atijë një nga shumë objektet që përfitove nga qeveritë shqiptare.

  30. lushi says:

    omero e ke dh…. fare muhabetin kohet e fundit.
    te kemi lexuar me endje artikujt r tu,
    Rri mor burre ne anen e te varferve popullit te thjeshte) ,se borgjezise nuk u mungon gje ,vec freskut qe u beni nje tabor gazetaresh sic je bere edhe ti,fevzo,balla etj.
    Bej dhe botoje nje sondazh Dritero Agolli (njeriu i popullit) Vs Ismail kadare (njeriu i oborrit) dhe do shohesh se popullin di dhe vlereson njerzit e tij.
    rri nga ana e fukarenjve te te kujtojne kur sdo jesh o mero

    1. Dea says:

      Keshtu te shiten Albinrat mor mik! shiten si ne krahun tend, qe ti te jesh gjithmone “popull”. Ceshte ky mentalitet populli qe duhet te rrije ne fukarallek?! E habitshme…

  31. Visi says:

    Oo Mero meqenëse po flitet për kompromis me Serbinë atëherë kompromis Serbisë mund ti ofrojë BE ja ,duke e pranuar Serbinë në BE, për dallim nga SHBA ja e cila nuk ka çfarë ti ofrojë Serbisë pos tokë të Kosovës.
    Shto këtu ndikimin e fortë të lobit serb në administratën Tramp ku i dërguari Palmer është dhëndër ( kishte deklatuar se pas pensionimit do të jetonte në Beograd)
    Ndërsa në dy intervista Daniel Server u deklarua se Grenell është i ndikuar nga lobi Serb.
    Prandaj aktualisht nuk mund të pritet nfonjë marrëveshje në favor të Kosovës.

  32. Shqiptari says:

    Asgje e re nga Fronti Baze, vazhdon ta shohe realitetin ne Kosove nepermjet vrimes bythes Edi Rames.

  33. Luigji says:

    Zoti Kurti mund te kritikohet per shumë gjere sikur tegjith politikanet shqiptar, por paramendojeni njeher Kosoven pa levizjen VV dhe zotin Kurti. Bashkimi i komunave Serbe sipas marrveshjes se zotit thaqi do te ishin realitet.

    Dasht apo nuk dasht ta pranoni realitetin, por VV vendosi standarde te reja me Programe politike , qasjen ndaj qytetarve e shumë gjera tjera .

    Sa per zotin Grenell…. ai eshtë Karrierist dhe mendon vetem ne veten e tina.
    Me dy ZOTIME ( marrveshje ) e do Tweets levdata per zotin Trump nga ai, presidenti Vučič e president Thaqi, Grenell u ba Koordinator i agjesioneve ne shtepin e Bardh, e keta dy tjert paten nje Tour ne shtepin e bardh.
    Kush po perfiton ktu, njerzit/ shtetet apo politikanet e sapo permendur??!!

    Po qe se zoti Kurti do te ishte i njejt, ai do te ishte zmbrapsur pas ter ati pressioni qe ju ba, pa pas nevoj me ardh deri te mocioni.

    @ zoti Baze, nese ke ndonje Idee qe ndihmon ne nje zgjidhje per te mir te tegjithve urdhro dhe thuje. Nese JO ma mirë merru me ndojne Blogg per lule, bleta, male etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje