Koordinatori për situatën e Emergjences, Arben Ahmetaj deklaroi se brenda institucioneve qeveritare është duke u diskutuar paketa e dytë ekonomike. Në këtë paketë do të synohet të përfshihen disa kategori, që janë lënë jashtë në paketën e parë.
“Është duke u diskutuar. Po diskutohet me detaje mundësia, burimet, por sigurisht që është dinamike”, tha Ahmetaj i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se kur parashikohet të konkretizohet kjo paketë.
Ahmetaj tha në studion e “Opinion” që mes kategorive që po shihen për t’u përfshirë në paketën e dytë, janë prindërit që duhet të punojnë, por kanë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë mundësinë t’i dërgojnë në kopshte apo shkolla, punonjësit e shkurtuar nga sipërmarrjet e mëdha private, apo dhe biznese të lejuara për të punuar, por që realisht nuk funksionojnë dhe nuk gjenerojnë të ardhura.
“Por një gjë po ju them. Sot është data e fundit që mendohet që këtu do jetë informacioni i fundit bazë që do merret për listëpagesat”, tha Ahmetaj duke iu referuar deklaratave të bizneseve.
Lidhur me mundësi abuzive nga ana e bizneseve, Ahmetaj u shpreh: “Jemi duke skanuar ndërmarrjet që heqin njerëz dhe deklarojnë të njëjtin nivel pune. Në këtë rast hyn në krim tatimor, në gjobë për punonjësit. Historia nuk është e thjeshtë për çdo lloj manipulatori”.
Po ndermarrjet qe kane punuar me sakrifica per te mbajtur biznesin.edhe.me humbje? Nje pjese e punonjesve per aresye te ndryshme s’ kane ardhur ne pune. Ok keta do te paguhen. Po te tjeret qe kane ardhur patjeter s’do te vine. Se shpresojne te paguhen.
Pra biznesi mbyllet. Mendoj qe Qeveria duhet ta shikoje kete.
Duhen llog te gjitha efektet. Patjeter qe ka formula.edhe per kete, por duhet menduar.
Thohet “cilat jane kategorite” o injorante.