Shqipëria do të eksportojë sot 300 tonë perime drejt Kosovës. Gati dërgesat dhe në Maqedoni

9 Prill 2020, 09:04Ekonomia TEMA

Shqipëria do të eksportojë 300 tonë perime drejt Kosovës, ditën e enjte.

Këto perime janë prodhime të fermerëve të Myzeqesë.

Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona.

Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka folur gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnjë.

“Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit. Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve”, tha ai.

Sipas Hajdarit, i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.

2 komente në “Shqipëria do të eksportojë sot 300 tonë perime drejt Kosovës. Gati dërgesat dhe në Maqedoni”

  1. Sociologu says:

    Bravo,Ky eshte minishengeni.
    Nuk kemi nevoj per sllave.

  2. Santa Quaranta says:

    Shume mire se i shitni me 300 lek dhe ata i bejne turshi dhe na i shesin 3000!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje