A po e kthen Rama timonin majtas?

11 Prill 2020, 12:38Politika TEMA

Kjo krizë tregoi se, pas shtatë vitesh, Rilindja e humbi debatin ideologjik, se një grusht të pasurish ishin lokomotiva që do ta shpinin përpara këtë shtet të dobët

Nga Andi Bushati

Pasi përmbi gjashtë vjet u soll si një dishepull i bindur i politikave neoliberale, Edi Rama ka dhënë shenja se po e lëviz timonin majtas. Kriza rënqethëse e Covid -19 dhe pasojat shkatërruese që ajo pritet të ketë në një periudhë afatgjatë në ekonominë e vendit, po e detyrojnë kryeministrin ti rikthehet besimit tek publikja, para se ta lërë gjithçka në dorë të tregut.

Në më pak se një muaj shenjat janë të qarta.

Me anë të garancisë sovrane shteti i jep oksigjen kompanive të mëdha, që të paguajnë pagat e punonjësve të goditur nga izolimi. Qeveria hyn brutalisht në marëdhënien private mes qiradhënësve dhe qiramarësve, duke favorizuar ndjeshëm ata që paratë i kanë me punë dhe jo me rentë. Bankat urdhërohen të mos shpërndajnë divident nga fitimi vjetor që kanë pasur.

Këtyre masave që janë marë pak a shumë ngado njësoj, Edi Rama i ka shtuar edhe ngjyra shqiptare.

Megjithëse për gati një mandat e gjysëm pati si politikë vetmohuse koncesionimin e shëndetësisë tek privatët çudibërës, për të përballuar këtë krizë të rëndë, ai nuk i besoi asnjë spitali privat, asnjë laboratori analizash apo oferte për testim masiv të popullsisë. Gjithçka e centralizoi tek publiku dhe te kapacitetet e tij për përballimin e pandemisë.

Jo vetëm me akte, por edhe me fjalë, kryeministri ka ndjekur të njëjtën linjë. Në një dalje në “Opinion” ai iu kthye një teze të tradhëtuar të fushatës elektorale të 2013, sipas së cilës, ata që fitojnë më shumë, në këtë moment, duhet të paguajnë më shumë. “Edhe ti Fevzi përgatitu të bësh të njëjtën gjë”, i tha ai drejtuesit të emisionit, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të ndihmonte me para mediat e mëdha të prekura nga kriza (ashtu sikurse pati bërë disa herë në kohë normale).

Me nota edhe më të forta u shfaq në “Open” tek Eni Vasili, ku me një ton që do ti’a kishin zili edhe të majtët më radikalë, iu drejtua të pasurve të këtij vendi: “prioriteti nuk jeni ju, por më të varfrit, nëse doni të paguani pagat e punëtorëve, shisni jahtet dhe vilat e treta apo të katërta”.

Se sa larg ngjajnë këto qëndrime me himnet e dikurshme që i thurreshin kapitenëve të ekonomisë, që siguronin punë për të gjithë, se sa të pakrahasueshme janë ato me përgjërimet se shteti është i paaftë ti’a dali me Check Up apo dializën, që mund të bëhen vetëm me PPP, se sa ireale duken në raport me kohën kur investitorët e huaj thirreshin në këtë vend, ku të varfrit shfrytëzohen më kollaj, pasi s’ekzistojnë sindikatat, kjo nuk ka nevojë për koment.

Një gjë është e qartë, kjo krizë sanitare, sikurse po transformon gjithë botën, po e detyron edhe Edi Ramën ti rikthehet politikave të majta.

Ashtu si ngado, ku miti thaçeriano- reganian se shteti është problemi dhe jo zgjidhja, po shkërmoqet para syve tanë, as në një vend si yni, nuk mund të ndodhte ndryshe. Tani të gjithë, nga ShBA në Europë, po aplikojnë masa që shënojnë rikthimin me forcë të fuqisë së publikes.

Por, ndërkohë që në botë po zhvillohet një debat tjetër, ndërkohë që shumë kush po ngre pyetjen nëse një lakuriq nate i servirur një një pjatë supë në tregun e shpezëve në Huan, do të jetë i aftë të ndryshojë sistemin ekonomik botëror, nëse do të transformohet profili i kapitalizmit, a do ta tejkalojmë apo do të hyjmë në një fazë më të rregulluar të tij, këtej nga anët tona dilema është më e thjeshtë.

Ashtu si ngado, edhe këtu tek ne, kjo flamë dëshmoi se një shtet i dobët, i deleguar në duar të oligarkëve nuk të mbron dot kur ke nevojë për të. Ajo na vërtetoi se të gjitha pallavrat me koncesione dhe PPP, ishin një përrallë e hidhur që nuk i shërbente përmirësimit të shëndetit publik, por mbushjes së xhepave për disa. Kur pandemia trokiti, ato na rezultuan kështjella të ngritura mbi rërë.

Me të mirën apo të metat e tyre gjithçka e përballuan, spitalet publike, mjekët e infermierët e paguar me taksat tona, ISPSh dhe i vetmi laborator i njohur nga organizata Botërore e Shëndetësisë që gjendet brenda tij.

Privatët, aq shumë të glorifikuar, nuk na ndihmuan dot as për më shumë teste, as për të mbajtur qoftë edhe një muaj punëtorët në punë, pa ndihmën e shtetit.

Këtë gjë e ka kuptuar i pari Edi Rama. Prandaj ai në kulmin e kësaj krize i është rikthyer ideve të nëpërkëmbura të së majtës.

Por, nëse gjetkë debati po zhvillohet për fytyrën që do të ketë bota pas përfundimit të kësaj flame, këtu tek ne ai është më i thjeshtë: a do të vazhdohet me këto politika edhe pasi e keqja të përfundojë? A na shërbeu kjo që ndodhi që mos i mbyllim ato në sirtar, ashtu sikurse bëmë pas 2013?

Logjika normale ta do që të jetë kështu.

Kjo krizë tregoi se shefi i rilindjes, e humbi debatin ideologjik. Se atij iu shemb doktrina neoliberale ku u mbështet për shtatë vjet, se atij i ra miti i impreditorit çudibërës, se atij iu shkërmoq himnizimi i privates mbi publiken.

Këtej e tutje, ai dhe kushdo pas tij, janë të dënuar ti kthejnë shpinën politikave që u ndoqën. Nëse nuk ndodh kështu, nëse tentojnë t’a ringjallin këtë farsë, s’do mbetet njeri pa e pasur të qartë, se nuk është më punë idesh dhe bindjesh, por thjeshtë çështje xhepi.

22 komente në “A po e kthen Rama timonin majtas?”

  1. Arjan says:

    Masturbohu Andi , mire ben se nuk ka menyre tjeter per te shtyre karantinen …

    1. Durrsaku says:

      Gjithmone pervers Andi. Nuk eshte e fuqishme fjala shqip “i keq “ . Pervers deri ne vdekje. Aftesite nuk i mungojne.

    2. KUTE KEPUTE says:

      Ha se te ben mire o LEGEN I Shpuar
      LEH SHUM Bukur
      Ti kan shplare trut Basha, SALI VIRUSI LIKE FLOLIRI MONA
      Shiko PERPARA o vulhumbur

    3. Ilir says:

      Nuk ka mundesi ta kete shkruar Bushati kete artikull! Diku e ka kopjuar. Po te heqesh emrin e autorit, te gjitha sa thuhen jane te sakta.Sot edhe Trump, po i rikthehet sistemit shendetesor alla Obama Care,aq te luftuar prej tij.

  2. Hysniu says:

    Nje fjali me beri pershtypje kur the: qe kete pandemi e perballuan mjeket dhe infermieret qe paguen me taksate tua sa mer nje mjek apo nje infermier e di zoteria jote tani i quani heronj neser do ti haroni dhe ne fund edhe krye ministri do thote:hodha lumin te dhjefsha kalin.

  3. fevzo says:

    rama ska timon as majtas as djathtas o shoku andi

  4. Shqiptari Ilirise says:

    Jam pjesërisht dakort me ty Bushat.
    Sigurisht që politika e lënies të çdo gjëje tek privati është e gabuar.Por dhe kalimi në ekstremin tjetër,te rikëthimi i shtetit si pronar është i pa pranueshëm.
    Shteti duhet të ketë pronësinë e disa sektorëve jetikë si shëndetësia,arsimi dhe mbrojtja.
    Të tjerat le ti mbeten pribatit.Ndryshe s’kemi gjë!

    1. Arben says:

      Arjan ne jemi nje popull i perveçem mia u lodh tu pergjigjesh injoranteve te covid19

  5. Corona says:

    shko mer budalla, ku ka majtas apo djathtas ne nje lufte boterore. Ne kete lufte nese kerkon te mbetesh gjalle ka vetem bashkim dhe zbatim urdherash. Kokebosh ngele tere jeten, por je edhe hajvan.

  6. Al Kosova says:

    Rama është për popullin shqiptar.
    Andi Bushati, Lubonja dhe kompania e Aleistëve me në krye Zhein, janë ca të mjerë.

  7. Nardi says:

    Sepse ktu nuk ka privat. Ka ca koqe qe me para droge ndertuan disa biznese, dhe nderrojne makinat dhe dashnoret cdo muaj. Ca loqe te cilet shkojne shtate here me pushime jashte vendit, qe nuk kane asnje fond urgjence, por u blejne pallate e makina dashnoreve.
    Ky eshte kapitalizmi i deri dje brekegrisurve pronare shqiptare drogaxhinj, ose u hajduteve qe vodhen paret dhe pronat e shtetit dhe sot ju duket vetja Berluscone.

  8. h says:

    Këtij kërmës i duket vetja se Hegeli i bregut lanës.
    Mbylle mor loqe se ske asnjë peshë intelektuale.
    Ke vetëm kotësi thashethemesh province ,
    që ineresojnë vetëm atyre që i thonë.

    1. Zjarri 6 says:

      Rama eshte per ti qi…re gruan dhe Bushati per ti q..re te 14-at

  9. Rrenimi ekonomik - tipari baze i qeverise Rama says:

    Rama ne 2013 – Do hap 300. 000 vende pune, shendetesi falas, taksa te ulura, rritje pagash e pensionesh, etj, etj…
    Rama ne 2020 – Prioritet im nuk jeni ju (te pasurit), por me te varferit…
    Pas 7 vitesh qeverisje totalisht te deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes, Ekonomine, ku kjo Ekonomi i eshte dhene krejt me koncesion Mafies, del qarte se “Prioriteti” i Rames per me te varferit eshte qe ti varferoje deri ne perzenie nga Shqiperia (zbrazja e Shqiperise nga rinia kryesisht me shume se kurre keto 30 vite deshmon qarte Rrenimin ekonomik, tiparin baze te qeverise Rama)

  10. Mandi says:

    Mirë që kemi ty dhe disa si ty që na informoni se në jemi budallenj dhe nuk kuptojmë,çna ndodh!!!
    Mish me dy sy

  11. iksi says:

    O Bushati , adi ti sa fytyre e ndyt je ti mundohesh qe kumbet ti mbash ne tepsine kapitaliste dhe koken e zemren ne tepsine socjaliste dhe po qe se ndryshojne kohrat me thenè ti , he ju kam thene une me kohe qe kapiþalizmi ka me deshtu (pamvarsisht se nuk ta ka mbajt bytha me e thene por ne mend e ke patur ) se ke thene po perdori dy fytyrat cila te me japin rezultat me cilen fytyre te jetoj me mire ate po paraqes . Po njerez si ty do ti leme vetem me pastru nevojtoret . Nuk te leme vetem , biles do te japim me ty nje ushtfi te tere te fytyres tende duke filluar me kryesurratin Berisha dhe me radhe , Fevziun , Peken , Balliun , Lùbonjen , adashin tend Bejten , Zhejn , Rakipin e Rakipllarat , Babaramen ,Frangajn e Lesin. Qe mos tu ngelet qejfi po ti japim edhe gjithe opoziten e rrugeve qe te beheni nje ushtri e vertete qe te luftoni fort ne kazan te hale medjave o desha te thòshnja te luftoni ne kazan te pilafit .

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Timonin se ka askush ne nje qeverri pervec ekonomise.. Por ju specialistet e kalbur dhe analistet e kazanit keni shpikur tepsine e individit per ate post.. Sju ve faj, fryme komuniste e trasheguar.. Ju ka stervitur dhe mire Saliu plot 30 vjet me teorine e hajdutit dhe ju ka futur ne boten e skepticizmit.. Me pelqen ky shkrim jo nga analiza, por nga qytetarlleku e menyres te te shprehurit (megjithese ndryshe). Lexo cfare ke shkruajtur ketu e 8-9 muaj te shkuara nje shkrim si fondamelist islamik. Karantina te paska bere mire se duket qe nuk shkruan si kazan kur ktheje goten e ballkazanit..

  13. Elvira says:

    Te lumte’ analize objektive

  14. Elvira says:

    Te lumte’ analize objektive’shpresojme te vazhdoje keshtu.

  15. @ says:

    Analize inteligjente …. por jo per klonet e Temes..

  16. katarakti says:

    Njê nga shkrimet më me llogjike të ketij Bushatit që nuk e dua hiç. Ishte paradoksi i “rruges së trete” i Tony Blair-it, i kopjuar gomarshem nga Edi Rama qê udhehoqi keto 7 vjet politiken ekonomike nê vend. Që nê fakt nuk e ndriti. Sidomos me ato PPP-tê e tij ku ishte shteti qe financonte dhe njekohesisht garantonte fitimin e investuesit!!! Kulmi i kulmeve. Ja psh per aeroportin e Vlores: ishte paraparê që ky aeroport të shfrytezohej per 35 vjet nga investuesi i huaj, normalisht italian. Dhe nê rast se ai nuk do tê realizonte fitimin e parashikuar, ketë do ia rembursonte shteti!!! Per fat tê mire kesaj rradhe nuk ishte shteti qe i siguronte privatit edhe paratê e investimit. Por a nuk eshte provuar 100 here deri më tani se investuesit e huaj dalin gjithmone me humbje. Se i fryjnê investimet e tyre dhe i minimizojne të ardhurat. Se per tê arritur kete objektiv blejne edhe tê gjithe kontrolloret e shtetit, deri te ministrat! A nuk veprojne po keshtu investuesit e huaj edhe në Afrike?! Sot kapitalizmi globalist dhe financiar po vihet në pikepyetje në mbare boten. Eshte mire që edhe nê Shqiperi të kalohet në ate qe njihet si kapitalizmi shteteror. Sa me shume ndermarrje publike me llogari më vete. Që tê ardhurat nga kromi, nafta, bakri, uji etj etj të futen në arken e shtetit dhe jo në xhepin e privatit. Se pastaj perfundojne në ishujt Kajman apo në Qipro! Shqiperia ndoqi rrugen më tê gabuar të mundshme që nga viti 1992. Në vend qê t’i kthente rentable ndermarrjet shteterore, o i shkaterroi o i shiti per 1 euro te privati. Dhe dihet rezultati. Tani eshte pak si vone per tê marre kthesen. Edi Rama nuk ka pasur kurre shpirt dhe njohuri prej ekonomisti. Edhe ata qe grumulloi pas vetes ishin po aq tê paafte ekonomikisht sa edhe ai. Por ishin bythelepires të hatashem. “Jeta eshte matematike, e dashur Olimbi” – thuhej nê komedine e famshme “Karnavalet e Korçes”. Por Edi Rama nuk e ka njohur ndonjehere ekonomine, më duket mua. Sot eshte e pamundur që tua rimarresh koncesionet privateve. Mjafton të shihet shembulli i atij italianit: Bechetit. Per nje palo televizion privat qe qeveria ia mbylli, tani Shqiperia rrezikon të paguaje 120 milione euro si kompensim!!! Llogarit të shtetezosh sot pasurite kombetare, siç beri Enver Hoxha nje here e nje kohë. Të hidhet në fyt gjithe borgjezia nderkombetare dhe nuk e merr më veten per 100 vjet. Prandaj kthimi i timonit eshte me vonese. “Makina” e ka marre me kohe tatepjeten drejt gremines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje