Letra për Enverin: Sul Baholli s’po na lejon me festu Pashkët, ka urdhëruar drejtorët e shkollave me i pyet fëmijt, a jan ba synet

13 Prill 2020, 10:30Dossier TEMA

Nga Dashnor Kaloçi

Ndonëse regjimi komunist i Enver Hoxhës e kishte filluar goditjen ndaj institucioneve fetare dhe klerikëve të ndryshëm të tre besimeve që me ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, kur filloi dhe ekzekutimet apo burgosjen e internimet në masë të qindra e qindra klerikëve, ndalimin e fesë dhe prishjen e objekteve të ndryshme të kultit e filloi vetëm aty nga viti 1965-’66-të.

Ndaj vendimit që kishte marrë udhëheqja e lartë të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha në atë kohë, për ndalimin e fesë dhe prishjen e të gjitha institucioneve fetare e objekteve të ndryshme të kultit, gjë e cila fillimisht u kamuflua, duke iu atribuar si një iniciative dhe kërkese të disa organizatave të rinisë shkollore të gjimnazve të Tiranës e Durrësit, (Shkolla e mesme “Naim Frashëri”, Durrës), pati mjaft kundërshtime dhe reagime të ashpra si nga besimtarët ashtu dhe nga klerikët e lartë të tre besimeve fetare, që ushtronin veprimtarinë e tyre religjioze në vendin tonë.

Por reagimet e klerikëve dhe besimtarëve të ndryshëm u acaruan akoma dhe më shumë kur direktiva e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, për prishjen e objekteve të kultit, po bëhej realitet nga drejtues të lartë të partisë e pushtetit në rrethe të ndryshme të vendit, të cilët filluan sulmet ndaj kishave e xhamive, duke ndërsyer fillimisht ndaj tyre nxënësit e shkollave, repartet ushtarake dhe aktivistët fanatikë të organizatave të rinisë.

Në atë kohë kur sapo kishte filluar sulmi ndaj besimeve fetare dhe prishja e objekteve të ndryshme të kultit, disa nga klerikët e lartë dhe besimtarë të shumtë, kujtonin se ajo gjë ishte vërtet një nisiativë e organizatave të rinisë shkollore, apo veprimtari e papërgjegjëshme e organeve partiake dhe shtetërore të rretheve. Dhe, për ta parandaluar atë që po ndodhte, ata filluan t’i dërgonin letëra të ndryshme Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, herë duke dalë hapur me emra dhe herë anonime, ku denonconin veprimet që kishin ndërmarrë ndaj objekteve fetare drejtuesit e partisë dhe të pushtetit në rrethe, duke shpresuar se udhëheqësi kryesor do të ndërhynte me autoritetin e tij absolut dhe do ta ndalonte atë gjë.

Një pjesë e madhe e këtyre letrave dhe protestave që i’u dërguan në atë kohë Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë dhe disa prej tyre, Memorie.al do t’i botojë në disa numra në vijim.

Letra anonime nga Shkodra për Enver Hoxhën kundër Sul Bahollit

Në një nga letrat e dërguara në adresë të Enver Hoxhës nga një besimtar me banim në qytetin e Shkodrës, (e cila është pa emër) dhe ku ai ngre shumë ankesa në drejtim të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, shkruhet:

“Partia si organizatore dhe inspiruese e të gjitha fitoreve të popullit tonë, ka dhënë prova vetëmohimi në çdo drejtim.

Unë në këtë letër e kam fjalën për disa masa të pavend që po merren nga Komiteti i Partisë.

Gjatë luftës N.ÇL. armiku dhe në radhë të parë Kleri, kanë pas zhvillue nji luftë dhe propogand shumë të madhe kundër Partisë sonë, duke thanë se komunistat nuk besonin Zotin, prishin kisha e xhamia etj.

Mirpo në atë kohë kjo tez e tyre asht kundërshtue me të madhe, për ma tepër jan marrë edhe masa kundrejt atyre komunistave që janë çfaqë si ateistë. Çka ngjet sotë?

Po me keq ardhje sot po vërtetohen fjalët e Klerit, sepse në fakt në qytetin tonë janë prishë kisha dhe xhamia dhe disa jan kthyer në depo shtetërore dhe ajo që e ka irrituar më tepër popullin e Shkodrës asht udhëheqja e Komitetit të Partisë të qytetit tonë me në krye Sul Bahollin, i cili e ka shum të zhvillue kultin dhe çka thotë Sula do të bahet, ose të ndryshe të morri djalli.

Ai ka arrit pikën kulminante për mendimin tim, në çështjet fetare, ai sot kërkon të dalë si reformator i ri kundrejt fesë, duke përdor disa forma dhe metoda të papërshtatshme që me bindje të plotë ju si udhëheqës Partie nuk ia keni dhanë një udhëzim të tillë.

Ja se çka ba ky personalitet i shquar: ka urdhëru të bahen formular të veçant që të plotësohen nga sekretarët e Partisë në qendrat e punës në këto pika:

1.Kush mban ikona nëpër shtëpi dhe a do t’i mbani a do t’i hiqni.

2.Në rast se do të vdes ndonji nga pjestarët e familjes do t’i varrosni me prift ose me hoxhë.

3.Kush nga punonjësit ose pjestarët e familjes festoi festat fetare si bajram, këshëndella e tjer.

4.Kush agjinon ramazanin dhe a do t’i bani me i prish nanat dhe baballarët.

5.Ka urdhërue drejtorat e shkollave që të pyesin fëmit deri në klasën e 9, nëse janë të bamë synet dhe a do të bahen.

6.Ka detyrue nënpunësit e aparatit shtetit me shku nëpër lagje dhe shpi në shtëpi me i pyet a keni agjinue dhe na pije nji gotë ujë.

7.Ka pas caktua Muhamet Lahin që asht ken Kryetar Gjykatës me shkue te dera e xhamis dhe me marr emnat e atyre njerzvet që shkojn në xhami.

8.Ka ndalue ramjen e kambanave jo vetëm për festat fetare, por edhe për ramjen e sahatit që asht injoranca ma e madhe.

(AQSH F 14 / A. / Viti 1965 D. 1014 f.2)

 ……………………………………………………………………………………………………………………………………

Letra anonime për Enverin nga fshati Gur i Zi i Shkodrës

Një tjetër letër anonime i është dërguar Enver Hoxhës nga një banor i fshatit Guri i Zi i Shkodrës, i cili ngre disa ankesa dhe aty shkruhet:

I nderuari shoku Enver Hoxha

Tiranë

Ju uroj shëndet dhe jet ty dhe tan Partisë. Unë jam i vjetër dhe nuk kam shkollë, unë jam besimtar katolik. Ushtrija na ka prish kishën e Katundit Renc Guri i Zi, Gajtan. Kjo punë na ka prek randë se qeveria e jonë nuk asht aq në nevojë sa me na zan kishën, ne jemi gadi ta mbroim atdheun, por dona edhe fen, se kush ka fen ka atdheun, prandaj kjo pun asht ba e pa ngjashme për ne. Edhe nji tjetër, për ditë diela na urdhnonin me dal në punë në Kooperativë. Nuk kena kurr pushim. Për Pashkët dhe për Këshnella mos me dal në pun, të ndalojnë bukën e robëve.

Ju lutem dërgo një njeri e na shikjo gjendjen ton pak

Me nderime dhe rrespekt Qeverris

 Guri i Zi Shkodër

 (A>Q>SH> F. 14 Ap. V. 1965 D. 1014 fl.29)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Letra e Komitetit të Partisë së Shkodrës, për Komitetin Qëndror

Letrat anonime me shumë ankesa nda organave shtetërore dhe partiake të rrethit të Shkodrës të dërguar në adresë të Komitetit Qëndror të PPSH-së duken se nuk kanë rënë “në vesh të shurdhër”, pasi aparati i Komitetit Qëndror ka njoftuar Komitetin e Partisë së rrethit të Shkodrës, lidhur me ato shqetësime që kanë ngritur banorë të atij rrethi. Dhe Komiteti i Partisë së Shkodrës i ka kthyer një përgjigjie, ku shkruhet:

PARTIA E PUNES E SHQIPERISE                                                              Shkodër më 20.4.1965

 KOMITETI I PARTISE SE RRETHIT

 Nr. A 2/1

 L a n d a:  Mbi një letër anonime

 KOMITETIT QENDROR TE P.P. SHQIPERISE

 “Degës së Përgjithëshme”

                                                                T I R A N E

Gjegje shkresës tuaj Nr. 33/1 Dt. 21.I/1965

Përsa kërkoni në të sipërmen, ju njoftojmë se për nevoja urgjente të Ushtrisë dhe me aprovim edhe të Ipeshkëvit katolik, është autorizuar Ushtrija të futet në qelën e Gurit të Zi. Por komanda ushtarake, duke marrë parasysh nevojat e mëdha që ka patur, edhe nga ana tjetër kisha me qelën janë nën një çati, kështu që lëvizja e civilëve aty afër nuk lejohet, e ka zënë edhe kishën.

Neve kemi porositur komandën ushtarake që të marrë masa për ta liruar sa më parë kishën, megjithëse nga ana e tyre kjo paraqet vështirësi. Nga ana tjetër ky problem është shtruar edhe me popullin, që kisha do të mbahet edhe disa kohë sa të krijohen kushte për lirimin e saj.

Për çështjen e daljes në punë për ditët e diela dhe të fetsave fetare, kjo është kërkuar vullnetarisht nga kooperativistët duke marrë parasysh nevojat e punës në kooperativë dhe nuk është e vërtetë se janë marrë masa administrative për këtë çështje.

Autorin e letrës nuk kemi mundur ta gjejmë.

KOMITETIN E PARTISE RRETHIT

  Sekretari i II-të

   ……………Çelo

 (A.Q.SH. F.14/ Ap. Str. V 1965 D. 1014, fq 32)

7 komente në “Letra për Enverin: Sul Baholli s’po na lejon me festu Pashkët, ka urdhëruar drejtorët e shkollave me i pyet fëmijt, a jan ba synet”

  1. Gertruda says:

    Per cffare duhen sot keto letra anonime,kur ne kemi miliona halle te tjera me te medha?
    Pse nuk shkruani ankesat qe i behen sot bashkise,qeverise etj per qendrime korruptive te zyrtareve te tyre,por qe asnje nuk u kthen pergjigje?
    Merruni me te tanishmet e jo te shkuaren ne sde jeni trima!
    Por ne fakt jeni plehra!

  2. ABC KORCA says:

    -Kreriket katolit ishin bashkepuntoret me te medhenj te nazizmit.
    – 90% e atyre qe u vrane u vrane per kete arsye.
    -Vete vatikani dhe me i madhi i tyre,papa,e ka pranuar bashkepunimin me nazistet dhe ka kerkuar falje
    -Kreriket tane a do kerkojne ndonjehere falje?
    -Shkaterrimi i shume objekteve kulti,sidomos i atyreve me vlere historike,ishte-eshte nje nder gjerat qe jane te barabarta me nazizmin,madje shkon der ne genocid sepse eshte shkaterrim i trashegimise tone.
    -Sa per marrdhenjet fetare…po ngaterroni marrdhenjet e te krishterve me myslimanet,me marrdhenjet me islamiko arabet.
    Nuk jane te deshirushem dhe nuk kane per te qene kurre ne shqiperi.

    1. KOZi... says:

      Kleriket Katolike emer per emer jane shpallur Martire ! Pra ato qe i denuan quhen Kriminele! Kjo ka ndodhur ne mes te Tiranes. Nen drejtimin e Papes se Romes personalisht. Portretet e Martireve jane prezentuar gjate bulevardit. Ne ceremonine e martirizimit jane marre pjese gjith maxhoranca me ne krye Edi Ramen dhe gjithe Opozita. Jane marre pjese Trupi Diplomatik dhe gjithe figurat akademike te Shqiperise. Edi Rama e bekoi cunin e vogel nga Papa. Ai cuni mos harroni eshte i krishtere Katolik tani.
      Udheheqesit e sotem me president e kryetar parlamenti e te tjere ishin aty ate dite.
      Dhe sic thote postulati – Kush ka dicka per te folur te flase tani ose te heshte pergjithmone. Dhe ju nuk folet,tani heshtni se martiret jane mbi deshmoret !
      Dhe dicka per M,hillin. Ramiz Alia per te treguar se Shqiperia po perparon e hapet ndaj vendeve te botes vendosi te beje lidhje me vendet muslimane qe shumica ishin te lidhura me Bashkimin Sovjetik *(Rusine). Ai kerkoj qe Shqiperia te hyje ne Konferencen Islamike dhe prezentimin e ka bere Ministri i Jashtem Muhamet Kapllani.Pastaj i qendroi vazhdimesise Berisha etj. Po deshi Maxhoranca sot i ka votat dhe mund te largohet nga kjo konference e mos rrijme cdo vit me te njejten teme……tung

  3. M'hill says:

    Njè popull i varfèr dhe me tre Fe èshtè ma keq se njè burrè i varfèr me tri gra, ku seicia ka ‘shatin’ e vet. Idea e PPSh nuk ka qènè e gabuar. Po tè sjellim nè mèndje atè qè Noli ka thènè pèr fetè nè Shqipèri, tè cilat nuk kanè zènè rrènjè nè popullin paganè si ky i yni. Ndaj dhe mbèshtes idenè e mbylljes sè kulteve. Sikur brezi i lindur nga vitet ’60 e lart, por mè mirè ajo klasa politike e ’90 tè kishte bèrè unifikumin e fesè, pasi Zoti èshtè Njè. Mirpo njè farè banditiantishqipètare e futi Shqipèrinè nè L.Arabe duke i dhènè mundèsi qè qèllimisht Shqipèria tè kthehej nè ivitet e injorancès sè sajè. Ky ishte faj i rèndè, nè njè kohè qè rinia dèshironte njè Shqipèri si e gjithè Europa. Pastaj e dimè se çfarè ndodhi, oxhaqet u kthyen nè minare dhe shkollat nè xhamija…….Ky zotèria i memorialit , kur do tè fillojè qè tè hapo arkivat e pas ’90 se ato tè vjetrat ka filluar qè ti pèrsèrisè duke u bèrè bajat.

  4. mendimi says:

    Kleriket edhe biblen e kishin bere strehe te armeve duke e prere ne formen e pistoletes dhe futur pistoleten brenda; kaq katila ishin, kuptohet jo te gjithe.

  5. Mandravellua says:

    Sula ka qen njeri i lig dhe tip kurvari. Po Enveri e falte shume, sepse famillja e Baholleve ka qene mbeshtetje e forte e tij gjate luftes. Derisa e mbushi kupen dhe e flaken si lecke.
    Kur ishte ne Vlore sekretar i pare, kishte 2 dashnore te njohura nga te gjithe: Nje shitese bulmeti, qe per kortezi nuk po ja them emrin (megjithse gjithe Vlora e dinte) dhe nje eksponente te larte te organizates se gruas, qe gjithashtu per kortezi nuk po ja them emrin. Te dyja i perdorte si grate e tija. Edhe burrat e tyre e dinin, po nukk benin ze se kishin frike.
    Ne mardhenie me njerzit ishte shume i flliqur. Te merrthe vesh nje fjale qe dikush kishte thene kundra tij, arrinte ta shpallte dhe armik.
    Ishte burre i lig, i ndyre dhe shume arrogant.

  6. Gur-boshko says:

    Po ne Dardhe te Korces , qe ushtria brenda nje nate thyeu te gjitha kryqet , pra te gjithe guret e varreve qe kishin indentitetin e personit te vdekur !!!!!!
    Une kam degjuar fjalet me peshperimen me dhimbse te zemres te K.Raci qe ne mirebesim mu drejtua vecmas mua :
    – Po ti qe je i ri , a mendon se po te na sulmoje armiku keta drejtues bashke me ushtaret e tyre do te luftojne qe ti mbrojne te gjallet qe banojne ne kete fshat ?!
    Une heshta .
    Por ai me tregoj mua nje histori kur nje topograf Hollandez qe shoqerohej nga shqiptare te armatosur dhe shkonin nga Korca tek mali Gramoz per te ceshtjen e vendosjes se kufijve te Shtetit te Pare Shqipetar . Shqipetaret e armatosur afer hyrjes ne fshatin Dardhe I thane Hollandezit se keta banore jane mjaft te ndjeshem per ceshtjen e kufijve prandaj duhet te dilnin mbi fshat per te kaluar drejt Gramozit.
    Kur ata dolen mbi Dardhe dhe Hollandezi shikoj varrezat e sistemuara me se miri brenda fshatit Dardhe , ai ju thote shqipetareve te armatosur qe e shoqeronin kete te huaj : Mos kini frike ! Me ndiqni mua per te hyre ne kete fshat sepse keta te gjalle qe dine te respektojne te vdekurit me kaq miresi , patjeter qe dine te respektojne akoma me mire edhe ne njerezit e gjalle .
    ================
    Per shkak te asaj ideologjie te pa ideologjishme , diiten e Pashkes ata e urdheruan K. Raci qe te shkonte te pastronte stallen e demave te Kooperatives . I miri Dardhar , ndonese nuk kishte asnje nevoje familjare per te punuar ate dite Pashke , beri lutjen e tij ndaj Zotit dhe shkoj zbatoj urdherin provokues .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje