Italia vazhdon trendin e ulët të numrit të viktimave në 24 orë, por ende shifrat janë tragjike.
Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 566 viktima nga koronavirusi.
Ditën e djeshme, shifra e regjistruar brenda 24 orësh ishte 431.
Ndërkohë, është ulur numri i njerëzve në terapi (3260).
Autoritetet italiane theksojnë se pjesa më e madhe e të prekurve është në izolim në shtëpi.