Vietnam, asnjë viktimë nga COVID-19

13 Prill 2020, 13:53Bota TEMA

Edhe pse në kufi me Kinën, me një kombinim të masave të hershme, testimit të gjerë, karantinimit të fuqishëm dhe unitetit shoqëror, deri tani Vietnami ka arritur të shmangë shkatërrimin që po ndodh në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke regjistruar vetëm qindra raste me COVID-19, OBSH ka vlerësuar reagimin e Vietnamit ndaj krizës.

Statistikat zyrtare tregojnë se aktualisht në karantinë ndodhen më shumë se 75 000 qytetarë. Deri tani janë kryer më shumë se 121 000 teste, nga të cilat janë konfirmuar vetëm 260 raste.

Nuk është regjistruar asnjë viktimë dhe shkalla e infeksionit mbetet dukshëm më e ulët sesa në Korenë e Jugut, Singapor dhe Tajvan, kombe këto, që janë lavdëruar gjerësisht në mediet globale për përgjigjet efektive ndaj pandemisë.

Kidong Park, përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, beson se reagimi i hershëm i vendit ndaj krizës ishte kritik.

“Vietnami iu përgjigj kësaj shpërthimi herët dhe në mënyrë aktive. Vlerësimi i rrezikut u krye në fillim të janarit, menjëherë pasi filluan të raportohen rastet në Kinë”, deklaroi Park.

4 komente në “Vietnam, asnjë viktimë nga COVID-19”

  1. Gruda says:

    Kete poervoje vietnameze te lexoje Rama e te mos na kercenoje me burgje,me drone,me diagace me mitroloz etj pallavra si keto!
    Nuk ruhet dhendeti i popullit me dhune,o kryeminister havarda!

    1. Roberto says:

      O Gruda ! Do beheni njerez apo jo?? Po pse Rama te pengon ty??? Nuk e kupton qe cdo gje behet per te mbrojtur popullin?? Ty ,mua dhe te gjithe te tjeret??? Po kush te kercenoi ty o Gruda??? Pse beheni kaq te trashe dhe cdo gje e kuptoni seprapthi???? Ore rregullin pse e quani dhune dhe ligjet kercenim?? Ti do kohen e Berishes kur ju la rrugeve te vriteshit per nje fjale goje??

  2. taso kume says:

    GJithe ai napalm qe eshte hedhur ne VIETNAM u ka kathyer D,N,A, ne anfibe.NJE popull heroik, respekt ne perjetsi per kete popull.

  3. Sheqerja says:

    Ky shoku Gruda kerkon qe prevojen qe ka nga Shkodra ta shperndajne ne gjithe Shqiperin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje