Kreu i PAA Agron Duka ka humbur njeriun më të dashur, nënën e tij 81 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Duka në rrjetin social.
Ai njofton miqtë dhe të afërmit e tij, se koha e pazakonte e pandemisë na detyron që të heqim dorë nga zakonet e moçme, por ritet do të zhvillohen pas kalimit të kësaj situate.
Postimi i Dukës:
Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.
Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.
Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.
Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!
Ngushellime te sinqerta per ju !
Nenes drite i ndritte shpirti ne perjetesi ,ashtu si drita qe shperndau gjate jetes !
Mesuesja ime e pare. Ka qene nje mesuese shume e mire dhe e dashur.
Nga trendafili del ferra , ka thene ai i pari !
Respekt e mirenjohje per gte ndjeren !
Nga trendafili del ferra , ka thene ai i pari !
Respekt e mirenjohje per te ndjeren !