“Babai im qëndroi 30 vjet brenda nga komunizmi, unë do duroj 30 ditë”, mjeku Arben Beqiri mesazh qytetarëve shkodranë: Kohë të mira do vijnë shpejt

14 Prill 2020, 18:28Sociale TEMA
“Babai im qëndroi 30 vjet brenda nga komunizmi, unë do duroj 30

Kirurgu i njohur Prof. Dr. Arben Beqiri, ka dalë me një thirrje për qytetarët shkodranë, pasi ky qytet është kthyer në një ‘vatër të nxehtë’ të situatës nga koronavirusi.

Përmes një video-mesazhi, kirurgu bën thirrje për autoritetet dhe qytetarët gjithashtu, për një qasje edhe më të kujdesshme por edhe më agresive në menaxhimin e situatës.

Në thirrjen e tij për shtetin, kirurgu kërkon që të intensifikohet testimi në masë i qytetarëve dhe personelit shëndetësor.

Ndërsa në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë për qytetarët shkodranë, mjeku u përcjell këto fjalë: “Kerkon kurajo te mos takosh prinderit, t’ua lesh ushqimet te dera, te respektosh te gjitha porosite per distancimin social. Qytetaret e Shkodres mund te kene shume mungesa, te cilat vetem sa jane shtuar dhe perkeqesuar keto dite.

Por shpirtin e kurajos, sakrifices, burrnine e kane patur gjithmone me bollek!”

Mesazhi i plotë:

Te dashur vellezer e motra shkodrane.

Me shqetesim po percjell lajmet e diteve, ne fast te oreve te fundit per perhapjen e Covid 19 ne qytetin tone.

Per shkak se Shqiperia eshte ne nje mbyllje totale prej me se nje muaji dhe nuk importon me raste nga jashte, si rrjedhoje cdo vater e re qe krijohet eshte rezultat dhe pasoje e drejtperdrejte e rasteve,qe kane qene ne kontakt me nje te infektuar, por qe nuk jane testuar, nuk jane izoluar, duke infektuar keshtu te tjere dhe per pasoje duke krijuar vatra te tjera te nxehta te perhapjes se Sars-Cov2.

Shkodra duket se eshte tashme nje vater e nxehte e Covid 19.

Te dhenat per kete virus tinzar tregojne, qe nje perqindje e larte e personave te infekuar jane pa simptoma dhe mund t’ua transmetojne lehtesisht te tjereve kete semundje, per disa prej te cileve mund te jete edhe vdekjeprurese.

Ne profesionin tim si mjek prej rreth 30 vitesh, gjithmone nese dicka nuk ka shkuar mire ne trajtimin e te semurit, problemin, veprimin ose mosveprimin, apo edhe arsyet e deshtimeve te rralla i kam kerkuar tek vetja, ndoshta tek semundja, asnjehere tek i semuri.

E pra sot kam nje thirrje te dyfishte:

Te paren per autoritetet shqiptare pergjegjese per menaxhimin e situates , qe te intensifikoje testimin ne mase te popullates e para se gjithash te personelit mjekesor pa perjashtim dhe ne menyre te perseritur.

Testimi dhe investigimi epidemiologjik shume me agresiv i shoqeruar me izolimin e te infektuarve dhe trajtimin e te semureve eshte e vetmja rruge per kufizimin e perhapjes dhe me pas rikthimit gradual ne normalitet. Ne kete moment eshte tejet jetike transparenca maksimale mbi shifrat e te infektuarve , te te hospitalizuarve si edhe atyre qe fatkeqesisht humbasin luften me kete virus.

Thirrjen e dyte e kam per ju bashkqytetare:

Kerkon kurajo te mos takosh prinderit, t’ua lesh ushqimet te dera, te respektosh te gjitha porosite per distancimin social.

Qytetaret e Shkodres mund te kene shume mungesa, te cilat vetem sa jane shtuar dhe perkeqesuar keto dite.

Por shpirtin e kurajos, sakrifices, burrnine e kane patur gjithmone me bollek!

Ata jane ngujuar shpesh ne historine e tyre te lavdishme ne keshtjellen e tyre nga turqit, ne qytetin e tyre nga sllavet , ne lirite e tyre per gati gjysem shekulli nga komunizmi, por asnjehere nuk jane mposhtur.

Me me pak buke, por me me shume art dhe kulture, ato jane bere shembull per te gjithe Shqiperine.

Ne fillimin e kesaj pandemie i telefonova nje miku te babait tim dhe timin gjithashtu me banim ne Shkoder dhe nder te tjera e porosita qe te mos dilte jashte shtepise dhe te mbante distance edhe me ato rreth tij.

Ai mu pergjigj : babai im (nje ish klerik i izoluar ne kohen e diktatures) ka ndenjur mbyllur ne shtepi per 30 vite pa kaluar pragun e deres, sigurisht une mund te duroj edhe 30 dite.

Do te doja t’ua transmetoja edhe ju te gjitheve kete mesazh.

Qendroni ne shtepi respektoni distancimin social.

Shpejt kohe te mira do vine per secilin nga ne dhe per te gjithe qytetin e vendin ne teresi.

15 komente në ““Babai im qëndroi 30 vjet brenda nga komunizmi, unë do duroj 30 ditë”, mjeku Arben Beqiri mesazh qytetarëve shkodranë: Kohë të mira do vijnë shpejt”

  1. labi says:

    POR TI ORE DALLKAUK ,GENJESHTAR ,NE SE BABAI YT ISHTE DENUAR 30 VJET NGA KOMUNISTET,KUSH TA DHA TY TE DREJTEN E STUDIMIT PER MJEK NE VITIN 1983.O KE QENE SPIUN O BABA KA QENE AFIJE

    1. mik says:

      labi – Ke te drejte por mos i ven faj autorit !! Gazeta Tema shpesh here me qellim apo per konfuzion, ose per mungese profesionalizmi, krijon rromuje ne shkrimet e saj, dhe ja percjell lexuesit ne menyre te çoroditur, pa senc. Kjo ndodh shpesh here, e te krijon pershtypjen si pul pa kry.

    2. DinPak says:

      Nuk eshte baba i ketij doktori qe ka bere 30 vjet burg, por eshte baba i nje shoku te ti. Mos e merr perpjekur, Ç’eshte ky nxitim? Merre më me qetesi dhe lexoje mire, labi.

    3. Ladi says:

      Jo babai i doktorit,babai i bashkebiseduesit,lexojeni me vemendje.

  2. Kukuleci says:

    Mos ngateron komunizmin me gjak marrjen ky doktori?!

  3. Zaho says:

    Lexoje mire zoti labi!
    Doktori nuk shkruan për babanë e tij

  4. Honi says:

    O lab idioti lexoje deri ne fund shkrimin

  5. Piro says:

    Labi, or trap, lexoje shkrimin e pastaj shprehu. Ti duhet te kesh qene spiun, Jo doktori. Dhe po je burre kerko falje per ato qe ke thene.

  6. Orgj.Phily says:

    Labi lexo mire.
    Dr, thote se I ka telefonuar nje miku,ku i ati I tij nuk kishte salle nga shtepia per 30 vite.Pra nuk behet fjale per babin e Dr.E per bindjen eshte pune e tij.Ndersa per profesionin I ka duret flori dhe eshte I respektu si mjek dhe njeri.

  7. siringa says:

    Per Labin : o koqja è kandarit!

  8. tori says:

    Labush lexoje mire.I jati I dr ka qene veteran lufte.Eshte familje e mire,djale I mire e specialist teper I mire.E ma teper familje qytetare e vjeter shkodrane

  9. Pokeristi says:

    Jam plotesisht dakord me ju doktor.Kam nje sygjerim te vogel.
    Thirjen e pare duhet t’ja bosh me urgjence nje komisjoni mjeko-ligjor qe ne menyre emergjente te mbylli ne spitalin psikiatrik Voltana Demin dhe Sali LuaninVicidolin).
    Do bindesh shume shpejt,qe kurba do kaloje ne renije te lire,per nje shtrirje kohe mjaft te shkurter.

  10. Shkodrani pa pune says:

    Ky Eshte kokra e mashtrues pole ben per bere taste. Ku ka qene ky fare buri gjoja shkencetar nuk ka folur para 1 muaji kur shkodranet zderhalleshin rugeve dhe kafeneve duke sfiduar shtetin

  11. P S E ? says:

    Po c`pune kemi me tet ate ne more zotni , se c`ka
    bere e c`ka pesuar nga regjimi i asaj kohe ? Je mjek
    e i porsa dale nga spitali me semundjen e koronavirusit ,
    njerezit presin t`u thuash dicka profesionale ,pertej
    banaliteteve , ti ben politike e nuk thua asgje nga pozita
    e mjekut ? Ti je thjesht nje fanatik i verber partiak ,
    karakteristike kjo per alabaket qe Shkodra i ka me bollek !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje