Veliaj shpërndan ndihma për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 11: Pas kalimit të kësaj situate, nisim një sërë investimesh

14 Prill 2020, 18:28Sociale TEMA

Ashtu si në 26 njësitë e tjera, edhe në Njesinë 11, Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë të trokasë në shumë dyer, nga “Don Bosko” në Laprakë, “Josif Pashko”, Kodër Kamëz, tek zona e Treshit dhe Bregu i Lumit, për të ndihmuar familjet në nevojë, familjet që trajtohen me paaftësi dhe gjyshërit e vetmuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjet e Esat dhe Ana Xhotës, Hajredin Caushit me bashkëshorten, Çaush Muskollarit si dhe në familjen e Baki Avdolli, të cilët këtë periudhë po e kalojnë të vetëm. Teksa u kërkoi që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë masat e marra, kryebashkiaku i siguroi se për çdo nevojë, do të kenë pranë përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, qoftë për ushqime apo për marrjen e ilaçeve.

“Është një nga zonat më nevojtare, ka njerëz të ardhur në Tiranë vitet e fundit, dhe e kanë gjetur Treshin, Laprakën, Kodër-Kamzën si stacionin e parë. Do vetëm pak kujdes tani”, tha ai.

Vetëm në Njësinë 11 janë mbi 280 të moshuar të cilët jetojnë vetëm dhe këtë periudhë po ndihmohen në ushqime edhe ilaçe nga rrjeti i vullnetarëve i ngritur nga Bashkia Tiranës.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo njësi do të njohë një sërë investimesh që synojnë të urbanizojnë edhe më tej këto zona. “Tani që do fillojmë të punojmë me organizimin e zonave, duhet të punojmë pak më mirë, duhet të bëjmë trotuaret. Se ja si vjen historia, tani që është ndërprerë trasnporti publik, të gjithë do duan vetëm biçikleta dhe vetëm trotuare sa më të gjera”, deklaroi Veliaj

Janë mbi 900 familje në Njësinë 11 që marrin ndihma, ndërkohë që bashkë me të rinjtë e njësisë është koordinuar procesi i shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në vështirësi ekonomike, pensionistët e vetmuar, për të përballuar kushtet e izolimit.

 

1 komente në “Veliaj shpërndan ndihma për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 11: Pas kalimit të kësaj situate, nisim një sërë investimesh”

  1. Shpellari king says:

    Turp per nje portal me shikueshmerine tuaj,qe promovoni nje propagande qe dhe Mao i recolucionit kulturor kinez,do u a kishte zili.
    Neper qendrat administrative te Tiranes,vullnetaret jane te Fresh-it.
    Ç’rastesi e frikshme!!!
    Te njesia nr 10,vijne pakot per ndihma,e hapen per tu zvogeluar sasia e racionet jane vetem me 1 salce,1 vaj,1 makaron,1 oriz,1 kripe,1 groshe.
    E keto ndahen maksimumi ne nje diference kohe prej 2 javesh nga qesja e pare.
    Boll me arritjet,ideollogjike qe u implementohen pa karar…
    Me hoqer mallin e filmit Perballimi.
    Pllani 2 vjeçar,do sjelle begati.
    ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje