BE ndryshon buxhetin, ndan mënjanë 100 mln eurot për rindërtimin në Shqipëri. Soreca: Premtimi mbahet dhe dorëzohet

14 Prill 2020, 15:41Politika TEMA

Ambasadori europian në Shqipëri, Luigi Soreca, njofton se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të siguruar mbështetje shtesë aty ku ka nevoja emergjente.

Ndryshimi i buxhetit përfshin edhe shumën prej 100 milion euro të premtuara nga Komisioni Europian në  shkurt të këtij viti për të mbështetur procesin rindërtimit pas tërmetit të nëntorit në Shqipëri.

“Sot Bashkimi Europian ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë kur është e nevojshme urgjentisht. 

Kjo përfshin 100 milion € të premtuara nga @EUCommission në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. 

Premtimi mbahet dhe dorëzohet”, shkruan Soreca.

Ndryshimet në buxhetin e BE parashikojnë lirimin e 3.1 miliardë euro për t’iu përgjigjur krizës kundër COVID-19 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje