Ilir Meta ka dalë kundra masava të propozuara nga qeveria kundër Covid-19 dhe thotë se është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti thekson se mbështet qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.
Postimi i Metës:
Përshëndes qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.
Siç me të drejtë thekson Këshilli i Europës: “ky virus po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjera të tjera të shtrenjta për ne, por ne nuk duhet ta lejojmë të shkatërrojë vlerat tona themelore dhe shoqëritë tona të lira”.
Veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit, tërheq vëmendjen Këshilli i Europës, duhet të vendosen vetëm me ligj, në proporcion me rreziqet dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.
Është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.
Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.
Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.
Sepse siç nënvizon edhe Këshilli i Europës: “Sfida, me të cilën përballen sot shoqëritë tona, është një sfidë e paprecedentë. Edhe pas fazës urgjente të kësaj krize, shoqëritë tona do të duhet të gjejnë mënyrat për të vënë në vend dëmet sociale dhe ekonomike dhe për të rritur më tej besimin tek institucionet tona demokratike. Duhet të nisë një reflektim i gjerë për mbrojtjen e individëve dhe grupeve më të prekshme në shoqëritë tona dhe për mënyrat e ruajtjes së të drejtave të tyre në një model më të qëndrueshëm dhe solidar qeverisjeje. (TemA)
Kushtetuta ligji nuk thot te vjedhesh.
Meta eshte gati te therrasi : ” O popull,ejani ne miting,te shpetojme kushtetuten” ,kuptohet t’me shpetoni mua, po nuk e dim se kush e pengon. Sa per popullin as i rruhet fare,ashusi nuk e rroji me 21 Janar 2011 ,kur u vrane 4 qytetar e u plagosen shume te tjere. Madje nuk nguroi edhe pse ishin kokepalare. Pse c’presim ne te thote : ” Bravo Rama!” PO zagarin e shtepise se tij me emrin Pretvasili, qe lehu dje ,valle mos e harruam ?
PO PSE NUK HA MORTJA MUT DO TE THONI.. SEPSE VJEN ERA.
sa keq ala se ka mberthy Koronavirusi kte pis muti
Sai kan kushtuar Vilat e Lalzit ktij
dhe te kujt jane Pronat ku banda e krimineleve te Politikes se Shqiperise
jane grumbulluar ?
A ka ndonji gazetare qe i intereson ne ate vennd Drejtesia
dhe Shteti Ligjor ?
Po ndoji nga konet e Pozites ,qe ti kerkoje ktij hajni
te pergjigjet se ku e kan burimin Miljonat e finacuar per Vilat ?
Nqs heshtni para Krimineleve te Politikes
atehere nuk deshironi Shtetin e se Drejtes te gjithe bashke .
Ndoshta votuesi duhet te reagoje ne zgjedhje .
Kjo nuk eshte apsak edrejte te mashtrosh votebesuesin e kalosh kohen
jo me jetiken ate qe i duhet urgjent ktij vendi ,Drejtesi ,
por kalosh kohen me batuta medieve duke injoruar popullin qe te votoj .
Nuk e di se ku ju con kjo rruge qorre e heshtjes .
Ça eshte ky shkerdhate njeri…del hajduti edhe thote te zbatohet kushtetuta….po te ishte zbatuar kushtetuta, ti do ishe ne burg, bashke me ate “Miss Boten “ qe ke per grua, dhe pasuria do ju ishte krhyer shqiptareve…
Per cfar kushtetute flet kryehajduti i floririt qe ky palla e beri president dhe tani na justifimohet se skish ke vinte.
Ik o BAJGE….KUSHTETUTA E MONIKES…BASTARDE.
Njeri I peshtire deri ne palce………
Coronavirus eshte shpikje jashtkushtetuse e Edi Rames