COVID-19, UNICEF: Shtyrja e fushatës së vaksinës së fruthit mund të prekë 117 milionë fëmijë

14 Prill 2020, 13:06Bota TEMA

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se shtyrja e fushatave për vaksinat e fruthit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) mund të prekë 117 milionë fëmijë.

Në një deklaratë të UNICEF-i thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit janë shtyrë fushatat e vaksinave të fruthit në 24 vende.

“Shtyrja e fushatave të vaksinave mund të prekë mbi 117 milionë fëmijë”, thuhet në deklaratë ku vihet theksi se duhet të mbrohen dhe të vazhdojnë shërbimet e rëndësishme të vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bënë të ditur se në vitet e fundit rastet e fruthit janë rritur pavarësisht se ka një vaksinë të sigurtë dhe efektive prej më shumë se 50 vite.

Në vitin 2018 humbën jetën mbi 140 mijë persona, shumica e të cilëve fëmijë dhe foshnje ndërkohë që kjo mund të parandalohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje