“Del në klub në Kamëz”, Ruçi me dorë të hekurt: Një deputet lidhet online nga lokali, do ju përjashtoj. Respektoni dhe kodin e veshjes

14 Prill 2020, 16:40Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me një deputet që sipas Ruçit ka dalë në një klub në Kamëz.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, Ruçi u kërkoi kryetarëve të Komisioneve Parlamentare që të marrin masa ndaj çdo deputeti dhe u shpreh se një prej tyre ‘jep mendimin e tij në Kamëz’.

Ruçi shtoi më tej se duhet përjashtuar nga mbledhja e komisionit çdo deputet që shkel masat dhe u bëri thirrje që të respektojnë kodin e veshjes, ndonëse marrin pjesë në mbledhje, online.

Në fund, kreu i Kuvendit u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë shumë kujdes edhe gjatë seancës plenare të 16 prillit.

Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamëz. 

Në raste të tilla do t’ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.

Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm. 

Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë këtij mesazhi, këtij qëndrimi, këtij respektimi te këtij vullneti, këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh,“- tha Ruçi.

Situata e krijuara nga koronavirusi ka ndryshuar edhe mënyrën se bëhen mbledhjet e komisioneve. Gjithçka bëhet online për të shmangur takimet dhe transmetoht online.

Ndërsa Kuvendi, me anë të masave të forta, do të mblidhet për herë të parë pas pandemisë, më 16 prill.

10 komente në ““Del në klub në Kamëz”, Ruçi me dorë të hekurt: Një deputet lidhet online nga lokali, do ju përjashtoj. Respektoni dhe kodin e veshjes”

  1. Arqile says:

    Te lumte jemi krenar per ty.Te falenderoj nga zemra per punen tende gjate gjithe jetes tende sidomos per seriozitetin dhe kulturen qe ke e rezaton me kedo.Te uroj gjithenje me te miren.

    1. Andi says:

      Ik mer te qifsha robt. Po na trego dhe veshjen si ne kohe te komunuzmit. Po te fusim ndinje pras dhe ty si Tritan Shehut.Malok Tepelene.

  2. Lipe Shtogu says:

    U dashka të bëhet seancë në kuvënd? Kujdes, zonja dhe zotrinj deputet! Nga dashuria e parrëfyer për njëri tjetrin, ju keni dhe zakonin që nuk rrini dotë pa u puthur. Ju edhe pse mund të keni vetëm një ditë ose natë pa e takuar shokun, apo sidomos shoqen, do e puthni se s’bënë. Është një zakon që e manifestonin shumë komunistët, e kishin për shënjë uniteti të çeliktë. Kurse ju e keni për të tretur ushqimin e yndyrshëm me të cilin ledhatoni stomakun.

  3. Tarasi says:

    Çfarë mesazhi more do i jepni popullit ju? Ju jeni të gjithë kurva pa perjashtim

  4. Tarasi says:

    Po ky gazetarusku ku e pa dorën e hekurt??!!! Kapni ndonjë pabuks I fusni gjobë ose e fusni brenda… Këtë punë e bëni mire ju…

  5. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Ai mire qe nuk ka dale nga shpella e vicidolit

  6. ermal says:

    Po ik ore plehre komunist, s’na u ndave gjithe jeten. Po si ka mundesi sekretar i pare me dullen e vazhdon te japesh mend akoma, 30 vjet demokraci. Ik o kriminel mos te ta shohim me bojen se na e shpif, qelbesire.

  7. sadna babul ka bidai says:

    ju respektojme per cka keni shkruajtur po te kuptoni per cka kane ne dispozicion ne vend , ne pushtet ,shkrim , autoritetet duhet te kuptonje qe komentuesit duhet me i kuptu pse ndodhin shume gjera jashte ne te dhene te brendesise nuk edhte cka kane kalu ne vite te shkuara kujtime .po te gjartesojme dhe veretjet qe ulen kush do nje vote kush do nje pushtet te mire dhe siguri te mire ..keshtu populli nuk ju kap si jeni ne vite apo ndodhite qe kane kalu ,duhet qe cdo kush kush ju vene ne karrike duhet qe autoritet te shprehin popullore . cfar thote partia ben populli dhe e kunderta .prandaj cdo zone ka nje kualifikim per cka mund te behet zgjedhja gjartesore mbeshtetje per te gjithe qe kane nje kend qendror vend cdo vend . behet puna me me kujdes qe te rehabilitojme cdo detaj ne te shkruar . kur respektojme veten duhet te respektojme dhe te tjeret .aspekte .

  8. gimi says:

    Ruçi urdheroi per 2 prillin ne Shkodër, dhe te vrarët janë si pasojë e komandantit Ruçi që do mbronte Ramziun dhe Buroistët çobenër.
    Dhe ja sot, shqipëarët e kanë akoma Kryetar. Jo Presidiumi, por Parlamenti e Frontit Socialist-Demokratik.

  9. Pokeristi says:

    O Ermal ji i sakte.me Rucin mos e ngateron me Sali Kokorucin.
    Rucin e njof fare pak,per te mos thene aspak.Ne kohen e sundimit te pare saliist puna me lidhi dhe pata takuar dy a tre bizmesnene te huaj ,njeri me lidhje shqipetare (e shoqja e rritur dhe e arsimuar ne Shqiperi.)Te tre midis te tjerash flisnin me mjaft simpati Per z.Ruci dhe me mjaft perbuzje per dy ministra dhe nje zv. kryeminister te asaj kohe.
    Te them te drejte une per dy ministrat dhe zv.kryeminstrin ju kundervura me shume takt,duke i lene shteg vehtes qe varferija pasurore e kulturore e detyron njeriun e dobet te kerkoje rushfet dhe per te realizuar detyrime shteterore.Por kjo s’kish ndodhur me Z.Ruci kur kish qene e kur me vone kish riardhur ne pushtet.(ate me gruan te ritur ne Shqiperi e takova dhe me vone)
    Atehere te jemi te ndershem dhe korekte.Tjetrin t’a gjykojme dhe vleresojme jo nga “Guna”por nga aktiviteti dhe puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje