Ministeriali online i NATO-s për COVID-19, Xhaçka: Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet. Ekspertiza dhe disiplina e FA rol në përballimin e pandemisë

15 Prill 2020, 19:12Politika TEMA

Ka përfunduar ministeriali i Ministrave të Mbrojtes së Natos, ku për herë të parë mbledhja është bërë online, si shkak i COVID-19.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se COVID-19, është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, por në këtë situatë Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet.

E gjitha kjo sipas Xhaçkës mund të arrihet pasi Aleanca ka aftësitë, burimet dhe forcat për tu bashkuar kundër kësaj pandemie.

Xhaçka ka kërkuar ndihmë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për reagimin ndaj fatkeqësive, si  instrumenti i duhur për përballimin e situatës, e cila gjeti të papërgatitur dhe vendet me ekonomi më të madhe se Shqipëria.

Në mesazhin e saj Xhaçka shprehu mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm, vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe apeloi për solidaritet për përballimin e sfidave të ardhshme si pasojë e pandemisë.

COVID-19, kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës. Solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë.

Mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm. 

Pandemia gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria.

Jam krenare për  kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. 

Ekspertiza dhe disiplina e FA rol në përballimin e pandemisë!

Uniteti politik dhe solidariteti,është mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani. Është koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mirë.

Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme.

Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë. Ndihma përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive, instrumenti i duhur. Kemi aftësinë, burimet dhe motivim për të bashkuar forcat”, ka deklaruar ministrja jonë e Mbrojtjes!

2 komente në “Ministeriali online i NATO-s për COVID-19, Xhaçka: Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet. Ekspertiza dhe disiplina e FA rol në përballimin e pandemisë”

  1. Shqiperia duhet te filloj e menndoj per te ardhmen e Ushtrise saj,
    sepse NATO eshte pothuaj gati per tu shperbere .
    Shqiptaret si gjithmone cdo situate i gjen si guake te papregatitur pradaj dhe
    jemi ne cdo rast te fundit dhe e pesojme nga te tjeret .

    1. Ushtaraku says:

      Ke shume te drejte. Shqiperia duhet te mendoje vertete per FA, por duhet te presim pak sa te mbushe xhepat kjo qe eshte me kete te MM( ose b/ shorti I saj).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje