Një seri abuzimesh janë regjistruar në Hipotekën e Durrësit, për pronat në Gjirin e Lalzit, ku janë të mpleksur drejtues, kriminelë, oligarkë, gjyqtarë e prokuror.
Në këtë shkrim do të sjellim një denoncim me dokumenta ekskluzive që disponon gazeta Shqip, sesi krimi dhe drejtësia janë bërë bashkë, për të bërë “kokë turku” një juriste të Hipotekës Durrës.
Bëhet fjalë për Lusiena Kolajn dhe sot do tju tregojmë peripecitë e saj në dyert të gjykatave, për të vendosur drejtësinë.
E gjithë fabula nis në datën 23 janar 2019, ku kërkohëj shkarkimi nga detyra i Lusiena Kolaj, në bazë të një projekt-raporti të hartur pas kontrollit në ZVRPP Durrës.
Menjëherë pasi u njoh me këtë vendim, juristja Lusiena Kolaj kërkoi informacion, duke bërë një ankesë në datë 31 janar 2019, ndaj këtij projekt-raporti që kishte sjellë shkarkimin e saj.
Në bazë të ankimimit të juristes Kolaj, ngrihet grupi i punës për të marrë në shqyrtim rastin e shkarkimit. Në fund grupi konstaton se Lusiena Kolaj, nuk figuronte në asnjë rresht të atij projekt-raporti dhe për këtë arsye revokoi urdhërin e shkarkimit. Ky është skandali më i madh për një institucion shtetëror.
Pra, kemi të bëjmë me një rast për goditur një juriste, e cila nuk kishte pranuar për muaj me radhë për të firmosur falsfikimet me pronat në Gjirin e Lalzit.
Vijojmë më tej.
Pasi grupi i punës vërejti se emri i Lusiena Kolajt, nuk ishte në projekt-raport por ishte përmendur në mënyrë tendencioze, atëherë revokoi urdhërin e shkarkimit të saj dhe në datë 20 shkurt 2019, ajo rikthehet në punë, në pozicionin që kishte pasur më parë.
Lusiena Kolaj rikthehet në punë por për bandat dhe gjyqtarët e përfshirë në mafien e pronave në Lalëz, ky ishte një lajm i keq. Juristja nuk do të firmoste asnjë falsifikim, përsa kohë ajo do të qëndronte në punë.
Arrestimi nga Arjan Ndoji
Përgjatë disa muajve, ndaj juristes Lusiena Kolaj ishte ushtruar presion për të firmosur tjetërsimin e qindra hektarëve tokë në Gjirin e Lalzit dhe qarkun e Durrësit. Kolaj ka refuzuar vazhdimisht dhe për presionet që i ishin ushtruar asaj, kishte vënë në dijeni të gjitha strukturat shtetërore, që nga Ministrja e Drejtësisë e deri tek Kryeministri.
Të gjendur përballë këtij fakti, ata që kishin interes tek pronat e Lalzit, çojnë në pranga në datë 25 tetor 2019, drejtorin e Hipotekës Durrës, Liridon Pulaj ndërsa kërkohet detyrim paraqitje për juristen Lusiena Kolaj. Asokohe, Zv. Kryeministri Erion Braçe deklaroi se këta zyrtarë të hipotekës, ishin arrestuar nga prokurori Arjan Ndoji, pa asnjë provë dhe në mënyrë tendencioze, por vetëm se nuk kishin firmosur falsifikimet me tokat e Lalzit. Emisioni investigativ Top Story, zbuloi sesi familjarë të prokurorit Ndoji, kishin përfituar me mijëra hektarë tokë në Gjirin e Lalzit.
Pikërisht ky veprim i Arjan Ndojit, solli preteksin për shkarkimin e juristes Lusiena Kolaj, duke e hequr qafe për t’i hapur kështu rrugë abuzimeve me pronat. Juristja Lusjena Kolaj nuk u tërhoq asnjëherë nga e drejta e saj, kjo edhe për faktin se ishte kryefamiljare me një fëmijë të mitur. Ajo nuk kishte burim tjetër të ardhurash, përveç punës së saj.
Rikthimi në punë
Sikletet e juristet Lusiena Kolaj me sistemin e drejtësisë rinisën sërish. Ajo kërkoi me ngulm rikthimin në punë. Nëpërmjet disa shkresave të ndryshme, Lusiena Kolaj i kërkoi prokurorisë që ta merrte në pyetje, në lidhje me hetimet e nisura ndaj saj. Për 3 muaj rresht, Prokurori i Durrësit, Afrim Shehu nuk kreu asnjë veprim ndaj Kolajt.
Në datë 17 janar 2020, Lusiena Kolaj i kërkon drejtueses së Prokurorsë Durrës, Anita Jella, me një ankesë për shkak se nuk ishte marrë në pyetje dhe nuk kishte dijeni për arsyet e pezullimit nga detyra si juriste pranë ZVRPP Durrës.
Menjëherë pas kësaj ankese, prokurori Afrim Shehu, merr në pyetje Lusiena Kolajn. Gjatë marrjes në pyetje, prokurori Shehu nuk gjeti asnjë shkelje dhe asnjë abuzim të juristet Kolaj. Por prokurori nuk mori asnjë vendim.
Në datën 4 shkurt 2020, masa e detyrimit të paraqitjes për Lusiena Kolajt u shua, për shkak të afateve, në bazë të nenit 267 të Kodit të Procedurës Penale. Pra, juristja do të rikthehej në detyrë, pasi prokurori Afrim Shehu nuk gjeti asnjë gjë të paligjshme gjatë hetimeve.
Por, në kohën kur pritej rikthimi në detyrë, në datë 10 mars 2020, prokurori Afrim Shehu kërkon të zgjatet masa e sigurisë (vendimi i pezullimit nga puna) edhe 3 muaj të tjerë. Kjo ishte në shkelje me ligjin për dy arsye, e para që afatet kishin përfunduar dhe masa e sigurisë ishte shuar sipas Kodit të Procedurës Penale dhe e dyta shtyrja e afatit me tre muaj ishte paargumentuar pasi nuk kishte asnjë provë të re ndaj Lusiena Kolajt.
Edhe pse duhej zhvilluar seanca gjyqësore brenda 5 ditëve për masën e sigurisë, u gjet argumenti i shtyrjes me 1 muaj për shkak të situatës pandemike të Covid-19. Kjo ishte një tjetër shkelje flagrante dhe tendencioze për të mbajtur sa më gjatë Lusiena Kolajn, larg ZVRPP Durrës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte urdhëruar që masat mos shtyhen për shkak të Covid-19, por kjo nuk u morr parasysh nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Kështu, seanca gjyqësore e parregulltë u mbajt në datë 15 pril 2020. Dhe këtu vijon sërish shkelja më e rëndë. Prokurori Afrim Shehu i kërkoi gjyqtarit Petraq Curri zgjatjen e pezullimit tim nga detyra me afat 3 muaj, por afati të shtrinte efektet e tij që nga dt. 04.02.2020.
Por siç e kemi përsëritur gjatë gjithë shkrimit, Lusiena Kolaj duhej mbajtur sa më larg hipotekës në Durrës, në mënyrë që falsfikimet atje të kryeheshin pa asnjë problem.
Gjyqtari Petraq Curri vendosi pezullimin nga detyra me një afat 3 muaj afat që fillon nga data 04.02.2020 deri në 04.05.2020, pa asnjë argument dhe pa asnjë provë. Kurrsesi gjykata nuk mund të jepte një vendim me fuqi prapavepruese, për të legjitimuar një procedurë të cilën ligji e bën nul nëse organi i nuk ka provuar një shkelje të supozuar.
Ky shkrim tregon vetëm majën e ajsbergut të abuzimeve në ZVRPP Durrës, me pronat në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shqipërisë. Lusiena Kolaj është vetëm një nga viktimat e kriminelëve të veshur me pushtet.(Shqip)
Prsh tema. ne fillim duhet te mernit informacion te sakte se cfare perfaqson kjo “juristja” e me pas te behet publicitet si e pafajshme ….. Lusiena e nderume e njeh gjithe durresi se cfar perfaqson, eshte nje femer mediokre dhe moral te ulet. Arsimin “juridik” ja ka blere dashnori ish drejtori i aluiznit ,i nderuari tjeter Flamur Gjuzi (i cili este ndar nga gruja e bashkjeton me kte bundren). Kto dy monstra bashkpunoni me njeri tjetrin dhe kane ber e masaker me pronat , i rropen katunaret dhe qytetaret ne durres dhe rrethina. Ndaj ajo lloj femre eshte turp te beje pjese e administrates.Klm
miri.dr-Nuk i duhet kujt prej lexuesve jeta personale e kesaj zonje. Ne se mendoni se keto te dhena kontribojne ne zbardhjen e kesaj ngjarje, me e pakta qe mund te beni eshte te jepni prova. Ne te kunderten tregoni se veprimet e kesaj zojes ju kane prishur interesat. Si do te ndjeheshit juve nese dikush qe fshihet nen nje pseudonim, te akuzoje nenen, motren apo gruan tuaj per moral?
Ne te kunderten tuaj, ato qe zonja pretendon, jane te shkruara e zeza mbi te bardhen dhe te argumentuara ligjerisht.
Miri,me sa duket edhe ti e paske preshin ne bythe.Lusjena Kola nuk eshte ashtu si thua ti maskara,por njeri i drejte qe kerkon drejtesi dhe ka qendruar korekte ne punen e saj.Kete korektesi ju dhe soji i juaj u terbon.
Ja cfare e gjen njeriun e ndershem midis pushtave te pushtetit !!! Politika dhe Drejtesia perballe popullit ! Militantet bejne gam – ham per te c’orientuar popullin, politikanet e juristet ne kete tymnaje ndajne pasurine tone me kriminelet dhe ne rrijme e shikojme sesi zonat e plazheve, liqeneve, lagunave, lumenjve, pyjeve, kodrave, maleve, ku me pare shkonim per te kaluar fundjavate e pushimet, tani jane te rrethuara me mure, gardhe e tela me gjemba sepse kane pronar… Pronar tropojan ne Sarande, pronar kuksian ne Durres, pronar shkodran ne Vlore e anasjelltas kur e verteta eshte se ato pasuri jane tonat. Ato pasuri qe para se populli ti zhvillonte ishin shkurre, ferra, keneta, pa rruge, djerre, etj. Tani ne vend qe ti gezojme te gjithe pasurite per te cilat populli punoi 45 vite, i gezojne vetem 3%. Por po zgjohemi, ngadale por po zgjohemi, jemi me ty Lusiena, qendro e forte, se bashku do t’ja dalim !
Ketu nuk diskutohet morali o Miri por ligji, jane hjera te ndryshme
Kjo Rilindja eshte bere qe kudo qe ta kapesh vjen ere mut. Shkresa nr. prot. 628, qe e perdorni ju si ilustrim eshte firmosur nga kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, i cili bashke me te vellain jane arrestuar e denuar ne Itali per vjedhje makinash dhe per pak droge. Per ketedenim Valdrini humbi edhe kolltukun e kryebashkiakut te Shkodres!
Kjo eshte administrata tejet e kriminalizuar e Brekushes Jamamoto!
Po’ ValdrinPietri c’hyn ne kete mes.Per ty Thanasi eshte me kriminel ai qe Ka bere nje veprim te paligjshem ne nje shteti fqinje(qe eshte i denueshem deri sa Ka shkelur ligjin)se sa kriminele te veshur me pushtet,qe jo vetem kane pervetesuar prona ne menyre te paligjshme ,por te kercenojne,madje dhe te vrasin,po’ u fute ne. interesat e tyre.
Dmth ata vazhdojne dhe shteti qahet si viktime.arestojini.ai ndoj me dosje ne makine i lire ne vend qe te ishte ne burg.
Kjo vajze, lusiena , eshte heroine , sepse i qendroi balle , per balle nje rrjete merimenge , qe po thur drejtesia berishiste , kur po nemeron ditet e agonise . Nuk jane vetem tokat e Lalesit , keto rrjeta merimenge , duhet te gjenden ne c’do rreth . Tokat shteterore te ish fermave , te ish Ndermarrjeve pyjore , te ish NSHFP -e , jane tjetersuar dhe pervetesuar , nepermjet gjyqeve , si ky , qe na paraqet ky shkrim . Disa opinioniste kane shkruar , per keto pervetesime , qe kur erdhi Fazllic e tatejete . Ndoshta Fazllic vetem , sa cili perden , pervetesimet jane bere pas veprimeve te tij . Fazllic vetem tregoi mekanizmin . Drejtesia shqiptare , perpara dhe me shume gjat reformes , po kryen nje aksion pervetesimi , qe nuk besoj se ka ndodhur ne ndonje vend tjeter . Njerzit e ndergjshem , si liusiena , duhet te kryejne detyren atdhetare , per t’u zbuluar dhe denuar keto rrjeta merimanga , qe jane te shtrire ne gjithe vendin , sepse ne gjithe vendin kane pase qene ndermarrjet , qe dispononin toke shteterore . Zgalem
Nuk e njoh Lusienen. Por llumi ne hipoteka eshte i trashe me kilometra. Ne maje jane politikanet me te larte te partive.
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
Nuk ka nevojë per artikuj të tillë koti. Gjithë populli e di se shteti dhe gjykatat drejtohen nga mafja dhe krimi.Veproni, mos tregoni. Mos i lejmë brezave këtë turp të pa justifikueshëm.
Sot me ligjet e reja ku bene bashke; edvini;lulzimi,saliu dhe iliri,e pjerdhen perfundimisht spakun,i thane ik pirdhu te gjitheve atyre qe mbbajten shpresa te te drejtesia e trumbetuar nga shba dhe be dhe treguan se miliardat e vjedhura do ti gezojne brez pas brezi sepse: kapitalizmi do kapitaliste pavarsisht se ke vjedhur popullin, ke vrare ,ke mashtruar,apo se ke fallsifikuar. Ky eshte sistemi ku sora sores nuk ja nxjer syte.popull ji vigjilent,askush nuk mendon per ty. Besoj se 30 vjet nuk jane pak per ta kuptuar.
Ne gracke u fut i gjithe sistemi hibrid ekzistues qe ne fillim kryesuar nga Berisha si kumbar i marreveshjes Ps-Pd pjella te sistemit te kaluar.Kjo lloj marreveshje e mbajti ekonomine ne ngrirje duke ju lene dore te lire krereve politik dhe leves se tyre “Drejtesise” per grabitjen e filetave te pronave publike dhe ato private nepermjet paligjshmerise dhe dhunes.Ky eshte nje problem i pambyllur ,eshte njekohesisht ,celsi i te ardhmes.Anija shtet po fut uje dhe asnje nuk eshte i afte ta nxjerre ne breg pa rrezikuar pasagjeret.Deri tani drejtuesit politik mendojne vetem te shpetojne veten…
Nuk e di ne se dikush tjeter investon qe Shqiperia te mbetet nje grope kaosi ne Europe,por postkomunizmi mbetet pasoje e drejt per drejte e bashkpunimit dhe shkrirjes se Pd me Ps ne nje te vetme….
CFARE PRET SPAK!?
Ben thirrje per denoncime te publikut dhe kerkon gjurmet e ujkut ndersa ujqerit i ka me emer e mbiemer ne syte e tij dhe SPAK-u kerkon gjurmet perseri e perseri.
Pse nuk arreston ne flagrance kryemafiozin Arjan Ndoj, prokuhorin Afrim Shehu dhe gjykatesit Petraq Curri dhe se pari Kryehajdutet politike te Gjirit te Lalezit qe i kane kthyer ate, Farkat, Kunet jo ne blloqe, por ne “qytete te ndaluara “ jo vetem per qente dhe shqiptaret por edhe gjigandet e medias shqiptare si Top Chanal, Klan, Dita, Tema, Si , Vizion Plus ne syte e SPAK-ut e Prokurorit te Pergjithshem…
Apo :
Rrofte Reforma ne Drejtesi
U mbars mali polli mi!
Jo te gjalle por te ngordhur!
E Vetingu na eshte pordhur!
Sot a neser çdo kush nga ne do perballet me sistemin e korruptuar te drejtesise.Eshte per te vene duart ne koke dhe fajin e ka e gjithe klasa politike e 30 viteve dhe sigurisht ne qe kemi ushqyer kete korrupsion.
Nuk e njoh Lusienen. Por llumi ne hipoteka eshte i trashe me kilometra. Ne maje jane politikanet me te larte te partive.
Kaloni dhe kontrolloni ketej nga Lezha! Pervec dosjes qe ishin te detyruar nga Ambasada Amerikane ta “hetonin” dhe qe nuk bene asgje pervec arrestimeve pasi kishin thirrur kamerat e mediave qe ti filmonin, asgje tjeter nuk eshte bere. Prokuroria e Lezhes deri tani ka krijuar dosje dhe ka ndjekur penalisht specialistet qe punojne me ndershem, ata qe jane dorehequr vete apo ata qe nuk kane pranuar te behen pjese te pazareve te pista. Kjo ndodh sepse edhe ky institucion eshte i perfshire. E vetmja qe po reziston eshte e nderuara kryetarja e gjykates qe nese ka “shansin” ti bie ne “short” ndonje dosje, ka vendimmarrje qe njohin vetem ligjin.
Problemi eshte i Qarte.Eshte a nuk eshte Lusiena eshte njeri aspekt.Aspekti Kryesor eshte Rebusi i çeshtjes se Pronave ne Gjirin e Lalzit.,ku jane perlyer Pushtetare,Bandite Gjykates,Prokurore dhe shume Delenxhinj te Tjere.Ky Problem kerkon nje Nderhyrje Ligjore te Ashper ,ku fajtoret te Kryqezohen ne menyre Shembullore ,njehere e Mire.
Ja pra ku del perseri ne skene i degjenerari gjyqtar Petraq Curri,i cili i ka mbushur xhepat plot ne saje te dallavereve qe ben me vendimet e gjyqeve dhe me nderet qe i ka bere e ben partise se Berishes,te Metes dhe te gjithe banditeve me ndikim ne kete vend.Dhe megjithese ka plot fakte per paligjshmerine e vendimeve te ketij gjyqtari mafjoz, Inspektori i pergjithshem i Drejtesise akoma fle mbi dosjet qe ka perpara dhe deri me tani as per gjyqtarin Lazer Sallaku ,asper gjyqtaren qe nxjerr kriminelet njerin pas tjetrit nga burgu sepse ashtu eshte urdheruar nga krimi e nga xhepar e saj,as per kete e as per ndonje tjeter s’ka levizur as gishtin e vogel.Keshtu do pastrohet sistemi i dfrejtesise e do zbatohet reforma e drejtesise? Po KLGJ ja per keta s’ka ndonnje mendim? Po Prokurori pompoz Olsian Cela s’e sheh prokurorin e tij Shehu se cfare marke eshte? Po KLP-ja akoma fle per kete mafjoz akoma ne krye te detyres,i cili perndjek padrejtesisht,duke abuzuar me funksionin e detyres se tij, punonjesen e pakorruptuar dhe te ndershme te hipotekes sepse u prishet gjiza mafjozeve grabitqare te tokave te gjirit te Lalzit,qe duan te behen gjitone me Metajn e me Berishen,ne mos qofshin dhe te punesuar ne emer te tyre…? Deri kur do vazhdoje kjo?Zonja Kim dhe zonja Calavera e sheh se cfare behet akoma dhe sot ne Durres ,Tirane dhe jo vetem???
Po SPAK ku është?!?!?!? Apo po merret me dosjet me nga 4 kile hashash
Se ne këtu mund të flasim shumë për Lusienën me shokë( unë më mirë spo flas) po mbeten vetëm llogje gazetash
Miri komentuesi parë ,qënka kokërra e mafjes ,këtu flitet për procese skandaloze të drejtësisë ,mafioz të hipotekës që shkelin me këmbë jo vetë qytetarin ,por edhe juristë.Po të ishte një qytetar i thjesht ,këta mafioz e kishin përjashtuar e degdisur nga puna ,rrezik e kishin futur në burg. Prandaj Hipoteka mbetet hall i madhë për shqiiptarët kudo.Respekte për juristen e vendosur ,duhet ti nxjerr ujë të zi baronve të krimit. që jan grumbulluar në gjirin e lalëzit.
Spaku ti verifikoj te gjitha pronat e gjirit te Lalesit
Spaku ti verifikoj te gjitha pronat e gjirit te Lalesit. Ismaili