Humbi betejën me koronavirusin: Legjenda angleze e futbollit ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

17 Prill 2020, 13:11Sport TEMA

Një lajm shumë i trishtë bëhet me dije ditën e sotme nga Anglia. Legjenda Norman Hunter ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Hunter ka qenë qendërmbrojtës dhe ka pasur një karrierë 20-vjeçare, ku pjesën më të madhe e ka kaluar në radhët e Leeds United.

Hunter mbahet mend nga të gjithë si pjesë e Kombëtares se famshme angleze të Botërorit të vitit 1966, ku në fund “Tre Luanët”, u shpallën edhe Kampionë Bote.

Ish-mbrojtësi rezultoi pozitiv 1 javë më parë, ndërkohë që sot ka humbur jetën.

Një deklaratë e klubit thuhet se ‘Leeds United janë të shkatërruar pasi mësuan lajmin se ikona e klubit Norman Hunter humbi jetën në moshën 76 vjeçare.

Norman u dërgua në spital javën e kaluar pasi u diagnostikua me COVID-19 dhe pavarësisht se vazhdoi të luftonte dhe përpjekjet më të mira të stafit të NHS, ai fatkeqësisht humbi luftën e tij herët në mëngjes.

“Ai lë një plagë të madhe në familjen Leeds United, trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Norman në këtë kohë shumë të vështirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje