Menaxheri i njohur i përvishet Shakohoxhës: Iu kundërvure tifozëve kuqezi për interesat e tua

17 Prill 2020, 12:49Sport TEMA

Andi Matraxhiu ka ironizuar deklaratën e Dritan Shakohoxhës, teksa ky i fundit pyeti Safet Gjicin nëse do të paguante një trajner që kishte 10 muaj pa punë.

Në fakt ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë për trajnerin tonë të Kombëtares, Edi Reja që prej Coronavirusit është detyruar të qëndrojë i izoluar në Itali.

Për këtë Matraxhiu vë me “shpatulla pas muri” Shakon duke i thënë publikisht se ka sulmuar tifozët kuqezi për të mbrojtur interesat e tij.

“Sulmon trajnerin e Kombëtares, ai që i është vënë kundër tifozëve kuqezi për të mbrojtur interesat e tij”, shkruan Matraxhiu.

Marrëdhënia e gazetarit sportiv me FSHF-në nuk është më si më përpara, pasi në shumë raste Shakohoxha ka sulmuar presidentin Duka, diçka që nuk ndodhte dikur.

“Tani që s’i bie dot derës, troket si i dëshpëruar në pragun e saj”, përfundon menaxheri i njohur.

1 komente në “Menaxheri i njohur i përvishet Shakohoxhës: Iu kundërvure tifozëve kuqezi për interesat e tua”

  1. mendimi says:

    PO e njihni ju shakohoxhen? Edhe shako edhe hoxhe se keshtu e ka pase dhe babain apo e ka me duket nje gomar i tere qe s’mori grade kurre dhe ne nje emision ne vitet e para te Top channel i thoshte vetes gjeneral! Se kush ja dha kete grade s’dihet, ndoshta i vellai, Shefiti. Edhe ne politike nje djale e futi me pd-ne e nje me ps-ne. Mban toka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje