Trapattoni jep recetën e “Coronavirus”: Të gjithë në mbrojtje, ëndërroj të stërvis përsëri

17 Prill 2020, 11:27Sport TEMA

Giovanni Trapattoni ka fituar shumë ndeshje e trofe, së pari si lojtar dhe më pas si trajner. Dhe tani që beteja më e rëndësishme po zhvillohet jashtë fushës, receta e tij për të mposhtur kundërshtarin e padukshëm, Covid-19, nuk ndryshon. Tekniku, në një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ende i mbetet besnik traktikës së tij, edhe për të mposhtur “Coronavirus”.

Gjithmonë i gatshëm për t’ia nisur nga kundërsulmi: “Unë them se është koha të qëndrojmë në mbrojtje, sepse kjo vlen për të gjithë. Do të ketë kohë për të dalë përsëri nga zona e penalltisë. Ne duhet të mendojmë se kush po e mban në këmbë Italinë, të marrim forcë nga këta njerëz. Mendoj për shumë profesionistë, që rrezikojnë jetën e tyre për ne. 

Këtu kam parasysh arkëtarët e supermarketeve, operatorët ekologjikë, policinë, mbrojtjen civile, ushtrinë, Kryqin e Kuq. MBi të gjithë, mjekët dhe infermierët. Ata janë tani ekipi ynë më i shkëlqyeshëm. Të mos harrojmë që të gjithë jemi pjesë e atij ekipi dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë”.

Ndërkohë, “Trap” kalon shumë kohë të lirë midis muzikës dhe video-telefonatave me nipërit e mbesat. Duke pritur që futbolli të rikthehet në jetën e tij: “Më ka marrë malli, ndihem i trishtuar pa futbollin, sepse sporti është jeta dhe gëzimi im. As luftërat botërore nuk e kishin ndalur atë plotësisht, ndaj kjo na bën të reflektojmë për seriozitetin e problemit. Futbolli është mjeti më i thjeshtë dhe më i fuqishëm për ta bashkuar të gjithë botën. Ai shkon përtej të gjithë kufijve dhe ideologjive, edhe përtej politikës. Do të na duhet që t’ia fillojmë përsëri, shpresoj më të mirën”.

Aq shumë e do futbollin, saqë në ëndrrat e Trapattoni, megjithëse mbushi 81 vjeç një muaj më parë, ekziston rikthimi në pankinë: “Ende ëndërroj të luaj futboll dhe të stërvis. Kam pasur një jetë të lumtur, falënderoj Zotin për këtë dhe me të vërtetë nuk kërkoj asgjë tjetër. Asnjë keqardhje, përveç miqve që na kanë lënë. Pasi i kam  kaluar 80 vite jetë, për mua është si të shkoj në kohë shtesë. Kjo është loja ime, ndeshja më e mirë që mundem të luaj. Të dorëzohem, kurrë!”

1 komente në “Trapattoni jep recetën e “Coronavirus”: Të gjithë në mbrojtje, ëndërroj të stërvis përsëri”

  1. Sempre Catenacio
    zinxhir mbrojtes qe asnji mos te depertoje ,
    duke u shdruar keshtu Tabele qitje e kundershtarit
    Sign.Alenatore Trap,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje