I pari shqiptar që ka fituar medalje në Olimpiadë. Ai vdiq pa e ditur se ishte fituesi i medaljes së argjendtë në Olimpiadën e 1970 në Siegen të Gjermanisë. Nënkampioni i botës lënë në hije.
Nga Marsida Najdeni
Absurditetet e Shqipërisë komuniste shumë herë për ne brezin e ri, që fatmirsisht nuk e jetuam atë kohë, janë të pakuptueshme. Sado që përpiqemi t’i japim kuptim çmendurisë kolektive të shqiptarëve të asaj kohe nuk arrijmë dot ta kuptojmë thellësisht gjendjen katastrofike në të cilën jetuan prindrit e gjyshrit tanë. E tillë është dhe kjo histori që do t’përpiqem ta kallxoj ashtu siç e zbulova duke lexuar studiuesin Dr. Giovanni Armillotta dhe të madhin e gazetarisë sportive Besnik Dizdarin, gjithashtu dhe si e përjetova nga afër.
Pak biografi
Eqrem Konçi lindi në një familje qytetare tiranase më 1937 dhe vdiq më 1997. Kreu “Tekniken” e mesme, dikur “Harry Fultz”, por që ia ndërruan emrin komunistët. Nga nevoja për inxhiniera ai filloi punë tek Elektromjeksorja dhe paralel me punën kreu Universitetin për Inxhinieri Elektrike. Shahu ishte pasion i hershëm i tij nga vogëlia. Një Zot e di sa orë, ditë, javë e vite pafund ka kaluar pranë klubit Tirana duke luajtur shah. Me bindje them se jeta e tij u nda ndërmjet shahut dhe ndërmarrjes së Elektromjeksores, ku ai bashk me një grup inxhinierësh nuk lanë aparaturë mjeksore pa montuar dhe mirëmbajtur në të gjithë Shqipërinë. Kushtet primitive me të cilën ata inxhinierë dhe teknikë e mbajtën gjallë mjeksinë shqiptare për afro 50 vjet meriton një artikull më vete, nëmos dhe medalje nga shteti. Babai i tij, Musai, ishte tregtar dhe njihej në Tiranë për depot e tij të mëdha me mallra nga perëndimi, prej ku furnizoheshin shumë dyqane në Tiranën e viteve ’20-’40, derisa iu konfiskua çdo gjë prej pushtetit totalitar. Ndërsa e ëma, Nadilja, rridhte nga familja patriotike tiranase me mbiemrin e mirënjohur Pazari. Duke parë rrënjët e Eqremit është afër mendjes të kuptosh se ky njeri çdo jetë që preku arriti ta ndikoi për mirë duke lënë mbresa kudo.
Si e njohu Giovanni dhe Besniku kampionin shahist Eqrem Konçi
Giovanni Armillotta është studiues i kahershëm i sportit shqiptarë. Aktualisht ai është drejtor përgjegjës për revistën shkencore në lëmin e historisë, politikës e gjeografisë “Africana”, revistë për studime ekstraeuropiane, themeluar nga Prof. Salvadorini; “Africana” është njëra ndër të vetmet periodikët italianë që konsultohet nga “Index Islamicus” e Universitetit prestigjoz të Cambridge në Angli. Ai, është dhe drejtori i revistës online (webzine) “Metodo” mbi arkitekturën, politikën ndërkombëtare, historinë dhe shkencën (Armand Plaka, Revista Shqip, 2007). Ndërsa, Besnik Dizdari gazetar, një ndër themeluesit dhe presidenti i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv. Dizdari, e ka filluar karrierën si një anëtar i stafit të përditshmes “Bashkimi i Tiranës” në vitet gjashtëdhjetë, dhe më pas për 17 vjet, ai ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës më të vjetër sportive në Shqipëri, ” Sporti Shqiptar”. Ai, publikon revistën e vetme sportive në Shqipëri “Futbolli Shqiptar” dhe ka botuar rreth 18 libra shqip sportiv me historinë e sportit shqiptar(marrë nga kopertina e një prej librave të tij).
E pashë të nevojshme t’i përmendja shumë shkurtimisht disa nga arritjet e dy personave më lart, për t’i vlersuar ato, por edhe për ta bërë de-facto arritjen e Eqrem Konçit në fushën e shahut. Armillotta shkruan për Eqremin: “Po kush është Eqrem Konçi? Ai ka marrë pjesë në tre Olimpiada me rrezultate mbi mesataren; 42 gara 17 + 15 = 10-, 58.3%. 1960: 6+6 = 6-, 50.0%. 1962: 6+5=3-, 60.7%. 1970: 5+4=1-, 70.0%. Një kulminim i shkëlqyer. Ai ka qenë fituesi i “Turneut Internacional të Tiranës” më 1965, ku doli barazim me Bujar Hoxhën. Më 1967 shpallet Kampion i Shqipërisë. Arritje këto, që duke i bashkangjitur dhe medaljen e argjendtë të Siegen e ngrenë atë ndër shahistët më të mirë të historisë shqiptare.” (Giovanni Armillotta, Dalla Olimpiade 1960 alla medaglia d’argento di Eqrem Konçi nel 1970 (Storia degli scacchi albanesi: parte II), 2009).
Giovanni e zbuloi Eqremin, shkruajti gjatë për këtë gjë. Gjithsesi, ne kurrë s’do ta merrnim vesh arritjen historike të Eqrem Konçit nëqoftëse s’do të ishte për Besnik Dizdarin. Ky i fundit do të shkruante: “Duke vazhduar me botimet në faqet e “Bota Shqiptare”, Nr. 138 (15 tetor 2005), Dr. Armillottà zbuloi një titull tjetër të madh ndërkombëtar në sportin shqiptar: i injoruar në atdheun e vet. Medalja e argjendit në Olimpiadën XIX të shahut në Siegen të Gjermanisë në vitin 1970, marrë nga Eqrem Konçi në tavolinë R2: Nënkampion olimpik!” (Besnik Dizdari, Befasi e madhe e Dr. Giovanni Armillota, 2009). Po të futemi në uebsitin www.olimpbase.org, që është enciklopedia e shahut online, mund të shohim mjaft qartë emrin e Eqrem Konçit dhe renditjen nr 2. Gjithsesi, unë po e bashkangjis dhe foton nga ky uebsit. Pra Shqipëria ka një nënkampion olimpik dhe nuk begenis as ta përmend. Po shtete si ShBA, Anglia, Gjermania që i kanë medaljet me qindra do të kishin bërë luftë për ta patur dhe një medalje më tepër. Sepse medaljet janë krenari kombtare, nuk shkelen me këmbë, as nuk harrohen.
Ja dhe tabela e ndeshjeve, ku u shpall nënkampion.
Si e njoha unë
“Erdhi xhaj Qeremi, erdhi xhaj Qeremi!” – bërtisja nëpër oborr sa herë e dëgjoja motorrçikletën e tij teksa zbriste në rrugicën tonë të shtëpisë. Ai, ashtu i qeshur dhe pse gjithmonë melankolik, përpiqej të hynte në oborrin tonë më tre rrotakun zhurmues. Tre rrotaku ishte falë luftës së miqve të tij inxhinierë tek elektromjeksorja, por dhe doktorë, që mezi ia siguruan, mëpas ata e modifikuan duke u përpjekë ta bënin sa më të rehatshëm për të. Ai ishte i paralizuar prej vitesh, kështu tre rrotakun e kishte mjet transporti personal. Ishte i vetmi person që njihja asokohe të paralizuar (sakat) dhe ky fakt ishte shumë mbreslënës tek unë përgjatë fëmirisë sime, ende s’e kuptoj pse më bënte aq përshtypje. Unë nga natyra isha fëmi shumë kureshtar, dhe ai e shihte këtë natyrë çapkëne dhe kështu më dhuronte gjithmonë shëtitje pafund mbi tre rrotakun. Ishte një rutinë e këndshme, sepse fill mbas shëtitjes unë vrapoja në shtëpi merrja kutinë e vogël të shahut, s’di sa nga ju e mbajnë mend, ku gurët e lojës nguleshin si kunja në fushën e shahut me vrima, me ngjyra bardh e zi. Ndër vite arrita ta “perfeksionoj” lëvizjen mat me tre lëvizje falë xhaj Qeremit. Ende sot në skutat e shtëpisë time të vjetër në Tiranë janë librat pafund mbi shahun dhe kutiat e shumta që Eqremi më dhuronte mua e tim vëllai. I shkruajta këto pak rreshta me dashurinë atnore karshi xhaj Qeremit, i cili nuk pati fatin të bëhej baba, por që iu dedikua mbesave të tija pa kursim. Në veçanti Anila Konçit, të cilës dhe ia dedikoj këtë artikull shumë modest. I thashë këto fjali se i ndjeva shpirtërisht për një njeri të zgjuar e shumë të thjeshtë si Eqrem Konçi. Edukata dhe përulja që ai tregonte me këdo ishin virtyte që gdhendën tek unë veç cilësi të mira. Edhe pse tashmë ka vite që është ndarë nga jeta, ai ishte dhe mbetet një nga miqt më të afërt të tim eti.
Përse ky mohim?
Eqrem Konçi është krenari atdhetare për një vend të vogël si Shqipëria, e cila arritjet në sport përtej kufijve tanë kombtar i ka me kokrra. Ai është kampion absolut! I pari shqiptar që ka marrë medalje. Atëhëre përse ky mohim? Mbase komunistave nuk i shkonte për shtat fitorja Eqremit, duke qenë se nuk rridhte nga një familje komuniste. Apo përse përfaqsonte ekipin Tirana, të deklasuarit e shekullit. Ose thjesht injoranca, tipike shqiptare në të tilla raste. Po mbas ’90 përse vazhdon ta injoroi shteti shqiptar këtë kampion? Sepse ne jemi shtet rrumpall! A nuk është mjaftueshmërisht e trishtë fakti se atij kurrë nuk iu komunikua se ishte fitues me medalje argjendi në një Olimpiadë? Them se po, është e tmerrshme t’i dedikosh jetën një sporti, të kapësh majat, e të ta privojnë kënaqësinë. Këtë gjë nuk e përtyp dot as Dr. Armillotta, i cili në të njëjtin shkrim të përmendur më lart shkruan: “Nuk e kishte vënë re as Teodor Siliqi, i cili në librin e tij “Fitoret tona me shahistët e 5 kontinentëve” (Tirana, 8 Nëntori, 1980) shkruan se në Siegen “suksesin më të rëndësishëm në klasifikim individual midis shahistëve tanë e arriti mjeshtrin Konçi më 70% të ndeshjeve të fituara duke zënë vendin e 7-të midis 57 shahistëve të tavolinës së vet” (f. 150). Më vjen keq që Konçi vdiq pa e ditur se ai kishte fituar medaljen e argjendtë.” Një pikëpyetje e madhe. Përse ende në 2015 nuk e vlerësojmë këtë sportist, paçka se Besnik Dizdari është përpjekur nëpër zyra që ta njohin arritjen historike të Eqrem Konçit, i cili nga inxhinier elektromjeksorë na del përcipërisht nënkampion bote. Uroj të bëhet drejtësi! Uroj të mësojmë nga gabimet! Mjaft më e trajtuam elitën si dorë e tretë.
Cfare jane keto njerez qe edhe pas 30 vjetesh demokraci, nuk nderojne kete personalitet ?
ne olimpiade eshte bere klasifikimi sipas rendesise qe ka pasur cdo shahist ne ekipin e tij. Pustina ka qene 1 dhe ka zene vendin e 28, kurse ne klasifikimin e rezervave te dyta Konci eshte klasifikuar ne vendin e 2. Kjo eshte njesoj qe je nderuar per pjesmarje….
Shkrim qesharak i nje femre debile dhe me inteligjence te ulet! C’a pret, katnare tironce, rob te trashe!
E para, nuk behet fare fjale per Lojra Olimpike dhe per medalje Olimpike, por per Olimpiade Shahu. Pra behet fjale per nje organizim te zakonshem vetem ndeshjesh shahu dhe aspak per ndonje Olimpiade Boterore, ku marrin pjese gjithe vendet e botes dhe gjithe sportet. Keshtuqe edhe nese Konci ka marre ndonje medalje, ajo nuk quhet “medalje Olimpike”
E dyta, renditja ne shah eshte e shkallezuar dhe sic e shpjegon qarte ky shahisti me lart, ky Konci ka zene vertete vendin e dyte, por ne rreshtin e dyte ama! Medalje e argjende domethene vendi i dyte, por ne rreshtin e pare (jo ne rreshtin e dyte). Nuk ka pra asnje medalje ne kete mes. Eshte si te thuash kane luajtur rezevat e ekipit me rezervat e ekipeve te tjera dhe kane zene vendin e dyte. Po rezervat e ekipit jo ekipi!!! Besoj u qartesuat!
E treta, kjo torrollakja qe ka bere shkrimin duhet te kete parasysh se nuk kishte asnje kuptim qe shteti komunist ta fshihte nje arritje (medalje) nese ajo do ishte arritur vertete, por do e reklamonte sa me shume te ishte e mundur edhe si arritje te pushtetit te asaj kohe. Kjo eshte afermendsh. Po kujt i thua? Kesaj debiles Marsida!? Le po kur nxjerr mendimin se nuk e bene publike,sepse ai nuk vinte nga familje komuniste. E c’a pastaj moj kokrra e budallaqes? Po te ishte ashtu, kete Koncin nuk e conin fare ne olimpiaden e shahut. Apo e cuan dhe pastaj ju erdhi inat se pse “fitoi”. O zot sa idote njerez ekzistojne ne kete bote si kjo Marsida!!!
E katerta, Klubi “17 Nentori” ku ka qene ku Konci, ishte nje nga klubet me te rendesishme dhe me te organizuar ne kohen e pushtetit komunist. Nese do ishin “te deklasuar” fare thjesht shteti e shperbente fare dhe nuk merrej me keta “te deklasuarit”, por ai klub ashtu si gjithe te tjeret financohej dhe drejtohej nga shteti komunist. Madje klubi ka shume e shume medalje e arritje ne periudhen 1945-1990, shume e shume me teper sesa pas viteve 1990! Po keto jane “teorirat” e atij Dizdarovit, nje maskara “gazetar”, nje antishqiptar i felliqur, me nje urrejtje dhe cmire ogurzeze ne shpirt kunder sportit shqiptar dhe arritjeve te jashtezakonshme te viteve te pushtetit komunist. Keta jane gjarperinjte qe helmojne shoqerine e sotme me urrejtje dhe vrer ?
E pesta kjo torrollakja qe ka shkruar kete “lajm te jashtezakonshem”, e meriton ate kengen e famshme jevgjitshe : Marsida Marsida … ? ? ? ?
Besnik Dizdari nuk eshte gazetar sportiv,por gazetar antishqiptar!
Ai se pari e urren gjuhen letrare shqipe dhe shkruan me dialekt!
Te gjitha shkrimet e tij jane te bazuara ne uurejtjen e tij,ndaj sistemit socialist dhe i erresohen syte kur i duhet te permende sukseset ne sporte te kohes se tij!
Por ky pleh nuk ka qene i zoti te krahasoje nivelin e zhvillimit masiv te sporteve ne socializem me rrenimin total te sporteve keto 30 vjet!
Perralla me mbret. Ne olimpiaden e 1970 shqiperia ka luajtur ne grupin e 6 dhe ky zoteria ka qene lojtar rezerve, prandaj ka dhe vetem 10 ndeshje. Lojtari kryesor ka pas qene Ylvi Pustina. Te thuash nenkampion i olimpiades eshte mashtim ordiner duke pasur parasysh qe ne kete olimpiade mernin pjese lojtare si Fischer, Spasky, Korchnoi, Petrosian.
Ça jane keto idiotizma?
Paska shkuar burri i botes ne Olimiade me flamur shqiptar sigurisht dhe i paguar nga shteti shqiptar komunist, paska fituar medaljen e argjendit dhe as ky vetnuk e paska ditur?!
As shteti i poshter komunist nuk i paska treguar!?
Ikni mor idiote!
Marsida Marsida
ti do jesh e imja …
? ? ? ? ? ? ?
Perralla me mbret. Ne olimpiaden e 1970 Shqiperia ka luajtur ne grupin e 6 dhe zoti Konci ka qene lojtar rezerve prandaj ka vetem 10 lojra. Lojtari kryesor i Shqiperise ka qene Ylvi Pustina. Te thuash nen kampion i olimpiades eshte genjeshter. Si paska mare ky zoteri medalje dhe paska dale nen kampion kur nuk ka asnje ndeshje me Fisher, Spaskyn, Petrosianin, Korcnoin.
Ky njeri meriton medalje nderi nga shteti shqiptar (pas vdekjes). Meriton qe bashkia e Tiranes te nderoje me kete emer nje salle sporti apo nje rruge. Po te kishte qene ne ndonje komb tjeter me mundesi financiare te medha si USA apo Germany, historia e ketij njeriu do te ishte bere film. Ta respektojme tani dhe te sherbeje frymezim per brezin e ri, qe ka Shqiperia dhe shembuj te tille e te mos frymezohen nga modeli i trafikanteve te droges qe jane simbol i se keqes.
Duhet cilesuar me i Miri be tavolinen qe merte pjese, qe gjithesesi eshte suksese shume i madhe!.. nderim dhe redpekte per njerez te tille!
Mund te jesh i pari i fshatit (i tavolines se fundit) por ngelesh i fundit i qytetit (i tavolines se pare). Kuptove?
Pordh me rigon!
O Tema. po te pakten kur vjen nje shkrim me e pakta eshte te kontrolloni vertesine tij. Nyk jam shahist por besoj se Besnik Dizdari apo Armikota te kene eejedhur deri ketu sa te shpikin nje nenkamion apo medalje argjeni qe ka ekzituar kurre
Emrin e tij si shahist e dija, madje nder me te miret. Qe paska marre pjese ne nje olimpiade nderkombetare tani e mesova. Rezultati mjaft i mire ne tavolinen 6. Po per lexuesit jo fort te lidhur me shahun, sa tavolina kishte, se ai ne tavolinen e tij doli i dyti, po te gjitha tavolinat e tjera kishin nga nje kampion bote qe ne ta quajme nenkampion. Ajo hyrja e artikullit ku jepet si bir i nje tregtari te madh e te sekuestruar me duket e panevojshme, se nuk i shton asgje nje shahisti kalibri, aq me shume se gjate diktatures ai qe dilte jashte duke perfaqesuar shtetin e flamurin shqiptar kishte garanci e besueshmeri politike. Gjithsesi nga baashkia e Tiranes ai duhet nderuar.
Eshte turp per kete gazete qe e boton kete artikull per te treten here. Une kam punuar me te ndjerin Eqerem qe ne 1966 dhe jamn nje nga ato qe e kam uruar ate per suksesin e aritur
Une kam ate moshe qe e ndiqja shume sportin ne ate kohe dhe tani, dhe sa pash emrin e tij nuk u befasova sepse e njihja nga shtypi i kohes si shahist elitar. Ti jepet vendi qe i takon… Te shara injorantesh ketu nuk kane vend. Ai, sikur hiç te mos ekzistonte ky trofe, mjafton qe ishte ne eliten e shahut per kohen, madje deri kampion kombetar, meriton vemendje. Per brezin tim eshte mjaft i njohur dhe i respektuar…
Respekte per Koncin, por NUK ESHTE NENKAMPION OLIMPIK!!!
Unë e kam njohur shumë mirë por nuk e di dhe nuk e kam dëgjuar këtë histori. Po për të qenë edhe ju te sigurte si dhe ai që e ka shkruar të shkojnë të pyesin shokun e tije te ngushte që është gjallë akoma shahistin e partizanit kaq vjet kampion Esat Durakun. Mund të jetë edhe kështu.
Shkrim i politizuar.
Regjimi i keq komunist e paska keqtrajtuar duke e lejuar te shkoje ne turnete nderkombetare te shahut.
Shahu, ky sport individual pa te ardhura, financohej nga diktatura, qe i dha mundesine Konçit te deklasuar te mbaronte studimet e larta per inxhinier dhe te punonte si i tille ne Elektromjekesore, ku kerkohej biografi e mire.
Uf, ç’ ishin keta komunistet e qelbur qe nuk shpallen nje titull shahisti te tavolines se gjashte!
Oj goce, sa perralle e bukur. Sot, ne demokraci, nuk ka shah fare!
Durresi i kishte me kile shahista si Koçi. Por nuk mburren dhe as nuk qahen.
Tung, mi bibe Tirone.
Gazetaret sportiv me shqiperi, perfshi kete east, nuk dallohen per inteligjence. E verteten e kesaj historie shikohet te te dhenat e olimpiades te vitit 1970. Ne olimpiade Merte pjese Spaski dhe Fisher. Ata nuk Jane ndeshur me ekipin shqiptar. Ekipi jone perbehej nga: Pustina, Duraku, Vila, Adhami.
Fatos Omari dhe Eqerem Konci Ishin rezerva.
Ne fund, shqiptare kane keto pike:
Florian Vila 9 pike
Esat Duraku 7.5 pike
Ylvi Pustona 7 pike
Vangjel Adhami 6 pike
Ndersa dy zevendesuesit:
Eqerem Konci. 7 pike
Fatos Omari. 4.5 pike
Rezerva e skuadres na qenka nen/kampion bote! Po ai as qe ka marre pjese ne loje, thjesht ka bo nxemje ?
Marsida Marsida
ti do jesh e imja …
? ? ? ? ? ? ?
Z. Konçi duhet nderuar, por ai qe ka bere kete shkrim duhet pershtyre, sepse mashtron. Une sapo kontrollova dhe pashe qe z. Konçi ka dale ne vend te dyte, por ne tavolinen e gjashte.
Ne vendet e para e me pas sipas radhes kane dale ruset, çeket, jugosllavet, amerikanet….. Kete le ta quajme kategoria superiore ose Serie A.
Tavolinat e tjera jane si ndeshjet e kategorive ku luan rrogozhina, roskoveci, karbunara etj ekipe ne kategorte me poshte.
Ky shkrim me shume eshte si CUKU ke filmi “DY HERE MAT” kur i thote “ILO PINCIT” qe ne kampionatin e vjetshem te shahut dola une kampion, KATEGORIA E SHTATE, SI MARANGOZ…..
Te dhenat e olimpiade tregojne klasifikimin e lojtarve sipas tavolinave. Ishin later tavolina she Dy tavolina rezerve. Klasifikimi:
Ne tavoline e pare, Spaski I pari. Fisher I dyti.
E keshtu me radhe.
Shqiperia, ne tavoline e dyte: Esat Duraku renditet i 38-ti.
Ne tavolinat e rezervave, William James (USA) I pari.
Eqerem Konci I dyti.
Shkurt hesapi, zoti Eqerem Konçi qenka nje tjeter i persekutuar nga kamunistat. Ka vajtur ne Gjermani me ekipin kombetar, ka luajtur shah ne olimpiade, duke perfaqesuar Shqiperine, eshte paguar nga kamunistat e qeverrrrise, pastaj ka punuar gjithe jeten me profesionin e inxhinierit elektrik ne ndermarrjen shyeterore ”Elektro-Mjekesore”-Titane.
Pyatja shtrohet: -Ku jane vitet e burgut?! Ku jane protestat, ankesat, letrat, intervistat…? Mashtrim! Nje tjeter turp ne TemA.
megalomania shqiptare nuk mbaron
Tani rgjimi komunist ishte ai që e nxori jashtë në gjermani,dhe nuk i dha medaljen ,apo tre rrotaku i kësaj vajze idjote ? Dhe më idjotëllëk është
devjimi drejtimi kryesor që është medalja e v.1970 në gjermani që ,nuk ja kan dhënë ,hidhet hop në degën tjetër dhe na thotë që fajn ja paska Sistemi komunist ?!…..haaaa,.Dhe injorancën e sajë avancon duke thënë se shyqyr që unë nuk kam qenë në atë kohë ,dhe drejt përdrejt unë po i them ,shyqyr që komunizmi nuk të ka patur Ty injorante..
O Marsida, mos i degjeneroni njerzit ne kete fare feje. Po te qe gjalle i shkreti Eqrem, do skuqej nga turpi kur te lexonte keto rreshta
Respekt per Koncin!
Por gazeta kur boton shkrime qe kerkojne njohuri fillestare,per ato qe boton,duhet te konsultohet me historine dhe njohje te specializuara per aktivitetin.
Ne rastin konkret ky nuk eshte kampionat boteror,qe zhvillohet midis dy shahisteve me te mir,por olimpiade boterore shahu,ku lozet me ekipe dhe ku cdo ekip reshtohet perballe kundershtarit me tavolina,ku rreshtohen sipas aftesise qe kane treguar ne aktivitetet e mepareshme.