Virologu i njohur francez, nobelisti Luc Montagnier ka deklaruar se koronavirusi i tanishëm është manipuluar nga shkencëtarët kinezë në Wuhan, të cilët kanë shtuar në të sekuencë të ADN-së së AIDS për të kërkuar me këtë rast vaksinën ndaj kësaj të fundit.
Virologu ka folur në një emision të dedikuar për mjekësinë, Pourquoi Doctor, përmes të cilit, ndër të tjera ka thënë:
“Me kolegun tim, biomatematikanin Jean Claude Perez, kemi analizuar me kujdes përshkrimin e genomit të këtij virusi, ARN-në dhe e vërteta shkencore është se sekuenca e AIDS është shtuar në genomin e korornavorusit për të tentuar të prodhohet vaksina.
Nuk jemi të parët sepse një grup kërkuesish nga India ka publikuar një studim në të cilin tregohet se genomi i plotë i këtij virusi ka në brendësi sekuenca të një tjetër virusi, ato të AIDS. Por grupi indian e tërhoqi studimin pas publikimit.”
Sipas shkencëtarit francez historia e tregut të peshkut në Wuhan është një fabul e bukur që nuk qëndron në këmbë.
“Nuk është e mundur që një të jetë vetem një virus i transmetuar nga një lakuriq nate. Me gjasë është nga kjo që janë nisur dhe pastaj e kanë modifikuar. Ndoshta donin të bënin një vaksinë kundër AIDS”, ka shtuar ai. Sipas tij natyra nuk i toleron manipulimet.
Padiskutim qe kjo nuk eshte nje histori kaq e thjeshte sa duket…
Une e dua Platonin ! Po me shume dashuroj te verteten !
Haha dhe e verteta eshte ajo qe thote partia komuniste e Kines. Pa asnje lloj investigimi. Nice, te rroje Partia !
Nje corbe e vertete.
Po, e vertete, profesori Montagnier doli ne CNews, nje kanal televiziv francez, dhe tha keto fraza, por ai u pergenjeshtrua nga biologjiste te institutit Pasteur ne Paris. Aspak e vertete dhe e vertetuar.
Spekullimet mbijne si kerpurdha keto kohe, duhet bere kujdes. Sidomos nga gazetaret qe duhet ta ndajne lajmin me publikun me shume profesioanlizem. Nese kopjojne keq nje lajm, te thellohen me shume dhe te bejne kerkime ne gazeta me profesionale. Merrni Le Monde dhe perktheni artikujt, por jo siç ju intereson juve. Pra per te çoroditur lexuesit.
Derisa te kete kete nje investigm te plote nga experte te panshem te gjitha jane teori. Mbi c’fare bazash ja hodhen poshte ate cfare faktesh paraqiten? Nuk te duket si nje teori kunder nje teore tjeter ne kete faze…………
Thjesht shkenca bazohet ne kerkimet shkenvore,dhe publikon rezultstet,Ky cmimi nobel,eshte akuzuar nga Koleget e tij shkencore shpesh per deklarata qe nuk ka bazuar ne prova,apo punime shkencore te publikuara,si per shembull,akuzohet si nje promotor no vax,kunder vaksinave poliomelite e Morbillo,sepse shkaktojne autuzmin,sopas tij.Shkenza,koleget e tij e akuzojne sepse nuk i bazon deklaratat e tij ne prova shkencore.Tani ketu eshte problemi,eshte e drejte te bazohemi mbi rregullat e organizates shkencore botrore? apo mbi opinione te ndonje individi,qe del po nga kjo bote shhencore,me nje opinion,apo mendim jashte atyre standarteve te vendosur nga shumica apsolute e botes shkencore?Duhet edhe Shikuar se si ka evoluar qe nga marrja ne 2008 e çmimit nobel deri sot shkencerisht Luc Montagner,per te kuptuar se kush eshte tani ai qe dikur zbuloi HIV!!!
E para i thone biologë dhe jo biologjistë.
E dyta me kete pune merret biologjia molekulare.
E treta sic thuhet nga me lart teori kundra teorie.
Ti ekspert je qe i vure kapakun?
Le te pranojme qe ka mundesi te ndryshme dhe e verteta eshte qe shteti kinez bllokon cdo punim shkencor ne lidhje me koronen pa kaluar ne siten e qeverise. Kjo te ben te dyshosh.
Shume shkencetare jane skeptike qe virusi te jete modifikuar nga dora njerezore.
Thone qe ai citon disa shkencetare qe shkruajten ketu: https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2020.01.30.927871v1.full.pdf, por pas kritikave dhe mbi te gjitha, menyres se si shume site komplotiste e moren lajmin per ta perdorur per interesa thjesht per te bere bujë kot, ata e terhoqen.
Deri tani vetem lakuriqi i nates apo Pangolin, mund te jene pergjegjesit kryesore.
Mbase do e kemi nje pergjigje pas disa muajsh nese do na lejohet ta kemi kete qartesim.
Per momentin, 4,5 milarde njerez jane ne karantine.