"Ndihma për familjet në nevojë në Njësinë nr.10 në Tiranë", Xhafaj në terren me 100 vullnetarë: Për çdo nevojë na keni pranë

18 Prill 2020, 17:08Sociale TEMA

Pavarësisht rrezikut nga Covid-19, ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj vijon të jetë në terren së bashku me një rrjet vullnetarësh të njësisë nr.10 në Tiranë.

Në vigjilje të kremtimit të pashkëve Ortodokse, deputeti i PS në njësinë nr.10, së bashku me 100 vullnetarë kanë shpërndarë pako të shumta ushqimore në ndihmë të pensionistëve dhe familjeve në nevojë.

Gjatë shpërndarjes së pakove në familjet në nevojë, Xhafaj u bëri thirrje që të respektojnë masat e marra për të qëndruar në banesë, teksa siguroi se për çdo nevojë, nuk do t’u mungojë ndihma e institucioneve dhe e të rinjve vullnetarë.

Me iniciativë të deputetit Xhafaj, prej datës 30 mars 2020 në Njësinë 10 është ngritur dhe funksionon Sistemi vullnetar i kujdesit Social për të moshuarit dhe familjet në nevojë.

Përmes këtij sistemi është marrë përsipër t’ju shërbehet të gjithë të moshuarve, gjysheve dhe gjyshërve banorë të njësisë  të cilët për shkak të kufizimeve të lëvizjes duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kanë të afërm të tyre për t’ja kryer këtë shërbim.

Funksionimi i këtij sistemi, ka sjellë kujdes dhe shërbim të përditshëm për rreth 70 familje të moshuarish ku ju kryhen shërbime të ndryshme për kërkesa të shumëllojshme që ata kanë.

Ndërkohë, për rreth 110 familje të moshuarish është menduar që përpos asistencës së vazhdueshme, për shkak të vështirësive të tyre ekonomike ndihmohen vazhdimish me ushqime të jetës së përditshme dhe për një pjesë të tyre kujdestarët që i kanë marrë në patronazh duke i shërber ushqim të gatuar në familjet e tyre.

Gjithashtu, mësohet se po mbulohen me kujdes social edhe rreth 60 familje që janë në ndihmë ekonomike dhe rreth 15 familje me gra kryefamiljare me pamundësi ekonomike duke i furnizuar rregullisht me pako ushqimore shtesë.

Ky mekanizëm, deri më tani ka rezultuar efektiv ku mjaft të moshuar dhe njerëz në nevojë e kanë përballuar më së miri rrezikun që vjen nga Covid-19.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje