“Vallen e kanë dajot”! Rama lejon nënat me fëmijë të dalin ditën e diel, shpërthen humori në rrjet: Mund të dalë babai me fëmijën 10 vjeç?!

18 Prill 2020, 14:25Sociale TEMA

Urdhëri i ri i kryeministrit për liridaljen e nënave me fëmijë ditën e nesërme (e dielë), pas vendimit për pensionistët ditën e sotme, është pritur me të qeshura dhe gallatë në profilin zyrtar të Edi Ramës në rrjetet sociale.

Qytetarët thonë se kryeministri është duke testuar popullatën; të tjerë shkojnë më tej duke konstatuar se ai po tallet me ta; të tjerë ironizojnë në pritje të urdhërit të Ramës se çfarë duhet të bëjnë baballarët në rastin e daljes së nënave;!

pyetje interesante është nga nëna që kanë fëmijët mbi 10 vjeç, pra kur do të dalin kjo kategori nga shtëpitë; një tjetër pyetje vjen se kur e kanë radhën ata familjarë që kanë qenë e mace nëpër shtëpia dhe që duan ti nxjerrin;

“Je bërë si te dasmat labe, – shkruan njëri – në valle të dalin dajot”.

“Po unë që kam punuar gjithë javën, pse nuk dal dot”, shkruan një tjetër.

“Admirim për mënyrën sesi po e menaxhon situatën” shpreh adhurimin një tjetër qytetare.

“A bën me dal baba me fëmijë, apo duhet vetëm nëna?” Ka dilemën një prej lexuesve.

Por, pavarësisht pyetjeve e komenteve, këtë urdhërin e ri, të gjithë e kanë pritur me buzëqeshje të madhe dhe me emoji gazmorë.

2 komente në ““Vallen e kanë dajot”! Rama lejon nënat me fëmijë të dalin ditën e diel, shpërthen humori në rrjet: Mund të dalë babai me fëmijën 10 vjeç?!”

  1. Z says:

    Shqiptare budallenj! A e kuptoni se sa prapa botes jeni? Ne mentalitet e kam fjalen! Ne qytetin tone kishim nje fshat shume afer me ne! Sa me afer fshatit aq me e forte ishte influenca e tyre ne mentalitetin e fqinjeve! Ishin gjysem fshatare e gjysem qytetare! Ne mentalitet e kam fjalen! Shikoni Saliun dhe Liken e Co. Edhe sot nuk dine te hane ne tavoline dhe te perdorin thiken e perunin!

  2. Agim says:

    O zotri o shok ti je nje person qe ngul gjithmon gozhd trari por sot un Po bej finta qe skam Lexuar as gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje