Hapja e bizneseve, habit Voltana Ademi me sfidën ndaj Ramës: Shumica kanë funksionuar, nuk janë mbyllur. Qeveria hoqi përgjegjësinë financiare

19 Prill 2020, 13:24Politika TEMA

Qeveria publikoi listën e bizneseve që do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin nga e hëna. Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur në fashën orare 05:00-17:30 shtohet edhe me sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, referuar qytetit të saj thotë se shumica e këtyre aktiviteteve kanë funksionuar.

Sipas saj, qeveria përmes këtij vendimi vetëm sa “lau duart” me këto biznese duke hequr mbështetjen financiare.

“E kam verifikuar listën e aktiviteteve. Bëhet fjalë për aktivitete që në masën e  gjerë kanë funksionuar deri më tani. Për mua nuk përbën hapje. Por nëse numrat rriten nuk bën sens të kemi hapje. Është thjesht rregullim në aspektin normativ për tu siguruar që këtyre biznese nuk do tu jepet ndihmë financiare se mund të funksionojnë. Nëse numrat ngrihen nuk ka kuptim të flasim për hapje”, deklaron Ademi.

Për Ademin hapja e jetës sociale dhe ekonomike as nuk duhet menduar pa rritur numrin e testimeve.

Më problematike ajo sheh ato veprimtari ku punohet në grup dhe ruajtja e distancës sociale është e pamundur, si psh fasoneritë.

“Në vendet ku punohet në grup nuk është e mundur të respektohet distanca sikurse janë fasoneritë.Ka disa institucione që i shoh me shqetësim.Kemi 6 të vdekur në Shkodër, ndërsa sipas statistika zyrtare vetëm 1. 

Nëse 5 të tjerë kanë ndërruar jetë dhe kaë qenë pozitiv do të duhet të referohet si një e dhënë.E rëndësishme është që ata kanë qenë pozitiv, duhet të jemi korrekt. 

Duhet të themi janë pozitivë dhe kanë ndërruar jetë për një, dy, tre arsye. Kemi raste në polici dhe fasoneri. Shpresoj shumë që të kemi një rritje të detyrueshme të restimeve. Kufizimi pa pasur një strategji dalje nga situata do të na zgjasë shumë vetëm për mungesë testimesh”, thote kryetarja ne detyre e bashkise se Shkodres.

2 komente në “Hapja e bizneseve, habit Voltana Ademi me sfidën ndaj Ramës: Shumica kanë funksionuar, nuk janë mbyllur. Qeveria hoqi përgjegjësinë financiare”

  1. Rike says:

    Je me vonese moj cuce

  2. Doc-it says:

    Mjere Shkodra per ty, ne dore te kujt jemi. Nje idiote e pashoqe, marionete ne duart e te tjereve. Shkodra e Gurakuqit, Fishtes, Camajt etj etj perfundon te drejtohet nga Voltana Ademi. Asnje virus nuk i ben Shkodres ate qe ti e kompania jote i keni ba e po’ i beni. Ne duhet te luftojme ty e servilat qe ke pas, me shume sesasa virusin. Faj per kete ka dhe Rama qe si alternativ solli nje kriminel tjeter e ty tu dhurua bashkia sikur te ishte akullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje