Donald Trump vendos përkohësisht ndalimin e emigracionit drejt SHBA

21 Prill 2020, 08:32Bota TEMA

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të lëshojë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai that ë enjten në mbrëmje se në kushtet e krizës nga koronavirusi SHBA nuk mund të lejojë që të hyjnë njerëz të tjerë në vend.

“Në rrethanat e sulmit nga Armiku i Padukshëm, si dhe për të mbrojtur vendet e punës për Nënështetasit e MËDHENJ amerikanë”, shkroi presidenti Trump në Tuitër, “do të nënshkruaj një Urdhër Ekzekutiv që do të ndërpresë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”

Vendimi është kritikuar nga Demokratët, që kanë thënë se Trump po e përdor krizën e koronavirusit si justifikim.

Në reagimin e tij nga Kongresi, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, u shpreh se SHBA është tani vendi që ka më shumë të infektuar dhe të vdekur se çdo vend tjetër në planet.

Ndalimi i emigracionit nuk ndihmon për asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje