Punonjësit zjarrfikës surprizojnë të moshuarën, i çojnë lule për ditëlindje në katin e pestë të pallatit në Tiranë

21 Prill 2020, 18:48Sociale TEMA

Në këto ditë të vështira si pasojë e pandemisë COVID-19 janë të shumtë ata që po e kalojnë këtë të vetëm, veccanërisht të moshuarit të cilët jetojnë larg fëmijëve të tyre.

Por ekipi zjarrfikës i Tiranës ka menduar një surprizë vërtet të veçantë për një grua të moshuar në një nga pallatet e kryeqytetit, ku lotët e dhimbjes për këtë ditëlindje larg fëmijëve, janë kthyer në lot gëzimi.

Një punonjës i zjarrfikëses, është afruar me vinç, në ballkonin e katit të pestë të një pallati, për të çuar një tufë me lule dhe atmosferën festive brenda asaj karantine.

Ky gjest është përshëndetur edhe nga komshijtë e tjerë të lagjes të cilët kanë duartrokitur duke parë nga larg momentin që bëri të lumtur gruan e moshuar.

1 komente në “Punonjësit zjarrfikës surprizojnë të moshuarën, i çojnë lule për ditëlindje në katin e pestë të pallatit në Tiranë”

  1. Lani says:

    Ti kishit çuar ndonje gjë për të ngrënë si torte per shembull?. Megjithate mire bete se ka marre lule ndoshta per here te pare ne jete e do ta mbaje mend sa te jete gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje