Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj përcjellin mes lotësh Rikard Ljarjan: Bëmë një shkelje, por ai e meritonte. Ishte një artist i madh

21 Prill 2020, 11:51Kulturë TEMA

Aktorja e njohur Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti “thyen” karantinën pr t’i dhë lamtumirën e fundit aktorit dhe regjisorit te madh, Rikard Ljarja.

Në krah te njeri tjetrit, ata nuk i kane mbajtur dot lotet. “E përcollëm, bëmë një shkelje por ai e meritonte. Ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.

Kurse bashkeshorti i saj, regjisori i njohur Dhimiter Anagnosti nuk ka fjale te pershkruje aktorin dhe regjisorin qe do t’i mungoje te gjitheve.

“Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”- tha ai. (TemA)

9 komente në “Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj përcjellin mes lotësh Rikard Ljarjan: Bëmë një shkelje, por ai e meritonte. Ishte një artist i madh”

  1. Rrespekt Rrepekt 1000 her per ju yjet Artit e Filmit Shqiptare
    qe na ushqyet Atdhedashurine , patriotizmin ,
    e dashurine per Njeriun e Mire .per te qen nji Shqiptar i mire…

    +++I paharruar qofte i Madhi Rikard Larja +++
    U prehte ne Paqe Artisti i Madhe

    (me ikje e ktyre Figurave te Shquara te Arti -t Shqiptare,trembem …
    me duket sikur po fundoset Shqiperia ne llume ne nji Bote qe asnji
    shqiptare qe e do vertete Shqiperine tone , sdo deshirote ta shikoje ? )

  2. Komentues says:

    Respekte i madhi Anagnosti. U prehte ne paqe i madhi Rikard.

  3. Mirjeta says:

    Deda.. cfare aktori me sharm, nuk do te harrohet per shume e shume breza. I paharruar i madhi Rikard Ljarja!
    Por le te kujtohet dikush per ata qe jane akoma ne jete si Roza e plot te tjere. Jemi rritur me ta, ishin i vetmi argetim, na zbukuronin netet e gjata. Mesuam permendesh gjithe dialoget e tyre neper filma, i shihnim si perendite e munguara. Ata vune shpirtin ne personazhet e tyre, le tua shperblejme kete me mirenjohje dhe te perpiqemi ti bejme te ndihen te vleresuar edhe sot!

  4. TURIEMIG says:

    NJE AKTOR I KALIBRIT BOTEROR .GABIMISHT LINDI NE KOHE TE GABUAR NE NJE VEND TE GABUAR.ISHTE KAQ NATYRAL NE INTERPRETIM SA DO TA KISHTE ZILI DHE AKTORET E ME OSKAR. ISHTE PERSONI I FAMILJES, SA KUR PYESNIN PER FAMILJEN SA VETA JENI, PERGJIGJIA ISHTE BABAJ MAMAJA MOTRA UNE DHE RIKARDI. AQ I KERRKUAR ISHTE NE KINEMATOGRAFINE SHQIPTARE, KOLOS,DHE ME E KEQJA PERCJELLIA NE BANESEN E FUNDIT. EH RIKARD DO NA MUNGOSH.

  5. "BOHOTINA" says:

    Iku dhe nje njeri , artist, regjizor i madh. Ai qe nje njeri me bote te madhe shpirterore. Aij i fliste zemra dhe jo buzet dhe xhepi. I mrekullueshem. Nuk do ta harroj kurre nje interviste te tij para pak vitesh te nje program qe quhej “Dezha Vy”. Nje mendim e thellesi e jashtezakonshme e ketij artisti tw madh. Me ka lene shume gjurmw, qw para nje detaji te pa njohur shpaloste zberthime e ide shume te medha. I pa harruar i madhi Rikard Larja…

  6. birce says:

    U SHUA NJE GJIGAND I SKENES DHE EKRANIT….. NGUSHELLIME….

  7. EG says:

    Humbje e madhe per kinemane dhe krijimtarine shqiptare.
    Madheshtori dhe fisniku Rikard Ljarja.

    Shqiperia po varferohet cdo dite nga humbjet e artisteve te medhenj.

    I paharruar qofte kujtimi dhe vepra e tij.

  8. Doktor Mortja says:

    Nuk e kam nigju tu kendu naj here, a esht grek?!
    Artistat si kena nave sot si Ciljeta, Lek Plepi, Artjola, Sinani, nuk i ka tan bota!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje