Verona e kthen në ankand, tre klube nuk i ndahen Kumbullës

21 Prill 2020, 13:17Sport TEMA

Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes dhe në Itali janë të bindur se do të ketë një ankand për shërbimet e mbrojtësit.

Çmimi i tij para pandemisë ishte 30 milion euro, ndërkohë dihet që tashmë do të bjerë.

Gjithsesi Gazzetta dello Sport raporton se Hellas Verona do përfitojë nga kërkesat e shumta.

Klubi italian pritet ta kthejë në ankand dhe Kumbulla do të shitet për çmimin e duhur.

Sigurisht mbrojtësi do të shohë edhe anën tjetër: sa hapësirë do t’i japin, pasi kalimi në një klub të madh dhe mungesa e minutave do të ishte një hap prapa, pavarësisht milionave.

Në Itali tre janë klubet që lakohen më së shumti. Napoli, që e tentoi edhe në janar, Interi që e josh më së shumti djaloshin nga Malësia e Madhe dhe Fiorentina.

Klubi Vjollcë mori Amrabat nga Hellas Verona dhe do tentojë të marrë edhe Kumbullën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje